Connect with us

Dizajn

Xhubleta eksponat i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore shqiptare

Published

on

Veshja ka qenë pjesë thelbësore e qytetërimit në të gjitha periudhat e zhvillimit të shoqërisë.  Zanafilla e veshjeve mund të themi se ka ndryshuar nga materiali i prodhimit, teknika e punimit, ornamentika, ngjyra dhe forma e saj.

Historikisht veshja i plotësoi njeriut kërkesat  më të domosdoshme për ta mbrojtur trupin nga ndikimet e jashtme klimatike, ose rreziqet e tjera.  Për materialin e veshjeve kanë përdorur lëkurat e kafshëve, lirin, leshin, pambukun dhe më vonë edhe materiale nga mëndafshi, kadifeja dhe pëlhura të tjera.Për veshjet shqiptare në përgjithësi mund të themi se janë botuar një numër i konsideruar i punimeve nga studiues vendor dhe ndërkombëtar, duke filluar nga  Franz Nopcsa, Lepizig, Ami Boue, Hahn, Rrok Zojzi, Andromaqi Gjergji, Mark Tirta, Afërdita Onuzi, Drita Halimi-Statovci, Ukë Xhemaj, Agim Bido dhe studiues të tjerë.

Veshja jo vetëm që ka shërbyer për qëllime funksionale, por ka qenë pjesë e identitetit dhe traditave tona kulturore. Ajo prezanton imazhin dhe personalitetin e një kulture, nga veshja mund të pasqyrohen normat dhe vlerat kulturore të një kombi.

Deri vonë, në bazë të veshjes është bërë edhe identifikimi i krahinës etnografike, sepse secila zonë ka pasur karakteristikat e veta dhe nuk ka pasur përzierje të veshjeve. Secili banorë i zonës është ndier krenar me veshjet e tyre.

Padyshim se edhe veshja me xhubletë, sikurse e thamë më sipër, zënë një vend të veçantë në kulturën shqiptare. Xhubletën, e bënë të dallueshme prerja e saj, forma e saj, qepja e saj artizanale, teknika e punimit, vlerat estetike dhe artistike që ajo i ka.Kjo veshje sipas studiuesve ka arritur t’i mbijetojë periudhave të ndryshme kohore. Me gjithë elegancën e saj, ndoshta është veshja më e veçantë në Evropë.

Gjithnjë duke iu referuar studiuesve, mendohet se xhubleta është një prej veshjeve më të vjetra të popullit shqiptar , e cila është bartur deri vonë në zona të caktuara, si p.sh. në shumë fshatra të Veriut të Shqipërisë në të dy anët e kufirit. Në bazë të kujtesës së banorëve, në Krahinën e Rugovës kjo veshje është bartur deri në vitin 1952.  Studiuesja Afërdita Onuzui shprehet se në ditët e sotme, xhubleta është e pamungueshme si në aktivitetet etnofolklorike po ashtu edhe në festa e gëzime familjare, në fshatrat e zonave ku është bartur kjo veshje.

Në të vërtetë, në zona të caktuara, siç është rasti me zonën e Tuzit, xhubleta ka vazhduar të punohet deri vonë. Në vitin 2009, së bashku me dy kolegët e mi etnolog nga Muzeu Etnologjik i Prishtinës, z. Bekim Xhemili dhe znj. Dafina Morina, kishim vizituar familjen Berisha nga Tuzi, më konkretisht u takuam me mjeshtren e pakundshoq, zonjën Tole Berisha e cila edhe pse në moshë të shtyrë, kishte vullnet, pasion dhe zanat për xhubletën. Gëzimi i zonjës Tole në atë kohë ishte që kjo traditë të ruhet, sepse është përcjellë me fanatizëm ndër breza, deri në ditët e sotme. Kurse, dëshira tjetër ishte që zanatin e saj për xhubletën t’ua mësonte të tjerëve, edhe pse interesimi është shumë i vogël, u shpreh në atë kohë znj. Tole Berisha.

Ajo çfarë e bënë më karakteristike xhubletën janë edhe pjesët përbërëse të saj si: Pështjellaku apo përparja, brezi i gjerë – kërdhokla, i punuar gjithashtu prej shajaku, i zbukuruar me fije gajtani, jeleku apo kraholi, këmisha, çorapët dhe opingat por edhe kundrat më vonë. Si pjesë e kësaj veshje ishin edhe stolitë e aksesorët nga argjendi dhe punimet me rruaza.

Mirëpo, në dekadat e fundit ndryshimet kulturore të cilat po na shfaqen me të madhe, kanë ndikuar në largimin e traditave dhe praktikave të moçme për shumë arsyeje. Nga puna jonë në terren, mësuam nga banorët se në Malësi, dikur ka qenë zakon që vajzat e reja kanë bërë një garë në mes veti se kush e ka xhubletën më të bukur dhe kush e ka punuar xhubletën më të mirë. Zakonisht Xhubleta më e mirë ishte ajo xhubletë e cila qëndronte në pozitë vertikale pa rënë në tokë. Po ashtu më e bukura është zgjedhur xhubleta që ka pasur të punuar ornamentikë të ndryshme.

Në lidhje me ornamentikën e xhubletës, studiuesi Agim Bido shkruan se ajo paraqet interes për shumëllojshmërinë dhe larminë e motiveve brenda simbolikës së caktuar, për kompozime të veçanta, për konceptim stilistik, koloristik e grafik, për materialet e qëndisjes,  teknikën dhe realizimin mjeshtëror.  Pra kjo tregon se zanati për këtë veshje ishte shumë i veçantë dhe kërkonte një logjik shumë të mprehtë nga mjeshtret të cilat e kanë punuar këtë veshje. Duke u mbështetur nga terreni, na thanë se: vajzat kur kanë shkuar te burri zakonisht në pajë kanë pasur të punuara nga 3-7 xhubleta, varësisht nga kushtet ekonomike.

Në fshatin Lepushë të Kelmendit-Shqipëri, në vendin e quajtur “Qafa e Predelecit”, në fillim të muajit gusht, mbahet aktivitet kulturor, dhe në kuadër të këtij programi bëhet një sfilatë mode nga vajzat e kësaj ane, ku të gjitha janë të veshura me xhubletë, konkurrojnë për t’u zgjedhur më e bukura e bjeshkëve të Kelmendit dhe për ta fituar kurorën “Miss Bjeshka”. Për këtë traditë banorët tregojnë, se mënyra e riorganizimit të cilën e shohim ne tani në fillim të muajt gusht është krejt e vonë, por një organizim i ngjashëm është aplikuar edhe te gjeneratat e vjetra nga banorët lokalë.

Sa e hershme është kjo traditë, kur ka filluar, si është praktikuar, si ka qenë organizimi i aktivitetit, për këtë, nevojiten  studime dhe të dhëna më të thelluara në mënyrë që të japim një përfundim më të kompletuar.

Valon Shkodra ka mbaruar studimet universitare për etnologji. Punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në Degën e Etnologjisë, si hulumtues i pavarur shkencor. Ka të botuar disa monografi dhe ka marrë pjesë në konferenca e aktivitete kulturore në Kosovë dhe jashtë saj./Media Ndërtimi

Dizajn

Nike po zhvillon modelin e AI si pjesë e “ndryshimit të hapave” të dizajnit

Published

on

Marka e veshjeve sportive Nike po zhvillon modelin e saj gjenerues të inteligjencës artificiale për të dizajnuar produkte duke përdorur bankën e saj të madhe të të dhënave të sportistëve, mund të zbulojë Dezeen.

Sipas shefit të inovacionit të Nike, John Hoke, kompania po kërkon të përfitojë nga të dhënat e saj ekskluzive për performancën e atletëve me një model të madh gjuhësor të porositur (LLM).

LLM-të janë një formë e bazuar në tekst të inteligjencës artificiale (AI) e trajnuar për të njohur modelet gjuhësore. Shembulli më i njohur është ChatGPT i OpenAI.

Nike ndërton AI “kopsht privat”

“Ne përdorim të gjitha LLM-të që janë atje dhe ne kemi një model që po e ndërtojmë në shtëpi,” i tha Hoke Dezeen.

“Është pak të mendosh për zhvillimin e një kopshti privat, të shikosh grupet tona të të dhënave që janë ekskluzive për Nike – pra të dhënat e performancës nga një atlet, nga laboratorët tanë, etj. Dhe pastaj disi ta përziejmë atë me disa gjëra nga kopsht publik, por duke u siguruar që e gjithë kjo të përfshihet në atë që ne po e trajnojmë modelin.”

Emri i modelit të AI të Nike ende nuk është finalizuar.

Mbrojtës të tjerë të shquar të përdorimit të AI gjeneruese në dizajn janë drejtori i Zaha Hadid Architects, Patrik Schumacher dhe bashkëthemeluesi i Airbnb, Brian Chesky.

Ndërkohë, praktika australiane e dizajnit Studio Snoop vitin e kaluar zbuloi Tilly Talbot, një LLM të specializuar që e quajti “dizenjuesi i parë në botë i AI”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Dizajn

Java e Dizajnit në Milano hapet me ngjarje dhe ekspozita

Published

on

Përderisa Java e Dizajnit të Milanos fillon, qyteti italian shndërrohet në terrenin e një prej festimeve më të gjera të dizajnit global, me rrugët dhe vendet e tij të mbushura me ngjarje kulturore, ekspozita, instalime në shkallë të gjerë, bisedime dhe konferenca. Në Rho Fiera, edicioni i 62-të i Salone del Mobile.Milano mbledh së bashku stilistë, arkitektë, prodhues dhe figura kryesore të botës së dizajnit, duke shfaqur mbi 1950 ekspozues të cilët do të qëndrojnë të hapur për 6 ditët e ardhshme. Për më tepër, në të gjithë qytetin Fuorisalone hap vendndodhje në të gjithë qytetin me një program kulturor tërheqës dhe të larmishëm.

Për këtë edicion të Salone del Mobile, programi përfshin ekspozita të fokusuara si EuroCucina së bashku me mbi 1900 ekspozues. Panairi fokusohet në rehatinë, mirëqenien dhe qëndrueshmërinë, duke shfaqur instalime zhytëse si “Dhomat e të menduarit” të David Lynch. Paraqitjet i japin përparësi rrugëve me në qendër njeriun, duke integruar neuroshkencën për të përmirësuar përvojën e vizitorëve. Instalimet nga Formafantasma dhe të tjerë provokojnë reflektim, ndërsa bisedat e kuruara nga Annalisa Rosso shfaqin figura të njohura si Francis Kéré dhe Jeanne Gang, duke diskutuar mbi inteligjencën artificiale dhe dizajnin e mikpritjes.

Ndërsa Java e Dizajnit në Milano 2024 shpaloset, ajo ofron një konvergjencë të gjallë të kreativitetit dhe inovacionit. Nga Salone del Mobile deri te vendet e vendosura dhe xhevahiret e fshehura në të gjithë qytetin, ai shërben si një mundësi për arkitektët që të eksplorojnë zëra të ndryshëm dhe dialog ndërdisiplinor. Gjeni udhëzuesin tonë të Javës së Dizajnit të Milanos për vendndodhjet dhe ngjarjet kryesore, eksploroni udhëzuesin tonë të qytetit të arkitekturës së Milanos për të eksploruar arkitekturën e kryeqytetit të modës të Italisë dhe qëndroni të informuar për ngjarje të tjera të rëndësishme të arkitekturës në 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Dizajn

Nike prezanton mbathjet e dizajnuara nga Inteligjenca Artificiale për Lojërat Olimpike të Parisit

Published

on

Nike së fundmi zbuloi koleksionin e saj të ri për Lojërat e ardhshme Olimpike të Parisit 2024, të cilat do të zhvillohen midis 26 korrikut dhe 11 gushtit 2024. Ajo që është interesante për këto këpucë është se ato janë dizajnuar me inteligjencë artificiale.

Koleksioni quhet “Nike Blueprint Pack” dhe përbëhet nga pesë modele: Alphafly 3, Pegasus 41, Air Zoom Maxfly 2, G.T. Hustle 3, dhe Mercurial Superfly.

Teknologjia më e fundit e kompanisë synon të ofrojë zgjidhje më të mira, më të shpejta dhe më efikase për atletët. Ai përfshin gjithashtu njësinë e tyre të parë të skalitur dhe të dukshme Air Zoom në këpucën e re të vrapimit Pegasus Premium. Paketa do të jetë në dispozicion më 3 korrik 2024.

Continue Reading

Trending