Connect with us

Infrastrukturë

Një pjesë e hapësirës së Spitalit të Gjilanit jepet në shfrytëzim për ndërtimin e dy objekteve

Published

on

Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Komunës së Gjilanit për shfrytëzim të hapësirës së Spitalit të Gjilanit për të ndërtuar shkollën e mesme të mjekësisë dhe objektin për qëndrim ditor për të moshuarit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se miratimi i kësaj kërkese është i rëndësishëm meqenëse kjo shkollë zhvillon mësimin në objektin e një shkolle tjetër, e për pasojë të dyja punojnë pa pjesën laboratorike e praktike.

“Meqenëse kjo hapësirë në shumë drejtime do të shërbejë edhe për shëndetin dhe mirëqenien e pensionistëve dhe për mjekët e ardhshëm, konsiderojmë se do të jetë në dobi të qytetarëve. Gjilani është një nga qytetet që ka një numër të konsiderueshme të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë” – tha Vitia.

Kjo kërkesë e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, ishte aprovuar më 26.01.2026 fillimisht nga Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, i cili ka nën mbikëqyrje Spitalin e Gjilanit, e më pas edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë, Vitia foli edhe për investimet në shëndetësi, duke premtuar se së shpejti do të ofrohen shërbime të reja në sektorin publik shëndetësor, konkretisht në klinikat e Gjinekologjisë, Neurokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare.

Këto investime, Vitia tha se po bëhen me intensitet të shtuar  për të lehtësuar kushtet e punës dhe marrjen e shërbimeve nga pacientët.

“Në Gjinekologji shpejt pritet të aktivizohen tri shërbime të reja: frytnimi i asistuar mjekësor, amniocenteza dhe mjekësia fetale, për të cilat gratë janë detyruar t’i marrin në institucione private ose jashtë vendit” – tha Vitia.

Ai përmendi transportin neonatal për foshnjat e sapolindura që ka filluar nga dje pas furnizimit me autoambulancë neonatale.Në muajin maj, Vitia tha se pas një analize disamujore, do të hapet një konkurs për pranimin e 330 profesionistëve shëndetësorë, prej të cilëve 200 do të jenë infermierë dhe 80 specialistë. Sipas tij, shumica e specialistëve të papunë do të punësohen përmes këtij konkursi./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending