Connect with us

Infrastrukturë

Masa ndëshkuese për profesionet në ndërtim, ngrihet komisioni disiplinor për kontrollin e punimeve në Shqipëri

Published

on

Një komision disiplinor do të ngrihet për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit. Ka hyrë në fuqi vendimi mbi mënyrën e funksionimit të komisionit dhe masat ndëshkuese ndaj subjekteve që kanë shkelur standardet shqiptare dhe evropiane të ndërtimit.

Komisioni disiplinor nis një procedurë që përcakton masa ndëshkuese pas evidentimit të shkeljeve të dispozitave lidhur me profesionet në fushën e ndërtimit dhe ushtrimin e veprimtarive të tyre përkatëse. Ndaj projektuesit, mbikëqyrësit dhe zbatuesit të punimeve, drejtuesit teknik apo kolaudatorit, parashikohen masa disiplinore si paralajmërim me shkrim për shkeljet që ndodhin për herë të parë, trajnime shtesë në fushën e tyre profesionale, pezullim të licencës për një afat të caktuar, ose heqje përfundimtare e të drejtës së ushtrimit të profesionit, raporton SCAN.

Kur zbatuesi ka rifilluar punimet pa u konfirmuar nga mbikëqyrësi dhe pa u miratuar nga zhvilluesi për riparimet e dëmeve të shkaktuara në infrastrukturën publike gjatë zbatimit të këtyre punimeve, si dhe kur dëmi nuk mundet të riparohet, ose ka sjellë pasoja për rrezikimin e jetës dhe sigurinë në përdorim të objektit, ndëshkohet me heqje përfundimtare të licencës për ushtrimin e profesionit.

Nga ana tjetër, projektuesi i objektit të ndërtimit urdhërohet të kryejë trajnim shtesë kur nuk ka respektuar kodin e etikës profesionale, kur mënyra e aplikimit të standardeve shqiptare dhe atyre evropiane në projektim nuk është sipas përcaktimeve në to dhe udhëzuesve për zbatimin e tyre, dispozitat antisizmike, të sigurisë, mbrojtjes nga zjarri, higjieno-sanitare, si dhe eficiencës së energjisë.

Të gjithë profesionet që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e ndërtimit, do të pezullohen nga detyra për një periudhë deri në pesë vjet, vetëm nëse kanë kryer një dëm që mund të riparohet pa sjellë pasoja për rrezikimin e jetës dhe sigurinë në përdorim të objektit, ose kur dëmi financiar është në atë shkallë që të mos kalojë shumën e sigurimit të përgjegjësisë profesionale./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending