Connect with us

Infrastrukturë

Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro

Published

on

Në vlerë prej mbi 43 milion euro është duke investuar Yildirim Energy Europe Kosova, kompani në kuadër të konglomeratit ndërkombëtar YILDIRIM Group në Kosovë. Ky investim që fokus ka energjinë e ripërtrishme do të ndërtohet gjatë këtij viti e që do të rezultojë edhe me vende të reja të punës.

Ky investim me miliona euro që po bëhet në Komunën e Drenasit nga kjo kompani po ashtu do të përmirësojë edhe ekonominë e Kosovës.

Menaxheri gjeneral i Ferronikelit, Cemil Acar gjatë prezantimit të projektit ambicioz për Fermën Solare në Drenas ka thënë se pas shumë mundimeve, punëve dhe procedurave, janë në fazën e fundit për t’ju afruar ndërtimit të impiantit të paneleve diellore.

Ndërsa, shpreson se në fillim të vitit të ardhshëm të vënë në zbatim këtë projekt dhe të mos ketë më ndërprerje të prodhimit.

“Para dy viteve kur blemë Ferronikelin filluam investimet menjëherë atje dhe bëmë maksimumin për ta kthyer atë në një biznes të qëndrueshëm dhe prodhues pavarësisht kushteve të vështira të tregut, pavarësisht kolapsit të çmimit të tregut në nikel, ne nuk ndërpremë dhe vazhduam punën vazhdimisht. Prandaj, kemi shumë projekte në vazhdim që do të na ndihmojnë të realizojmë objektivat tona. Sot kemi një projekt tepër të rëndësishëm që do të na ndihmojë për ta ulur koston dhe për të pas një prodhim të vazhdueshëm siç është projekti i paneleve diellore. Pas shumë mundimeve, punëve dhe procedurave jemi në fazën e fundit për të ju afruar ndërtimit të impiantit të paneleve diellore. Shpresojmë se në fillim të vitit të ardhshëm të vëmë në zbatim këtë projekt dhe të mos kemi më ndërprerje të prodhimit”, tha Acar.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar se më këtë projekt Kosovës i është hapur një rrugë e madhe e suksesit.

Ai derisa ka shprehur gatishmërinë e komunës për bashkëpunim në këtë projekt, ka shtuar se ky investim i madh është po ashtu dëshmi e klimës pozitive në të bërit biznes.

“Sot në Komunën e Drenasit dhe Kosovën po hapet një rrugë e re me perspektivë të madhe që po e bënë kompaninë prestigjioze Yildirim, e cila operon në nëntë fusha në industri, pesë kontinente dhe 57 shtete. Sot ky sukses gëzon çdo qytetar të Drenasit dhe të Kosovës me imazh prosperues… Ky investim i madh për energjinë e ripërtrishme i kompanisë Yildirim është dëshmi e klimës pozitive për biznes dhe në bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, tha Lladrovci.

Ndërsa, zëvendës Ministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka thënë se me projekte të tilla Kosova është në rrugë të mbarë.

“Me projekte si ky i sotmi jemi në rrugë të mbarë, pra, një bashkëpunim i gjithanshëm me përfshirje të sektorit privat për tranzicionin energjetik të Republikës së Kosovës… Ne si ministri mbulojmë edhe sektorin e energjisë edhe minierat ashtu siç mbulon edhe kompania e Ferronikelit. Për sektorin e energjisë muajt e fundit ka qenë në përgjithësi lajm i mirë në Kosovë. Po zbatojmë me përpikëri strategjinë ambicioze të energjisë dhe sektori privat po jep kontributin e paçmueshëm… Gëzohemi që sot kapaciteteve të Republikës së Kosovës do t’i shtohen edhe rreth 57 megavat të energjisë diellore përmes një projekti të sektorit privat që po realizoni në Drenas”, tha Mjeku.

Ndërkaq, ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunc Angili tha se me këtë investim do të krijohen edhe vende të punës./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending