Connect with us

Trashëgimia

Historia e Teatrit Kombëtar, nga porosia e Mbretit Zog te gënjeshtra me “dopolavoro”

Published

on

Pas 82 vitesh, qëkurse Mbreti Zog e porositi, godina e Teatrit Kombëtar, skena e historisë së kryeqytetit, ku kanë hyrë e kanë dalë fashistë, nazistë, komunistë, artistë e së fundi protestues, u shemb në të gdhirë të datës 17 maj, duke i dhënë fund kështu ekzistencës së një objekti që mbartte mbi vete gati një shekull të memories sonë kolektive.

Kushdo që e ka quajtur atë godinë “dopolavoro”, “godinë fashiste”, e më radhë e ka thënë ose nga padija ose me ndërgjegje të plotë mbushamendjeje.

Planimetria dhe ambientet e Rrethit italo-shqiptar “Skanderbeg”
Planimetria dhe ambientet e Rrethit italo-shqiptar “Skanderbeg”
Të gjithë ata që luftuan ta shembnin dhe ia arritën qëllimit, i përkasin padyshim kategorisë së dytë. Kujtesa është ende e gjallë dhe letrat kanë dalë me kohë. Fanatikët e historisë së qytetit, e kanë shkruar në libra dhe historianët, kërkuan sërish arkivave për të nxjerrë dokumente, që vërtetonin se godina e Teatrit Kombëtar nuk ishte thjesht një ndërtesë e përkohshme tallashi. E faktoi më së pari përmes dokumentesh historiani dhe kritiku i artit, Rubens Shima e më tej, një nga mendjet më të ndritura, skrupulozi, Aurel Plasari.

HISTORIA PARA ÇLIRIMIT

Jeta e godinës së Teatrit Kombëtar zuri fill atëherë kur mori hov urbanizimi i Shqipërisë, pikërisht gjatë periudhës mes dy luftërave botërore. Një proces që u udhëhoq nga arkitektët dhe urbanistët italianë, të kontraktuar nga Mbreti Zog I. Rreth viteve 1928 krijohet Zyra për Ndërtim dhe Planifikim Urban të Shqipërisë në Tiranë, e drejtuar mes vitet 1930–‘35 nga Giulio Berté. Pas përfundimit të kompleksit të ministrive nga arkitekti Florestano Di Fausto, Bertésë do t’i besohej plani rregullues i qendrës së Tiranës.

Në vitin 1938 do të projektonte godinën e Rrethit italoshqiptar “Scanderbeg”, qendër kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese. Punimet për ngritjen e kësaj godine u realizuan nga firma “Pater” dhe përfunduan pak muaj pas pushtimit të Shqipërisë. Kjo godinë ka nisur punimet në janar të 1938-s dhe ka përfunduar në shtator të 1939-s.

Siç citon historiani Shima, në gazetën “Fashizmi” – e Mërkurë, 31 maj 1939 – Vjeti XVII me titull: ‘Rrethi “Scanderbeg’- Ngrehinë e madhe kulturore, artistike dhe argtimore’ – jepet një përshkrim i plotë i hapësirës që zë godina e përfunduar dhe sallat e saj. “Rrethi ‘Scanderbeg’, që asht ngritë në qendrën kryesore të Tiranës: në rrethin e Sheshit të Ministrivet, përfshinë në gjanësinë e tij një vend prej trembëdhjetë mij metrash katrorë, nga të cilat shtatë mij metra katrorë, janë të mbulueme nga ndërtesa…”, raporton gazeta, për të vijuar më vonë me një përshkrim të brendshëm të ndërtesës:

“Vizitori hyn në një hajat të madh e të gjanë që bashkon të dy degët e mëdhaja të ndërtesës, nga të cilat njana asht e destinueme për theatër, sallë e madhe që do mundë të përfshijë në rreth të vet, në komoditet të plotë, një sasi publiku prej tetëqind vetësh, ndërsa tjetra asht një varg sallash të mëdhaja, që vijnë njana mas tjetrës, në rend të përkryem artistik dhe që janë të destinueme: nji për pritje, nji për Biblotheke, nji për lojë, nji për restorant, nji për zyrë… Përbri të dy godinavet të mëdhaja asht ngrehun, mandej, Palestra e Gjimnastikës….Mbas saja vjen salla e Tenisit, nji nga të cilat do të jetë e mbulueme, në fund asht pishina …”

Pjesa më e rëndësishme e aktivitetit të saj ka qenë dokumentimi, studimi dhe përhapja e prodhimit kulturor dhe artistik të kohës, nëpërmjet Bibliotekës, Zyrës së Informacionit, Zyrës së përkthimit letrar etj.

Në Arkivin Qendror Shtetëror gjendet statuti i kësaj qendre, ku ndër të tjera parashikohet: “Pika A: Biblioteka …Mbledh dokumente të letërsisë së shkruar shqiptare dhe sidomos veprat e Jeronim de Radës, Luigj Gurakuqit, Antonio Maria Zanonit, Ndre Mjedës, Patër Fishtës, Xhuzepe Skiroit, Ali Asllanit, prozatorëve Lumo Skëndo, Faik Konica, Patër Anton Harapi dhe të bashkëkohorëve, sidomos të klasikëve të gjallë si Koliqi dhe simbolistëve si Pogradeci… Pika D: Kujdeset ose drejtpërdrejt, ose duke ia besuar punën shkrimtarëve të mirënjohur, për përkthimin e veprave shqiptare në gjuhën italiane dhe të veprave italiane në gjuhën shqipe…”.

Është e qartë se nuk bëhej fjalë për një “dopolavoro”, por një qendër mirëfilli kulturore. Selia qendrore e Veprës Kombëtare e Paspunës do të ndërtohej në vitet e para të pushtimit nga Gherardo Bosio dhe është pikërisht Universiteti i Arteve sot. Gjatë pushtimit italian, godina e Rrethit “Scanderbeg” ka shërbyer për aktivitete kulturore dhe sportive. Pas kapitullimit italian, ndërtesa u transformua në kinema dhe ndërroi emër në “Kinema Kosova”.

HISTORIA PAS ÇLIRIMIT

Sipas Aurel Plasarit, me çlirimin e Shqipërisë, kinemateatri vijoi të quhej edhe për një copë kohë “KOSOVA” dhe përpos filmave të “aleatëve”, po aty filluan në mënyrë të organizuar shfaqjet e para të atij që në krye u emërtua si “Teatri i Tiranës”, mandej si “Grupi Teatral Profesionist i Shtetit”, me emra aktorësh që tanimë kanë bërë histori të Teatrit Shqiptar: Mihal Popi, Lazër Filipi, Andon Pano, Melpomeni Çobani, Nikolla Panajoti, Prokop Mima, Besim Levonja dhe Behije Çela, Drita Kripa (Pelingu), Andrea Malo etj., deri kur më 24 maj 1945, struktura e re të emërtohej “Teatri Profesionist i Shtetit”.

Qysh në muajt e parë të ‘45-s, rifilluan koncertet artistët e mëdhenj lirikë: Tefta TashkoKoço, Kristaq Antoniu, Jorgjie Filçe-Truja, Giuseppina Kosturi etj., të shoqëruar prej orkestrës së Radio-Tiranës nën dirigjentin Umberto Oscari, si dhe koncertet vokale të drejtuara nga mjeshtri Kostandin Trako. Po aty janë zhvilluar edhe disa nga proceset e “Gjyqit Special”.

Në atë godinë ka zënë fill edhe historia e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në vitin 1950-të u krijua Filarmonia shqiptare, ku bënin pjesë kori i shtetit, orkestra simfonike, këngëtarët lirikë, trupa e baletit, dirigjentët, regjisori dhe një grup i vogël administrativo-teknik. Filarmonia e zhvilloi aktivitetin e saj në godinën e TK dhe më vonë, në vitin 1953 u transferua në godinën ku sot është Universiteti i Arteve.

Në ndërtesën paralele, ish- “Qarku italo-shqiptar SKANDERBEG” riorganizohej, në të njëjtën kohë, nën emërtesën e re “Shtëpia e kulturës”. Sipas Plasarit, “për fat të mirë, arkivi dhe pothuaj e gjithë baza materiale dokumentare, përfshi edhe tekstet e gatitura për botim, e ish-dy Instituteve të Studimeve Shqiptare (të 1940-s dhe të 1943-shit) qenë ruajtur. Mbi atë bazë u themelua më 1946 Instituti i Shkencave me disa degë, të cilat do të shërbenin më mbas si themelet e reja të instituteve të Historisë, të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, të Arkeologjisë, të Folklorit”.

Harta e Ansamblit Monument Kulture me vendim të Këshilllit të Ministrave nr. 180, data 13 prill 2000
Harta e Ansamblit Monument Kulture me vendim
të Këshilllit të Ministrave nr. 180, data 13 prill 2000

Pjesa tjetër e mjediseve u kthye në Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve. Në vitet ’60-’70 ka qenë një nga klubet më të frekuentuara të Tiranës. Me ndryshimin e sistemeve, gjatë viteve të tranzicionit, kjo pjesë e kompleksit të dikurshëm ka shërbyer edhe si bingo, por gjatë viteve 2000 do t’i rikthehej sërish Teatrit dhe aty do të përshtatej Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”./Panorama

Trashëgimia

Hora e Arbëreshëve, një pikëtakim mes shqiptarëve nga të gjitha trevat

Published

on

Piani degli Albanesi, qendra kryesore e arbëreshëve në Siçili, po zbulohet së fundmi si destinacion edhe nga shqiptarët e Kosovës.

Piana degli Albanesi, një qytezë arbëreshe vetëm 35 minuta larg Palermos në Siçili, po zbulohet së fundmi si një destinacion shpirtëror edhe nga shqiptarët e Kosovës. Veli Berisha, 41 vjeç, jeton prej shumë vitesh në Bernë të Zvicrës dhe bashkë me tre miq nga Kosova kanë ardhur në qytezë me një mision të veçantë.

“Për arbëreshët e Italisë më ka folur shumë babai im, por kur erdha këtu për herë të parë dhe kur njoha njerëzit e Pianës, të cilët i kanë ruajtur gjuhën dhe traditat shqiptare për më shumë se 500 vjet, u mahnita,” tha Berisha për BIRN.

Veli Berisha udhëtoi drejt Horës së Arbëreshëve në prill bashkë me Gencin, Ramadanin dhe Adnanin dhe u takua me kryetarin e bashkisë, Rosario Peta. Ata kanë vendosur të financojnë realizimin e një monumenti kushtuar heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Të frymëzuar nga historia e Horës së Arbëreshëve, Berisha thotë se ka krijuar në Kosovë shoqatën “Hora e Skënderbeut”.

Piana degli Albanesi, e njohur edhe si Hora e Arbëreshëvet, është qendra kryesore e komunitetit arbëresh në Siçili, i vendosur aty në fillim të shekullit XVI. Komuniteti e ka ruajtur prej shekujsh gjuhën dhe zakonet, por fatkeqësisht gjuha sa vjen e po humbet.

“Unë e kam ruajtur gjuhën e nënës sime dhe po të njëjtën gjë bëjnë edhe fëmijët e mi,” thotë Giorgio Cuccia, një nga aktivistët vendas për promovimin e Pianës, edhe jashtë ishullit më të madh në Italinë jugore.

“Në fakt, në Shqipëri njohin më shumë arbëreshët e Kalabrisë dhe drejtuesit e shtetit, vizitat zyrtare i bëjnë atje. Por tani, të gjithë po i kthejnë sytë edhe nga Piana degli Albanesi,” shton me krenari Giorgio.

Një ndeshje futbolli në vitin 2017 u bë shkak – tregon Giorgio – për të rivlerësuar historinë e Horës së Arbëreshëve.  Pasi tifozët shqiptarë dhe ata të Pianës i bashkuan brohorimat në stadiumin e Palermos, futbollistët shqiptarë dhe drejtuesit e FSHF-së bënë një vizitë emocionuese në qytezë.

Ndërkohë, pak ditë më parë, nga Shqipëria, Kosova dhe Italia kanë festuar së bashku suksesin e arritur nga skuadra lokale e arbëreshëve “San Giorgio Piana” dhe presidenti i saj, Evis Troka, një sipërmarrës nga Kuçova, i cili jeton dhe punon prej më shumë se 20 vitesh në Piana.

“Ky ishte një sukses që do t’i shërbejë edhe më shumë vëmendjes ndaj qytezës sonë,” thotë Cuccia, i cili tregon më tej se të martën e ardhshme në kalendarin e veprimtarive tradicionale janë ftuar katër këngëtarë të njohur nga Durrësi dhe Tirana, të cilët me siguri do t’i mbledhin të gjithë banorët e Pianës në shesh.

Continue Reading

Trashëgimia

Komisioni Evropian shpall shtatë vende të reja që marrin Etiketën e Trashëgimisë Evropiane

Published

on

Në një festë të trashëgimisë kulturore të pasur dhe të larmishme të Evropës, Komisioni Evropian ka shpallur vendet fituese të Etiketës së Trashëgimisë Evropiane për vitin 2023. Me marrjen e kësaj etikete, 7 vende historike nga i gjithë kontinenti janë njohur për rolin e tyre të rëndësishëm në historinë dhe kulturën e Evropa dhe zhvillimi i Bashkimit Evropian.

Faqet fituese janë:

Cisterscapes – Peisazhet cisterciane që lidhin Evropën (Austri, Çeki, Gjermani, Poloni, Slloveni)

Manastiri i San Jerónimo de Yuste, Cuacos de Yuste (Spanjë)

Zoti ynë në muzeun e papafingo (Holandë)

Teatri Mbretëror Toone (Belgjikë)

Kalevala (Finlandë)

Romanian Athenaeum (Rumani)

Sant’Anna di Stazzema (Itali)

Etiketa e Trashëgimisë Evropiane u krijua nga BE në 2011 për të promovuar ndjenjën e përkatësisë dhe identitetit mes evropianëve. Ai thekson vendet që kanë luajtur një rol kryesor në formësimin e historisë së përbashkët të kontinentit tonë. Etiketa u dha për herë të parë në vitin 2013. Përzgjedhja e këtij viti e çon numrin total të vendeve me etiketë në të gjithë Evropën në 67.

Llojet e vendeve të pranueshme përfshijnë:

monumentet

zona natyrore, nënujore, arkeologjike, industriale ose urbane

peizazhet kulturore

vendet e kujtimit

mallrave kulturore

objektet

trashëgimi jomateriale e lidhur me një vend, duke përfshirë trashëgiminë bashkëkohore

Çdo vend pjesëmarrës i BE-së mund të propozojë deri në dy vende për të marrë etiketën, e cila jepet çdo dy vjet. Një panel evropian i ekspertëve të pavarur zgjedh një vend për çdo vend pjesëmarrës. Bazuar në këtë rekomandim, Komisioni Evropian cakton vendet që do të fitohen me etiketën. 7 lokacionet e këtij viti u zgjodhën nga 16 vende kandidate./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Shumica e grave në Maqedoninë e Veriut heqin dorë nga trashëgimia e pronës

Published

on

Statistikat në Maqedoninë e Veriut tregojnë se gratë në shumicën e rasteve heqin dorë nga trashëgimia e pronave familjare, vetëm për të mos prishur raportet me vëllezërit e tyre.

Të dhënat e regjistrit të Kadastrës tregojnë se as çereku i pronave të paluajtshme nuk janë në emër të grave.

Njëra nga gratë që ka hequr dorë nga prona e prindërve është edhe Emine B, për shkak të, siç thotë ajo “të mos më mbyllet dera e shtëpisë së babait” në të cilën tani jeton i vëllai, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Sapo kam hapur bisedën e trashëgimisë u ndie një frymë e ftohtë, një situatë e tensionuar. E dini i është te familjet shqiptare dhe pas kësaj, nga frika se më mbyllet dera e shtëpisë së babait, tani e vëllait, nuk e kam hapur kurrë bisedën e trashëgimisë”, thotë ajo.

Edhe Lidija Andovska nga Shkupi nuk ka arritur të trashëgojë një pjesë të konsiderueshme të pronës familjare, pasi kështu kishin vendosur prindërit e saj.

“Djali konsiderohej si shtyllë e familjes dhe ai duhej të trashëgonte pronën për të prezantuar forcën, por edhe besueshmërinë e familjes. Personalisht kjo më ka kushtuar shumë, pasi në mungesë të kapitalit fillestar, për dallim nga vëllai im, unë e kam pasur shumë më të vështirë që të ndërtoj biznesin tim si floktare”, thotë ajo.

Në Ligjin për trashëgiminë, gratë dhe burrat trajtohen në mënyrë të barabartë. Sipas ligjit, personat që mund të paraqiten si trashëgues janë: të gjithë pasardhësit e personit të ndjerë që ka lënë prona pas vete, i adoptuari dhe pasardhësit e tij, bashkëshorti ose bashkëshortja, prindërit ë tij, vëllezërit dhe motra dhe pasardhësit e tyre, si dhe gjyshi dhe gjyshja dhe pasardhësit e tyre./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending