Connect with us

Aktuale

Artikujt më të lexuar në Ndërtimi.info gjatë 2017-s

Published

on

Edhe pse aktiviteti jonë nuk ka qenë i gjatë sa i gjithë vitit 2017, pasi jemi lansuar më 30 qershor të këtij viti, po u tregojmë se çka u lexua më së shumti gjatë kësaj periudhe në median tonë.

Si media e parë e profilizuar në vend dhe me një qëllim që të informojë vetëm në fushën e ndërtimit, infrastrukturës, arkitekturës dhe prokurimit publik, kemi përfshirë një audiencë të konsiderueshme që na përcjellim dhe lexojnë.

Diku më shumë se gjysmë milioni lexues gjatë kësaj periudhe, kanë mundur që të gjejnë veten në rrëfimet, video-storjet, intervistat dhe artikujt e prodhuar nga Ndërtimi.info.

Më poshtë keni disa prej artikujve më të lexuar në median tonë (kliko mbi titull për ta lexuar):

Humb jetën punëtori kosovar në Gjermani, e zë ekskavatori

Arkitekti kosovar me famë botërore, vjen me projekt për Prishtinën

Rrëfimi për asfaltin në Sallagrazhdë që mund ta lëvizësh me dorë

Moleri që rrezikon jetën për të lyer ndërtesën në Suharekë

Profesor Doli me studentët e arkitekturës duke punuar parullat e ’97-s [foto]

Dizajneri karizmatik i kafiterive më me nam në Prishtinë [foto]

Inxhinieri i famshëm shqiptar, që doktoroi në moshën 17 vjeçare

Letra e Arkitekt Sinanit që e fshehu në mur, u gjet pas 400 vjetësh dhe kishte këtë mesazh

Rodiqi: As 10% e ndërtuesve nuk e marrin parasysh menaxhimin e ndërtimit

Letra e Bashkim Fehmiut lidhur me planin për ndërtimin e Kishës Ortodokse brenda kompleksit Universitar në Prishtinë

EKSKLUZIVE: Do të rrënohen objektet pranë dhe mbi hekurudhat e Kosovës

EKSKLUZIVE: Raporti për vdekjen e punëtorit të “Bechtel&Enka”-s, Tafil Tafallari

Gruaja që tundi themelet e arkitekturës, e që në Prishtinë s’iu pranua projekti xhamisë

Këto janë ndërtimet për të cilat nuk ke nevojë për leje ndërtimore në Kosovë [dokument]

Aktuale

“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024

Published

on

Në harmoni me parashikimet meteorologjike për përmirësimin e motit, NP “Termokos” SH.A. ka marrë vendim, që të përmbyllë sot sezonin ngrohës 2023/2024.

Pas 195 ditësh furnizim të mjaftueshëm dhe cilësor me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, përfundon një nga sezonat më të suksesshme ngrohëse, në kuadër të cilës ndërmarrja ka shënuar një varg arritjesh në të gjitha fushat.

Gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 janë prodhuar rreth 328 mijë MWh energji termike apo 7% më shumë se sezonën e kaluar, nga KEK-u janë ekstraktuar 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%, ashtu sikur edhe tek liferimi i energjisë termike, që ka qenë 270 GWh. Rrjeti i ngrohjes është zgjeruar edhe për 317 objekte banesore me 13.313 njësi banimi dhe me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00 m².

Ky sezon ngrohës ka qenë fazë testuese para fillimit të aplikimit të metodës së re të faturimit sipas konsumit. Si rrjedhojë e testimeve, analizave e krahasimeve, që janë realizuar, tanimë mbi 1 mijë konsumatorë i kanë marrë faturat e para testuese sipas konsumit, bazuar në të cilat 33% e konsumatorëve si rezultat i kursimit të energjisë ngrohëse kanë pranuar fatura më të ulëta se ato që kanë marrë më parë.

NP “Termokos” do të vazhdojë të angazhohet për modernizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve dhe realizimin e projekteve të shumëta, që do të kenë ndikim të shumëfishtë pozitiv në mirëqenien e qytetarëve tanë./Media Ndëtimi

Continue Reading

Aktuale

Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të aktivitetit Qeverisja e Pronës

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, po vazhdon me organizimin e punëtorive me komunat partnere në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës për të prezantuar të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-të në fushën e të drejtave pronësore, si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale. Këtë sesion të punimeve ishte radha e Kryeqytetit, Prishtinës.

Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe Zyres Kadastrale Komunale të Prishtinës, kishte pjesëmarrës edhe nga drejtori tjera komunale dhe përfaqësues për barazi gjinore.

Punëtorinë e mbështeti Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Z. Alban Zogaj i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës, duke vlerësuar edhe këtë aktivitet si ndihmë për administratën në rritjen e performancës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira e më të shpejta.

Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Prishtinës, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, etj, si dhe hapat që duhet të ndërmarrë ZKK-ja me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve kadastrale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Diskutohet zgjedhja e lokacionit në Prishtinë për monumentin e heroit Adem Jashari

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është takuar me anëtarin e familjës së komandantit legjendar, Adem Jashari, Bekim Jasharin ku kanë diskutuar për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit e monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari.

“Kënaqësi e madhe të takohesha me Bekim Jasharin.

Për kryeqytetin, është njëkohësisht një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të kemi shtatoren e heroit tonë dhe të nderojmë sakrificën e familjes Jashari për lirinë që ne sot gëzojmë.”, deklaroi krytari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending