Arkitekturë
Gruaja që tundi themelet e arkitekturës, e që në Prishtinë s’iu pranua projekti xhamisë
Zaha Hadid la një shenjë të pashlyeshme në botën arkitekturore, duke shndërruar pamjen e arkitekturës bashkëkohore me planet e saja në diçka shumë më abstrakte dhe moderniste. Format e lëngëta dhe estetika konstruktive me ngjyrat e guximshme janë themelet kryesore të ndërtesave dhe mobileve të saj. Puna e Hadidit është thelbi i energjisë dhe dramës.
E lindur në Bagdad, e shkolluar në matematikë në Universitetin Amerikan të Bejrutit dhe më pas për arkitekturë në shkollën prestigjioze “AA School of Architecture” në Londër, ajo ishte femra e parë që fitoi “Pritzker Prize” (shpërblimin më prestigjioz në botën e arkitekturës).
Ndjeshmëria e dizajnit të Hadidit u formua më shumë nga arti sesa arkitektura. Në kolegj, ajo u frymëzua fillimisht nga shkolla avangarde ruse e artistëve. Ndikimi i piktorëve si Wassily Kandinsky dhe Kazimer Malevich është e dukshme tek Hadidi.
LEXO EDHE: EKSKLUZIVE: Kur shqiptarët e Preshevës ndërtonin hekurudhë për nazistët [foto]
Zaha Hadid, së bashku me Gregg Lynn revolucionuan botën e arkitekturës duke qenë të parët qe e njohën boten e arkitekturës me gjenerimin e dizajnit para metrik në arkitekturë. “Zaha Hadid Architects” ka gjithsej mbi 400 arkitektë te punësuar ne 5 zyrat e kompanisë që gjinden në metropolet kryesore të botës.
Arkitektja e mirënjohur irakiano-britanike Zaha Hadid po ashtu ishte pjesëmarrëse në konkursin për dizajnimin e xhamisë kryesore të Prishtinës, por ajo nuk ishte shpallur fituese. Ajo vdiq me 31 mars 2016, në moshën 65 vjeçare.
Më poshtë po paraqesim disa nga ndërtesat dhe objektet të projektuara nga mendja e Zaha Hadid.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë8 hours ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Aktuale2 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë2 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Infrastrukturë2 days ago
Shumica e banesave në Gjilan janë të banueshme dhe pa certifikatë të përdorimit!
-
Infrastrukturë7 hours ago
Tenderi 1.2 milionë euro që u vlerësua nga ‘dostat’ për t’ia dhënë shokut të Përparim Ramës!
-
Infrastrukturë2 days ago
2 miliardë euro kostoja e totale e linjës hekurudhore nga Durrësi në Bullgari
You must be logged in to post a comment Login