Connect with us

Aktuale

EKSKLUZIVE: Do të rrënohen objektet pranë dhe mbi hekurudhat e Kosovës

Published

on

Disa prej hekurudhave në Kosovë nuk janë aktive. Edhe pse binarët janë të trasuar deri në Prizren, treni shkon deri në Pejë. Një pjesë e binarëve të “trenit për Prizrenit” janë hequr, e shpesh edhe objekte të ndryshme janë ndërtuar pranë tyre, apo edhe kanë cënuar hapësirën e binarëve. Gjendje më e mirë nuk qëndron as në hekurudhën që shkon në drejtimin nga Prishtina në Podujevë.

Objektet pa leje afër hekurudhave do të rrënohen nëse qëndron vullneti për këtë veprim nga organet përkatëse komunale. Kështu është shprehur kompania “Infrakos”, e cila merret me operimin, mirëmbajtjen dhe rritjen e vijave hekurudhore për operim.

“Nëse janë pa pëlqim, ne do të fillojmë iniciativë për rrënimin e tyre dhe komunat përkatëse të veprojnë. Ato duhet t’i kryejnë obligimet e tyre”, ka thënë Vlora Jahaj, zyrtare për informim në kompaninë publike “Infrakos”, shkruan Ndërtimi.info.

Për objektet e ndërtuara pa leje, Gezim Qerimi nga bordi i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, ka deklaruar mundësinë e rrënimit të atyre ku dëmi nuk është i madh ose vendosjen e mureve mbrojtëse afër hekurudhave që ndërtimet të mos jenë pengesë.

“Objektet që ndërtohen afër hekurudhave duke mos e respektuar ligjin, në bashkëpunim me komunat por edhe me qytetarët do ta bëjmë një zgjidhje. Nëse nuk është dëmi i madh dhe ka mundësi të ketë kompensim, duhet të rrënohen duke e respektuar ligjin ose përndryshe duhet të vendosen mure mbrojtëse afër hekurudhave që ndërtimet pastaj të mos jenë pengesë.”, ka deklaruar Qerimi për Ndertimi.info.

Mirëpo, halli i Qerimit është diçka tjetër. Ai brengoset për vendkalimet ilegale në hekurudha. Sipas tij, vendkalimet ilegale janë prodhuesi i aksidenteve. Kompania “Infrakos” ka pranuar ekzistimin e një numri të madh të vendkalimeve në nivel që rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe ka pranuar marrjen e masave ligjore për to.

“Pas luftës banime të reja kanë qenë problem kryesor për sigurinë e qytetarëve ku pa pëlqimin e Hekurudhës janë kryqëzuar shumë rrugë me hekurudhën si vendkalime në nivel. Ndërsa për të gjitha vendkalimet pa pëlqim paraprak Hekurudha i ka marrë të gjitha masat ligjore dhe i është drejtuar investitorit për të siguruar vendkalimet sipas ligjeve në fuqi.”, ka shtuar ajo.

Numri i vendkalimeve është rreth 100, sipas Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

“Problemi është kryesisht i qytetarëve që i kanë kalimet afër hekurudhës dhe nuk i shfrytëzojnë rrugët zyrtare por që të dalin më shpejt atëherë kalohet nga hekurudhat. Por dihet që çdo vendkalim duhet të jetë me rregulla të komunikacionit.”, ka thënë Qerimi

Tjetër problem në hekurudhat e Kosovës është edhe mungesa e investimeve. Anëtari i Bordit në institucionin rregullativ të hekurudhave, Gëzim Qerimi, ka thënë se shkaku i investimeve në pjesë të tjera është neglizhuar hekurudha. Mirëpo, prej këtij viti me financimin e BE-së do të ketë investime.

“Investime nuk ka pasë deri më tash sepse nuk ka qenë prioritet i shtetit. Kjo sepse kryesisht është investuar në autostradë. Prej këtij viti me ndihmën prej 208 milionë eurosh nga BE dhe organizata tjera, do të investohet në linjën kryesore Hani i Elezit-Leshak, modernizimin e rrjetit hekurudhor dhe linjën ndërkombëtare që e lidh Kosovën me Maqedoninë me Serbinë”, ka shtuar ai.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Pas Danimarkës, edhe Belgjika propozon ta ndërtojë një burg në Kosovë

Published

on

Pas Danimarkës, edhe në Belgjikë është hedhur ideja për ndërtimin e një burgu në Kosovë ku shteti belg do t’i sillte të burgosurit pa dokumente për të vuajtur dënimin. Këtë ide e ka thënë deputeti belg Theo Francken nga partia “N-VA” në një intervistë për gazetën “Het Nieuwsblad”.

Sipas deputetit Francken, kjo ide përshtatet në mënyrë të përkryer me ndalimin e azilit, gjë që partia e tij e ka kërkuar prej kohësh.

Propozimi i deputetit Francken është përfshirë në manifestin zgjedhor të N-VA. Ai e sheh edhe si zgjidhje për dekonstruksionin e burgjeve.

Mediat belge shkruajnë se stafi i burgjeve belge do të jetë i lumtur për një ide të tillë, megjithatë sa është e realizueshme?

An-Sofie Vanhouche, profesoreshë e kriminologjisë në VUB, ka zbutur pritshmëritë lidhur me këtë ide. Sidomos nëse krahasimi bëhet me Danimarkën, sepse marrëveshja Danimarkë-Kosovë nuk është zhvilluar plotësisht.

“Burgu në vetvete është ndërtuar tashmë. Megjithatë shumë gjëra duhet të rregullohen dhe shumë mbeten të paqarta,” tregon Vanhouche nga bisedat që ajo pati me kolegët e saj danezë në shkurt.

Ndërtimi i një objekti është mjaft i thjeshtë, transferimi i njerëzve në Kosovë nuk është, thotë ajo.

“Të arrestuarit nuk duan thjesht të transferohen në një vend tjetër. Vetëm për shkak se janë dënuar nuk do të thotë se ata nuk i ruajnë të drejtat e tyre.”, ka thënë ajo.

Vanhouche ka ngritur edhe pikëpyetje nëse mund të garantohen të drejtat e njeriut në burgjet në Kosovë.

“Ky është problemi i parë për Danimarkën. Shumë avokatë nuk e konsiderojnë këtë të realizueshme.”, ka shtuar ajo./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)

Published

on

Sot, në mjediset e Fakultetit të Inxhiniersië së Ndërtimit këtu në UP, filloi maratonën tre-ditore “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024). Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Qerim Qerimi, bashkë me Rektorin e Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Andrea Maliqari, dhe Dekanët e Fakulteteve të Inxhinierisë së Ndërtimit në Prishtinë, Prof. Florim Grajçevci dhe Tiranë, Prof. Neritan Shkodrani, nën një tempull të dijes ngritën në piedestal arritjet e studentëve të fushave të inxhinierisë së ndërtimit, duke i kurorëzuar në këtë Konferencë Ndërkombëtare.

Në panele të rezervuara iu kushtua rëndësi edhe folësve të ftuar nga anë e mbanë bota. Profesorë e inxhinierë të shquar nga Prishtina, Tirana, Stambolli, Praga, Vjena e Shkupi, shpalosën para më shumë se 300 pjesëmarrësve, hulumtime shkencore e tema inxhinierike të prekura për herë të parë në rajon.

Ky event i shënuar është arritje e madhe për të gjitha institucionet e Universitetit të Prishtinës, marrë parasysh gamën e madhe shkencore që po e shpalosë.

Nën organizimin e Fakulteteve të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin Politeknik të Tiranës, sot filloi kjo konferencë me përmasa tejet të kënaqshme duke ngritur nivelin akademik të studentëve në Universitetin tonë dhe më gjerë.

Maratona e kësaj ngjarje të shënuar vazhdon edhe për dy ditë të tjera radhazi, për të shpërfaqur edhe punën e shkencore të studentëve pjesëmarrës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Një e treta e evropianeve nuk e kuptojnë se si funksionon inflacioni

Published

on

Një e treta e evropianeve nuk e kuptojnë se si funksionon inflacioni, sipas një sondazhi të Eurobarometrit. I njëjti sondazh zbuloi se vetëm 18% e qytetarëve të BE-së ishin në gjendje të tregonin një nivel të lartë edukimi financiar. Sipas sondazhit, 65% e qytetarëve të BE-së janë të vetëdijshëm se, në kohë inflacioni pozitiv, fuqia blerëse e parave të tyre ulet, që do të thotë se ata mund të blejnë më pak se më parë me të njëjtën sasi parash.

Në tetor 2022, inflacioni vjetor në BE arriti nivele të papara në katër dekadat e mëparshme në 11.5%. Ndërsa rritja e kostos së jetesës ishte shqetësimi më urgjent për 93% të evropianëve në atë kohë, me sa duket një e treta e qytetarëve të BE-së nuk e dinë se si inflacioni ndikon në jetën e tyre. Sondazhi i Eurobarometrit, i kryer në mars-prill 2023, përfshiu pyetje mbi njohuritë financiare dhe sjelljen për të matur njohuritë financiare në të gjithë vendet e BE-së.

Vetëm rreth një e katërta e të anketuarve (26%) në BE iu përgjigjën saktë të paktën katër nga pesë pyetjet mbi njohuritë financiare. Gjysma iu përgjigj saktë vetëm dy ose tre pyetjeve, ndërsa një tremujor tjetër i gjeti pyetjet veçanërisht sfiduese. Performuesit më të mirë ishin Holanda (43%), Danimarka (40%), Finlanda (40%) dhe Estonia (39%) ku rreth katër në 10 të anketuar shfaqin një nivel të lartë njohurish financiare. Rumania dhe Portugalia raportuan rezultatet më të këqija në nivelet e larta të njohurive financiare me 13% dhe 16%, respektivisht.

Ndër katër ekonomitë e mëdha të BE-së, vetëm Gjermania kishte një rezultat më të lartë se mesatarja e BE-së në këtë tregues. Ndërsa rezultatet e Francës dhe Italisë ishin pak më poshtë mesatares së BE-së, kjo shifër ishte dukshëm e ulët në Spanjë me 19%.

Anasjelltas, përqindja me një rezultat të ulët ishte më e larta në Qipro dhe Rumani (të dyja 30%), e ndjekur nga Greqia (29%) dhe Portugalia (28%). Sondazhi zbuloi se 35% nuk e kuptonin se si inflacioni ul fuqinë e tyre blerëse. Pyetja ishte: Në BE, 22% thanë se mund të blinin të njëjtën sasi, dhe 7% u përgjigjën se mund të blinin më shumë se sot. Gjashtë përqind e pjesëmarrësve nuk kishin përgjigje.

Përqindja që iu përgjigj saktë kësaj pyetjeje (“Më pak se sa mund të blini sot”) ishte nën 60% në Qipro, Portugali, Greqi, Rumani dhe Itali, ndërsa Finlanda dhe Estonia kishin përqindjen më të lartë me 84%. Njohuria e përgjithshme financiare bazohet në njohuritë financiare dhe rezultatet e sjelljes. Mesatarisht, në të gjithë BE-në, 18% e të anketuarve kanë një rezultat të lartë për nivelin e përgjithshëm të edukimit financiar, 64% kanë një rezultat mesatar dhe 18% një rezultat të ulët.

Përqindja me një rezultat të lartë varionte nga 11% në Portugali dhe Letoni në 27% në Danimarkë, Slloveni dhe Suedi dhe 28% në Holandë. Përkundrazi, përqindja me një rezultat të ulët ishte më e larta në Finlandë (27%), Letoni (24%), Belgjikë (22%) dhe Spanjë (22%). Duke parë rezultatet e nivelit socio-demografik, proporcioni me një rezultat të lartë në arsimimin e përgjithshëm financiar është më i lartë midis:

meshkuj (24% krahasuar me 13% të femrave);

të anketuarit e moshës mbi 39 vjeç (20%, krahasuar me 13% të moshave 18-24 dhe 16% të atyre të moshës 25-39 vjeç);

të anketuarit me nivel të lartë arsimor (26%, krahasuar me 16% të atyre me nivel të mesëm dhe 12% për ata me nivel të ulët arsimor).

BE-ja po punon për të siguruar që qytetarët e saj të kenë njohuritë dhe aftësitë që u nevojiten për të marrë vendime të mira financiare./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending