Connect with us

Aktuale

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë rreth 17 milionë eurosh nga sot është funksional

Published

on

Prishtinë, 26 gusht – Me qëllim të përmirësimit të sektorit të energjisë në Kosovë sot në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit është nënshkruar marrëveshja në mes të Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, përmes të cilës do të bëhet kalimi i mjeteve nga AKEE te FKEE, mjete këto që do të jenë në zbatim të projekteve të efiçiencës së energjisë.

Kosova është shteti i parë në rajon që ka themeluar Fondin për Efiçiencë të Energjisë si një mekanizëm financiar që do të mbështesë rritjen e efiçiencës në sektorin e shërbimeve publike, sektorin rezidencial apo amvisëritë, sektorin privat, etj.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi u shpreh se Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka në dispozicion rreth 17 milionë euro dhe nga ky moment është funksional për t’i zbatuar politikat e veta dhe për të bërë realizimin e projekteve sipas planifikimeve që kanë bërë.

“Është me rëndësi që këto mjete sa më shpejt të hyjnë në veprim dhe zbatim më synimit të rritjes së zhvillimit ekonomik, ku përfitues të këtij fondi nuk janë vetëm ata faktik por edhe ndërmarrjet private. Ndarja e mjeteve sot është rëndësishme ngase do të mundësojë realizimin sa më të shpejtë të projekteve të cilat janë duke u zhvilluar”, tha ministri Kuçi.

Ndërsa nga ana e tij Kryeshefi i Agjencionit për Efiçiencë të Energjisë, Arsim Kuliqi tha se Kosova është në rrugë të mirë në zbatimin e masave të efiçiencë së energjisë gjë e dëshmon edhe nënshkrimi i kësaj marrëveshje.

“Në mbështetje të FKEE-së Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar që për tri vite radhazi të mbështes FKEE-në me nga 1 milion euro, ku në këtë vit edhe pse kemi pasur shkurtim te buxhetit për 25% subvencionimi për FKEE-në ka qenë i pa prekshëm nga Qeveria”, u shpreh Kuliqi

Ndërkaq drejtori i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Lum Mita potencoi rëndësinë që ka fondi në transformimin e ndërtesave publike si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal, si dhe në ndërtesa të sektorit privat dhe falënderoi ministrin Kuçi për mbështetjen e ofruar për të shtyrë përpara projektet që do të na ofrojnë Evropën.

Qeveria e Republikës se Kosovës është garantuese e grantit prej 9.6 milionë euro dhe kredisë të Bankës Botërore prej 5 milionë./KOHA/

Aktuale

Rritja e qirave dhe kriza e strehimit kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane

Published

on

Rritja e qirave dhe çmimet e larta të pronave rrezikojnë të kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane pasi partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste fillojnë të shfrytëzojnë zemërimin në rritje të publikut mbi krizën e banesave në kontinent, thonë ekspertët.

Javë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, në të cilat partitë e ekstremit të djathtë parashikohet të përfundojnë të parat në nëntë shtete anëtare të BE-së dhe të dytat ose të tretat në nëntë të tjera, strehimi ka potencialin të bëhet një nxitës i fuqishëm i mbështetjes së ekstremit të djathtë sa emigracioni.

“Partitë e ekstremit të djathtë përparojnë kur mund të shfrytëzojnë boshllëqet sociale që dalin nga investimi i pamjaftueshëm dhe planifikimi joadekuat i qeverisë … dhe kur mund të fajësojnë të huajt”, tha raportuesi special i OKB-së për të drejtën për strehim.

“Kjo është situata në të cilën ndodhen tani shumë vende të BE-së”, tha Balakrishnan Rajagopal për Guardian.

“Kriza e strehimit nuk po prek më vetëm personat me të ardhura të ulëta, emigrantët, familjet me një prind, por shtresat e mesme. Kjo është çështja sociale e shekullit të 21-të.”

Çmimet e banesave të përballueshme kanë ndezur protesta në Lisbonë, Amsterdam, Pragë, Milano dhe – jashtë BE-së – po Londër, me të rinjtë të cilët janë kundër qirave që marrin  gjysmën e të ardhurave të tyre dhe hipotekat 10 herë më shumë se paga mesatare./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj

Published

on

Terminalit Doganor në Ferizaj i skadon licenca në qershor. Zyrtarët e saj thonë se nëse mbyllet Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga shtetet tjera.

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor kanë nënshkruar peticion për institucionet duke kërkuar që t’i vazhdohet licenca terminalit pasi nuk kanë asnjë ankesë dhe kushtet në terminalet publike nuk i plotësojnë kërkesat e tyre.

Përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë nga qeveria që të reflektoj mbi faktet e paraqitura dhe të rishqyrtoj politikat për terminalet, raporton RTK.

Minisitri Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, pak ditë më parë ka thënë për media se kjo çështje është brenda Komisionit përkatës

“Ne kemi marrë letër edhe nga Komuna e Ferizajt dhe pak a shumë jemi të njoftuar me situatën, është bërë edhe aplikimi nga ana e kompanisë, e cila sipas ligjit gjashtë ditë para duhet të bëjë aplikimin për vazhdimin e kësaj licence. Çështja e kësaj licence natyrisht do të mbetet brenda komisionit përkatës i cili merret dhe trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera”, tha ai.

Ministri Aliu ka theksuar se pretendimet e paraqitura do të trajtohen mjaft seriozisht edhe në ministrinë që e drejton ai, por edhe në Ministrinë e Financave./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending