Connect with us

Infrastrukturë

Preferohen pronat në periferi të qyteteve

Published

on

Shitjet e pronave pësuan një rritje të lehtë gjatë vitit të shkuar, megjithëse numri i subjekteve që kanë kryer shitje ishte më i ulët krahasuar me vitin paraardhës. Sipas të dhënave nga vrojtimi i Bankës së Shqipërisë mbi tregun e pasurive të paluajtshme, numri i përgjithshëm i pronave të shitura ishte 1150 në gjysmën e parë të vitit 2023 nga 933 të periudhës paraardhëse, ndërsa vetëm 79 subjekte kishin kryer shitje nga 90 që kanë qenë gjithsej.

Për rrjedhojë, numri mesatar i pronave të shitura nga çdo agjenci imobiliare gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2023 rezultoi në rreth 6.7, duke u rritur nga mesatarja prej 5 e raportuar gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022.

Sipas Bankës Qendrore, si rezultat i çmimeve më të ulëta, shtetasit kanë blerë më tepër prona në periferi të qyteteve. Konkretisht, rreth 32% e shitjeve të realizuara gjatë gjysmës së parë të vitit të shkuar në të gjithë territorin përfaqësohen nga prona të vendosura në zonat më të preferuara brenda qytetit, nga 45% gjatë periudhës paraardhëse. Rreth 52% e pronave të shitura kanë qenë të ndërtuara në periferi të qyteteve, nga 45% në periudhën e kaluar dhe 16% e pronave kanë qenë prona të ndërtuara jashtë qytetit, nga 10% të gjashtëmujorit të mëparshëm.

Në pjesën më të madhe të rasteve, çmimi i blerjes së pronës për shitjet e kryera ka qenë i njëjtë me çmimin e kërkuar nga shitësi. Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi për gjysmën e parë të vitit të shkuar raportohet të jetë mesatarisht 10.6 muaj. Në rastin e Tiranës nuk shfaqen ndryshime të mëdha, ndërsa qytetet bregdetare si Durrësi, Vlora, Saranda dhe të tjerat kanë raportuar kohëzgjatje më të lartë shitjeje se periudhën e kaluar. Në gjashtëmujorin e dytë të 2023-it, koha e shitjes për zonën e Tiranës është shkurtuar me 2 muaj, ndërsa ajo për zonat bregdetare dhe për zonat e tjera paraqitet e lartë.

Oferta për prona të paluajtshme ka ecur paralelisht me numrin e lejeve të ndërtimit. Duke marrë në konsideratë ritmin e shpejtë të ndërtimeve të reja vitet e fundit, oferta për prona të paluajtshme ka vijuar të rritet ngjashëm me atë të periudhave të kaluara. Në këto dy vite, pritet që tregu i pasurive të paluajtshme të ketë një ecuri pozitive, si për sa i takon çmimeve ashtu dhe për numrin e pronave të shitura.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending