Connect with us

Turizëm

Turistët britanikë hapin sezonin e kroçerave në Portin e Durrësit

Published

on

Turistët britanikë kanë hapur sezonin e kroçerave në Portin e Durrësit këtë të diel (5 maj). Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga mbërritja e 50 tursitëve britanikë, ndërsa e konsideron ardhjen e tyre si ogur të mirë turizmin.

Rama bën me dije se në 3 muajt e parë të këtij viti, në vendin tonë kanë mbërritur rreth 20 mijë turistë britanikë.

Sipas Ramës, Shqipëria është bërë një nga tregjet me rritje më të shpejtë të flukseve turistike për Shqipërinë.

“Turistët britanikë hapin sezonin e kroçerave në Portin e Durrësit. Këtë të diel mirëpritëm vizitorët e parë që kryesojnë edhe nisjen e këtij sezoni turistik turistik, ku 50 turistë britanikë mbërritën mëngjesin e sotëm me anijen “Monet” për të vizituar Durrësin dhe vendet turistike të Tiranës, Krujës dhe zonave përreth. Ogur i mirë për turistin e këtij viti ku Shqipëria po vizitohet nga të gjitha anët dhe në të gjitha format. Ne kemi pritur rreth 20 mijë turistë britanikë në tre muajt e parë të këtij viti, duke u bërë një nga tregjet me rritje më të shpejtë të flukseve turistike për Shqipërinë”, shkruan Rama.

Turizëm

Mirror: Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar me plazhet më të bukura në Evropë

Published

on

Një vend dikur i ndaluar për turistët britanikë, tani i shndërruar në një nga pikat kryesore të udhëtimeve dhe i vlerësuar nga pushuesit falë plazheve të tij magjepsëse dhe çmimeve të lira, shkruan Benedict Tetzlaff-Deas në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Mirror”.

Pas disa dekadash nën regjimin komunist, Shqipëria hapi dyert e saj për turistët në fund të shekullit të XXI, dhe që atëherë ndërtesat gri të epokës komuniste janë zëvendësuar me peizazhet shumëngjyrëshe të qytetit dhe një kulturë elegante kafenesh.

Për më tepër, plazhet e vendit janë vlerësuar si disa nga më të mirat në të gjithë Evropën. Ksamili – një fshat bregdetar në Rivierën Shqiptare – është krahasuar me Maldivet nga përdoruesit e TikTok-ut dhe influencuesit e udhëtimeve.

Plazhet me rërë të bardhë, deti i qetë dhe kasollet e kashtës në plazhe sigurisht që kanë një ngjashmëri të madhe me ishullin tropikal, dhe gjithashtu janë shumë më të përballueshme.

Continue Reading

Turizëm

Euronews: Lugina e Thethit, vendi i përsosur për t’u çlodhur

Published

on

Destinacionet në të gjithë Evropën po luftojnë kundër turizmit masiv. Nuk është për t’u habitur që shumë vizitorë po kërkojnë alternativa më pak të njohura larg turmave, shkruan Rebecca Ann Hughes në një artikull të botuar në “Euronews Travel”.

Ndoshta nuk do të mund të shihni monumentet ikonike apo të hani në restorante madhështore, por do të gjeni hapësirë, paqe, çmime më të ulëta dhe shumë surpriza.

Më poshtë vijojnë vendet më të mira për t’u shpëtuar turmave të turistëve. Përdoruesit e “Reddit” kanë sugjeruar katër destinacionet e përballueshme në Evropë për të vizituar në 2024 që përfshijnë:

Shqipëri – Lugina e Thethit

Ishujt grekë – Ikaria

Angli – North Devon

Republika Çeke – Brno

Shqipëri: Bëni një shëtitje në Luginën e Thethit

Vija bregdetare e Shqipërisë ka fituar popullaritet si një nga destinacionet më të lira krahasuar me Kroacinë. Vargmalet e saj në veri mbeten relativisht nën radar. Në të ashtuquajturat “Bjeshkët e Nemuna” ndodhen shtigje të shumta që të çojnë nëpër formacione shkëmbore të larta, pyje të mbushura me bimësi dhe fshatra të largëta.

Lugina e Thethit ofron peizazhe mahnitëse, lumenj blu kristal dhe male të mahnitshme. Ushqimi është i mrekullueshëm, vendasit janë mikpritës dhe ka pak turistë. Ju rekomandojmë ta vizitoni destinacionin e veçantë përpara se ai të bëhet super popullor./Media Ndërtimi

Continue Reading

Turizëm

Rritet numri i vizitorëve të huaj në Kosovë, këto janë vendet nga vijnë

Published

on

Numri i turistëve të huaj të cilët vizitojnë Kosovës është rritur nga viti në vit.  Sipas të dhënave të  Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në mars të këtij viti kishte më shumë vizitorë të huaj se sa një vit më parë.

Sipas ASK-së, numri i vizitorëve të huaj në mars të këtij viti është 24 mijë e 037 vizitorë, e që është një rritje prej 21.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Ndërsa numri më i madh i tyre është nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.

“Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (Mars 2023) ka rritje te vizitoreve për 21.7%. Në total 24 037 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëri, Gjermania Zvicra, Turqia etj”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërkaq në Mars 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në Hotele ishte 39 374, prej tyre 38.9%, ishin vendorë dhe 44.1%  ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin Mars të vitit 2023  (sa ishin 36 322 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në Hotele për 8.4%.

Ndërkaq numri i net-qëndrimeve ishte 77 601, prej tyre 61.0% nga vendorët dhe 55.8% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në Hotele e ka regjioni i Pejës me 4  818, vizitor dhe më 18 411, net-qëndrimi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending