Connect with us

Aktuale

Dren Gashi, studenti pejan i inxhinierisë, që po e kërkon e gjithë Londra [bisedë]

Published

on

Dren Gashi ka arsye të ndihet krenar. Ai ngadhnjeu në fakultetin e tij në “University of Westminster” si student më i mirë për dy vjet radhazi, në studimet e tij për inxhinieri të ndërtimit. Ky zhvillim atij i solli një dëng me oferta pune në Londër dhe më gjerë. Ai për Ndërtimi.info ka rrëfyer gjerë e gjatë aq që ka bërë dhe po bën. Por nuk lë anash as kritikat profesionale për ndërtimin në Kosovë, teksa nxjerr paralele me Londrën.

Uran Haxha

Mirëpo lidhja e tij me ndërtim nuk është e vonshme dhe gjithçka nuk kishte ndodhur rastësisht. Ai vjen nga qyteti i Pejës, që gjithmonë ka pasur mjeshtër dhe dikur kishte Çarshinë e mbushur me zantalinj.

Edhe Dreni vjen nga një familje e cila ka traditë të gjatë në industrinë e drurit dhe drugdhendjes. Pasi kreu shkollimin fillor dhe të mesëm në Kosovë, vazhdoi studimet në Londër. Më parë atje i kishin shkuar dy xhaxhallarët e tij Beni dhe Lutfiu, të cilët tashmë me zanatin e drugdhendësit udhëheqin kompaninë “L&B Joinery”, gjë që i krijoi një ambient më të mirë për të shkuar atje, shkruan Ndërtimi.info.

50 metra nën tokë gjatë punimeve në sistemin e kanalizimit të ri ndër Londër, që po kushton miliarda funta.

“Idea se Londra kishte universitete me renome, dhe se unë do kisha një vend për t’u strehuar gjatë studimeve më krijoj një dëshirë të palëkundur për të vazhduar me studime në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2014 udhëtova në Londër për herën e tretë dhe mësova të githa procedurat e aplikimit ; në 2015 aplikova dhe u pranova në dy universitete, njëri prej tyre ishte Universiteti Westminster ku unë tash vijoj studimet për inxhinieri të arkitekturës dhe ndërtimit”, tregon Dren Gashi në një bisedë për Ndërtimi.info.

Sfida që e pret secilin të huaj në Londër, e priti edhe Drenin. Sfida financiare. Mirëpo fati i familjarëve, kishte bërë që ai ta ndiente më pak. Teksa sfidat në studime i kishte të pakta, pasi thotë që bazën e arsimit që e mori në Kosovë i kishte ndihmuar shumë.

“Ligjet e Njutonit që mi mësoi zotëri Musli Murtezaj në shkollën fillore kujtoj që ishin çelësi i të gjitha sfidave në teste, dizajnim dhe konstruksion. Andaj ju sygjeroj të gjithë nxënësve që dëshirojnë të zhvillojnë karrierë në ingjinieri, të fillojnë të mësojn fizikën dhe matematikën që nga fillimi, duke krijuar një bazament të fort”.

“Është shqetsues fakti se bota po mëson gjëra më praktike ndërsa studentët kosovarë ende mësojnë më shumë se sa duhet për tekonologji tashmë të vjetra të ndërtimit”

Ai kthehet në kohë dhe tregon se si ishte magjepsur nga inxhinieria e ndërtimit, kur në shkollë fillore bashkë me një shokun e tij, Gegë Cena, iknin në zyrat e babait të shokut që merrej me këtë punë.

“Së bashku ne ndërtonim ënërrat e së ardhmës, e pjesa më e bukur ishte ta vizitoja zyrën e së atit të tij ku unë gjeja vijat, shkencën, matematikën dhe aromën e gjallërisë. Ndërtimi është vërtetë i gjallë, dhe shqiptarët gjithandej Europes po i japin jetë”, flet më tej Gashi, teksa përmend se në Londër ka inxhinierë shqiptarë që kap prekur nivelet e larta të punës, sikur është Lekë Gjinali.

“Ky njeri ka qenë inspirim i vërtetë për mua dhe më ndihmoj duke më ofruar punë në konsulatën e tij ku ai është partner kyq”, vazhdon të tregojë Dreni, teksa rrëfen momentin e parë kur është futur në zyrat e punës së Gjinalit. “Kur hyra të parën herë në zyrat ku punon Leka, ishte një emocion i vërtetë, plot ingjinier të avansuar britanez, spanjoll, serb, Italian, gjerman, romun etj. Por ajo që më la më së shumti përshtypje, ishte flamuri kuq e zi në tavolinen e Lekës i cili shihej nga të gjitha anët”.

Si u zgjodh student më i mirë

Fakulteti i Ndërtimit në “University of Westminster” në nivelin e 6 ku tanimë është Dren Gashi nga Peja, ka të përzgjedhur 100 studentë më të mirë nga e gjithë bota. Më pas mesatarja e notave që arrihen gjatë vitit, bën një student që të zgjidhet më i miri, që kësaj radhe dhe herës së kaluar u zgjodh Dreni.

“Me punën time arrita që për dy vite të kisha mesataren më të lartë ku vitin e kaluar u zgjodha edhe  nënkryetar i Organizatës së Ndërtimit në Westminster duke shënuar vizita në ndërtime me renome në Angli”, tregon Dren Gashi.

 

“Shqetësuese që studentët në Kosovë mësojnë për teknologjitë e vjetra”

Duke pasur një përvojë në shkollimin anglez, ai u pyet nga Ndertimi.info për atë se çka mendon në lidhje me kurrikulat dhe atë se çka mësojnë studentët kosovarë në Fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë në Prishtinë.

“Kam pas rastin ta vizitoj Fakultetin e Ndërtimit në Prishtinë dhe faktikisht kam parë edhe kurrikulën e inxhinierisë dhe arkitekturës atje. Është shqetsues fakti se bota po mëson gjëra më praktike ndërsa studentët kosovarë ende mësojnë më shumë se sa duhet për tekonologji tashmë të vjetra të ndërtimit”, ngreh shqetësimin e tij Gashi.

Por, nuk përfundon me aq. Ai tregon se si asnjë lëndë nuk i jep rëndësi trendeve të fundit në këtë fushë.

“Po ashtu, profesorat atje nuk u japin rëndësi fare trendeve të fundit siç janë platforma BIM, programet softuerike dhe poashtu nuk ka asnjë lëndë që ka lidhje me praktiken profesionale e cila të bën ingjinier apo arkitekt me përgjegjsi për ambientin dhe për njerzit. Më e keqja dhe më qesharakja është se atje nuk dihet se cili është arkitekti e cili është inxhinieri. Studentët e arkitekturës mësojnë në kurrikulë ekstensivisht për betonin, statikën, izolimin e gjëra të tjera për të cilat kujdesen inxhinierat. Ndërsa në Londër arkitektat mësojnë art, dekor dhe estetikë siç do duhej të bënin edhe në Kosovë”.

“Në mungesë të inxhinerave të akredituar të statikës çdo gjë mbidizajnohet duke rritur koston në Kosovë”

Ai flet edhe për ndërtimet në Kosovë. Këtë e sheh sikur problematikë, ngaqë thotë se gjithçka rrjedh nga ekonomia e dobët që ka gjeneruar Qeveria e Kosovës, e që si rrjedhojë prodhon edhe një arkitekturë, inxhinieri dhe infrastrukturë të varfër.

Për më shumë ai thotë se ndërtimet në Kosovë ka gjasa që të kenë energjinë konsumuese më të lartë në bazë të territorit dhe kërkesës, teksa padyshim thotë që mungesa e profesionistëve për evaluim të kostove dhe inxhinierave të akredituar bëjnë që të rritet kosto shumë në ndërtim.

“Kjo sepse ndoshta 90% e strukturave domestike, komerciale dhe të tjera janë të ndërtuara nga struktura të betonit dhe tullave të cilat marrin shumë energji për tu prodhuar. Për më tepër në mungesë të profesionistëve në evaluim të kostos të cilët në Londër i quajmë ‘Quantity Surveyors’ dhe në mungesë të inxhinerave të akredituar të statikës çdo gjë mbidizajnohet duke rritur koston dhe duke krijuar risqe të tjera të cilat do ishin të papranuara në shtetet perendimore”, shprehet Gashi.

Dren Gashi, pejani që tashmë Londra dhe jo vetëm, po e dëshirojnë në kompanitë e tyre të ndërtimit ka një qëllim, jo më të vogël që të kryej edhe një fakultet e avancime tjera.

“Qëllimi im është që të kryej edhe një fakultet në inxhineri civile dhe më pas do të angazhohem të punoj jashtë Kosovës për një eksperiencë deri 5 vjet ku paralel do specializoj për inxhineri mekanike dhe strukturore dhe do akreditohem ndërkombëtarisht nga institute të jashtme në këtë lëmi”./Ndertimi.info/

Aktuale

Pse kaq shumë arkitektë mendojnë se janë më të privilegjuar se sa janë në të vërtetë?

Published

on

Arkitektët më në fund duhet të pranojnë se profesioni nuk është më një rrugë e garantuar drejt prosperitetit dhe bashkimit.

Të gjithë i kemi takuar: të diplomuar në arkitekturë deri në syrin e tyre në borxhe, duke paguar dy të tretat e të ardhurave të tyre në qira dhe duke fituar efektivisht më pak se paga minimale, por që ende identifikohen si “klasa e mesme”.

Pse, pavarësisht se janë të ngarkuar me paga të ulëta dhe orë të vështira, kaq shumë arkitektë mendojnë se janë më të privilegjuar se sa janë në të vërtetë?

Megjithëse foshnjat nepo të arsimuara privatisht me pasuri dhe lidhje familjare dominojnë shumë punë të larta në këtë sektor, shumica dërrmuese e njerëzve që punojnë në arkitekturë nuk janë të pasur. Shumica janë maturantë të zakonshëm të shkollës shtetërore; shumë nuk kanë kursime dhe ngarkesë të lartë pune dhe do ta gjenin shpejt veten të varfër nëse nuk do të ishin më në gjendje të shesin punën e tyre për të përballuar jetesën.

Pavarësisht nëse identifikohen me etiketën apo jo, shumica e arkitektëve janë punëtorë

Në fund të fundit, pavarësisht nëse ata identifikohen me etiketën apo jo, shumica e arkitektëve janë punëtorë.

Pavarësisht kësaj, sindikalizmi në profesion është i ulët. Në Britani, një sindikatë e dedikuar, Seksioni i Punëtorëve të Arkitekturës (SAW), u lançua në vitin 2019, së fundmi duke bashkuar forcat me Unite, ndërsa në SHBA arkitektët mund të regjistrohen me një nga sindikatat e shumta. Megjithatë, megjithëse anëtarësimi u jep punonjësve akses në mbështetje kur përballen me punëdhënës të dyshimtë, shumica dërrmuese e arkitektëve në të dy anët e Atlantikut nuk janë në sindikata.

Megjithëse anëtarësimi në RIBA kushton dy herë më shumë se SAW dhe nuk vjen me ndihmë ligjore falas, mijëra arkitektë të tjerë vendosin t’i bashkohen institutit mbretëror më të shtrenjtë se sindikata e tyre.

Shumë arkitektë ende vuajnë nga orët e gjata qesharake, jashtë orarit të papaguar dhe çështje të tjera në vendin e punës, të gjitha të lidhura drejtpërdrejt me mungesën kronike të marrëveshjeve të njohjes në këtë sektor. Nuk është turp të pranosh se diploma e arkitekturës thjesht nuk është rruga e garantuar drejt prosperitetit të klasës së mesme siç ishte dikur, por si punëtorë që veprojnë së bashku me kolegët, arkitektët kanë ende fuqinë për të përmirësuar profesionin për të mirën e të gjithëve.

Formula është e thjeshtë: bashkohuni me një sindikatë, merrni një marrëveshje njohjeje. Formulari ndjek pagën e drejtë!

Opinion i shkruar nga Phineas Harper, është ish-shefi ekzekutiv i Open City. Ata ishin më parë kryekuratorë të Trienales së Arkitekturës në Oslo 2019, zëvendësdrejtor i Fondacionit të Arkitekturës dhe zëvendësredaktor i Revistës Arkitekturore. Në vitin 2017 ata bashkëthemeluan New Architecture Writers, një program për kritikët aspirantë të dizajnit nga prejardhje të nënpërfaqësuara./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Si arritën të lirohen nga akuza për korrupsion Betim Reçica dhe tre zyrtarët tjerë lidhur me tenderin për Autostradën e Gjilanit?

Published

on

Prishtinë-Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica, dhe tre zyrtarëve tjerë Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini, të cilët akuzoheshin për keqpërdorime në tenderin për Autostradën e Gjilanit.

Shpallja e aktgjykimit për këtë rast u bë të martën nga gjykatësi, Musa Konxheli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas gjykatësit Konxheli, të akuzuarit e lartcekur lirohet nga akuza pasi nuk është vërtetuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën ngarkoheshin nga Prokuroria.

Në arsyetimin e këtij aktgjykimi thuhet se, fillimisht Prokuroria e ka bazuar aktakuzën në ekspertizën e ekspertit Fehmi Zena, por, më vonë palët kanë propozuar dhe dorëzuar gjykatës edhe një ekspertize të dytë.

“Gjykata më pas ‘ex officio’ ka caktuar një superekspertizë të përbërë prej tre eksperteve të pavarur, e cili është administruar. Superekspertiza ka nxjerre se operatori ekonomik “Gjoka Construstion” ka plotësuar kushtet, pavarësisht që komisioni rivlerësues e ka shpalle të jopërgjegjshëm”, thuhet në aktgjykim.

Ndërkaq, lidhur me pretendimet e prokurorisë për blerjen e një veture të tipit “Audi” nga i akuzuari Reçica, gjykata ka ardhur në përfundimin se vetura në fjalë është e regjistruar në emër të vëllait të Reçicës dhe se nuk janë përmbushur elementet e veprës penale të  shpëlarjes së parave.

Sipas këtij akgjykimi, shpenzimet e procedurës penale për këtë rast bien në barrë të mjeteve buxhetore të gjykatës.

Ndërsa, pala e dëmtuar në këtë rast, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohen në kontest juridiko-civil.

Kundër këtij aktgjykimit, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh në Gjykatën e Apelit.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale më 15 shkurt 2021, Betim Reçica po akuzohet se si ushtrues i detyrës së drejtorit të Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës gjatë vitit 2017, me qëllim të përfitimit financiar për kompaninë “Gjoka Konstruktion”, ushtroi ndikim të drejtpërdrejtë te Isa Berisha, kryetar i Komisionit Rivlerësues dhe Leonora Limani e Mirdit Emini, anëtarë të këtij komisioni, që ishin vartës të tij, duke i vënë në presion kohor që rivlerësimin e tenderit për ndërtimin e Autoudhës së Gjilanit ta kryejnë për 10 ditë.

Gjithnjë sipas PSRK-së, Betim Reçica akuzohet edhe se në cilësinë ushtruesit të detyrës se drejtorit të Prokurimit Publik në MI, me qëllim të përfitimit financiar për kompaninë “Gjoka Konstruktion”, ka ndryshuar raportin e Komisionit rivlerësues dhe e ka shpallur këtë OE të përgjegjshëm përkundër faktit se e ka ditur se nuk i ka plotësuar kushtet ligjore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Kosova shqyrton me Poloninë mundësinë e hapjes së rrugës për importin e drithërave

Published

on

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun.

Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan perspektivat e bashkëpunimit në disa fusha kyçe të cilat sipas tij, janë në interes të të dyja vendeve.

“Shqyrtuam si mundësi për të hapur rrugën për importin e drithërave, për të ndërtuar lidhje të forta në nivel akademik, për të ndarë njohuritë dhe përvojën në përmirësimin e cilësisë së farërave, dhe për të gjetur rrugë efikase për të rritur eksportin e produkteve të Kosovës në tregun polak dhe në zonat përreth tij”, shkroi Peci.

Më tej, ai tha se ky është një hap pozitiv për zhvillimin e bujqësisë së Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending