Featured
5 llojet e ngjyrave të dhomës që do t’ju bëjnë më të lumtur
Përzgjedhja dhe kombinimi i ngjyrave në shtëpi kanë një ndikim të madh në dispononim tonë, ndërsa hijet e mureve lidhen me emocionet. Ka disa hije të caktuar që ju sjellin poshtë, ato që do t’ju ndihmojnë të relaksoheni, ato që do të ndalin oreksin dhe një mori ndjenjash që reflektohen si pasojë e ngjyrës në dhomën ku ju qëndroni.
Sue Kim një eksperte e ngjyrave nga Valspar Color ka ndarë disa lloje të ngjyrave që nxisin pozitivitetin.
“Natyra dhe kujtimet nxisnin emocionet në lumturi, prandaj gjetja e një ngjyre që pasqyron momentin e lumturisë është mënyra më e mirë për t’u lidhur me atë ngjyrë. Unë do të rekomandoja të bënit një kolazh me imazhe të fotografive të revistave dhe të shini nëse ka ndonjë ngjyrë që tek ju relfekton në një moment të lumturisë. Shpeshherë supozojmë se ngjyrat e lumtura janë disa ngjyra me të lehta, por kjo vlen vetëm për disa nga ne. Një vend i qetë me tone më të buta siguron një moment lumturie. “ka thënë Kim për ContryLiving.com.
Qëndroni larg nga hijet ekstreme dhe tepër të ndritshme, si dhe ngjyrat e bojërave “ me baltë”. Më poshtë gjeni disa nga ngjyrat që sjellin lumturi dhe pozitivitet.
E verdha për lumturi
Ngjyra e verdhë është e lidhur me gëzim. Kjo ngjyrë e verdhë ka një cilësi delikate dhe ndriçuese që përçon ndjenjën si rrezet e ngrohta të diellit dhe zgjon të pesë shqisat. Prandaj kjo ngjyrë është një burim natyral i energjisë pozitive dhe aktivizon ndjenjat e lumturisë.
E kaltër e qiellit për ripërtëritje
Kjo ngjyrë ka efekt qetësues dhe ndihmon në rivendosjen e ritmeve natyrore. Provat lidhur me këtë janë lidhjet e gjumit me produktivitetin dhe mirëqenien e përgjithshme, pasi që ngjyra e katër ofron qetësi dhe ndikon në përmirësimin e pushimit.
E vjollca për fokus
Disave mund të ju duket shumë e errët, por që ajo paraqet një vend të qetë që siguron një ndjenjë të tërheqjes dhe relaksimit. Kjo ngjyrë gjithashtu ndihmon në krijimin e një vendi që stimulon fokusim dhe reflektim.
E verdhë në të gjelbër për optimizëm
Ngjyra e verdhë ka efekt të pushtimit. Kjo e verdhë në të gjelbër e balancon dhe kujton lulëzimet e para të pranverës si dhe entuziazmin për sezonin e ardhshëm. Ngjyra e gjelbër po ashtu sjell energji pozitive në një hapësirë dhe stimulon ndjenjën e vetëbesimit.
Gri agjendë për balancim
Kjo përzierje e përsosur e përhirtë të urtë dhe gri argjendtë siguron ekuilibrin dhe harmoninë. Kjo reflekton në luksin e të pasurit më pak gjëra, por duke shijuar më shumë se çka ka rëndësi të vërtetë.
-
Infrastrukturë3 days ago
Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro
-
Infrastrukturë18 hours ago
Nis ndërtimi i një rruge të rëndësishme në Skenderaj
-
Aktuale3 days ago
Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Aktuale18 hours ago
Kosova shqyrton me Poloninë mundësinë e hapjes së rrugës për importin e drithërave
-
Infrastrukturë2 days ago
Raporti i kredive me probleme për blerjen e pronave nga individët u rrit vitin e kaluar
-
Infrastrukturë11 hours ago
Tenderi 22 milionë i Ministrisë së Shëndetësisë favorizoi kompaninë që prezantoi punonjës që nuk i plotësojnë kriteret
-
Infrastrukturë3 days ago
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar (VIDEO)
-
Auto3 days ago
Bizneset shprehin pakënaqësi me dinamikën e punimeve në zonën historike të Prizrenit
You must be logged in to post a comment Login