Connect with us

Aktuale

Arkitekti spanjoll Jesús Perales projektoi shtëpinë “perfekte”.

Published

on

Prindërit Almudena dhe Jordi kërkuan një shtëpi që të jetë adekuate për ta dhe dy fëmijët e tyre. Ata kanë shumë hobi si muzika, artet e bukura dhe gatimi, dhe janë të etur për të ndarë kohën e tyre me familjen, kështu arkitekti Jesús Perales projektoi nje shtëpi e cila i përmbush të gjitha kërkesat e pronareve, duke e bërë të mundur reaizimin e ëndrrës së tyre.

Objektivi i shtëpisë ishte i qartë: të sigurohemi që të gjithë anëtarët e familjes së vogël të mund të ndajnë sa më shumë kohë së bashku, pavarësisht se në cilën zonë të shtëpisë janë.

Në të njëjtën kohë, ruajtja e njëfarë intimiteti në lidhje me rrugën dhe shtëpinë e fqinjit u bë me anë të një vreshti të bukur. Rezultati ka qenë një shtëpi me mure drejtë fasadës, por me forma të parregullta që hapen në peisazhin e vreshtave.

Artikulimi i shtëpisë bazohet në rrugë të ndryshme të vazhdueshme me një aks qendror: një oborr të brendshëm me xham. Kjo formë lejon të krijohet një shtëpi me qarkullim dhe të lidhen pjesët e ndryshme të shtëpisë me sy.

Në këtë mënyrë, nuk ka rëndësi nëse jeni duke bërë darkë ndërsa të vegjlit po bëjnë detyrat e shtëpisë, gjithmonë keni ndjenjën se jeni të shoqëruar nga pjesa tjetër e familjes. Pasi të kemi mbaruar, ne kemi qenë në gjendje të verifikojmë që oborri i lejon të gjitha dhomat e ditës të mbajnë një pikë të përbashkët duke i kthyer dhomat e ndryshme të shtëpisë në një dhomë të madhe për t’u ndarë me familjen.

Çdo dhomë e shtëpisë është ndërtuar në mënyrë të pavarur, pjesë për pjesë, me çati të pjerrëta që i japin një ekspresivitet të ndryshëm secilës dhomë të shtëpisë. Kulmet janë bërë prej betoni me gjithë historinë e tyre në shikim, të tilla si linjat e formave dhe papërsoshmëritë në procesin e punës.

Materialet dhe ndërtimi janë thelbi që shtëpia të jep një ndjenjë njerëzie duke punuar me materiale të ekspozuara si: qeramikë, beton dhe dru.

Ndërtimi ka ndjekur metodën tradicionale. Sapo u arrit struktura, muret dhe tavanet u mbuluan me izolim druri për të garantuar izolim natyral dhe pa frymë pa ndonjë urë termike. /Media Ndërtimi/

Aktuale

Kosova shqyrton me Poloninë mundësinë e hapjes së rrugës për importin e drithërave

Published

on

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun.

Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan perspektivat e bashkëpunimit në disa fusha kyçe të cilat sipas tij, janë në interes të të dyja vendeve.

“Shqyrtuam si mundësi për të hapur rrugën për importin e drithërave, për të ndërtuar lidhje të forta në nivel akademik, për të ndarë njohuritë dhe përvojën në përmirësimin e cilësisë së farërave, dhe për të gjetur rrugë efikase për të rritur eksportin e produkteve të Kosovës në tregun polak dhe në zonat përreth tij”, shkroi Peci.

Më tej, ai tha se ky është një hap pozitiv për zhvillimin e bujqësisë së Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Aliu nënshkruan 10 Udhëzime Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të martën në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) ka nënshkruar 10 Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme, raporton Ekonomia Online.Me nënshkrimin e këtyre Udhëzimeve Administrative, u tha se do t’i hapë rrugë projekteve të AKK-së, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe u mundëson gjeodetëve ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre.

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, se me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve, i hap rrugë realizimit të projekteve të AKK-së.“Për një kohë shumë rekord, për 3 muaj ditë kemi arrit me i nxjerr udhëzimet administrative, me i draftu draftet finale. Me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve administrative do të hapen rrugë për realizim e projekteve të AKK-së. Neve si Agjenci na mbete edhe një punë shtesë për nxjerrjen e udhëzuesve të punës që janë 13 udhëzues”, tha ai.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se me nënshkrimin e udhëzimeve administrative do të ndikojnë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Gjithashtu, sipas tij i hap rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë.

“Është një punë e shpejt edhe efikase dhe jam i lumtur. Ligji i kadastrit është ligj me rëndësi për vendin, në veçanti ky ligj qe e kemi miratuar është një hap para drejt shumë projekteve të rregullimit të kadastrës në vendin tonë e që gjithmonë e kanë përcjell problem e telashe ne vendin tonë.  Ligji nuk do të mund të ishte i realizueshëm po të mos ishin udhëzimet administrative. Është dashtë sa më shpejt ta miratojmë ligjin që kemi pasur problem edhe në Kuvend. Këto udhëzime i hapin rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë”.

“Këto udhëzime administrative do të ndikojnë shumë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Do të mundësoj që gjeodetët e licencuar ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre. Të gjitha këto hapa kanë një rëndësie për shkak se kjo ndërlidhja e fushave të ndryshme me kadastrin, lidhen pothuajse të gjitha institucionet ne vendin tonë. Këto udhëzim kanë me mundësuar që ky digjitalizim që do ta bëjmë në të ardhmen të jetë sa ma gjithëpërfshirës dhe ndihmë për të gjitha institucionet”, tha Aliu./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending