Connect with us

Ambienti

Në pritje të COP28: A mund të na shpëtojnë vendimet në lidhje me mjedisin e ndërtuar nga kriza klimatike?

Published

on

Konferenca e Palëve e Kombeve të Bashkuara të vitit 2023, e cilësuar më shpesh si COP28, është një bashkim i mbi 160 vendeve që në thelb bien dakord për të luftuar ndikimet e dëmshme njerëzore në klimë. Samiti Ndërkombëtar i Klimës zhvillohet çdo vit, duke bashkuar krerët e shteteve, delegatët dhe përfaqësuesit nga vende të ndryshme për të negociuar veprimet dhe marrëveshjet në lidhje me zbutjen e klimës. Vitin e kaluar, COP 27 u mbajt midis 6 nëntorit dhe 18 nëntorit 2022, në Sharm El Sheikh, Egjipt. Ndërsa COP 28 i ardhshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe është afër, ia vlen të shikohet ndikimi i konferencës dhe çfarë të pritet.

COP 28 do të mblidhet nga 30 nëntori deri më 12 dhjetor 2023 në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Në COP28 të këtij viti, programi do të jetë i orientuar drejt përgjigjes ndaj Aksioneve Globale dhe “mbylljes së boshllëqeve deri në vitin 2023”. Presidenca e COP ka nisur një konsultim mbi fushat tematike, duke inkurajuar palët e interesuara ndërkombëtare të nxjerrin në pah çështjet më të ngutshme që duhet të kenë përparësi në COP28. Temat për këtë vit janë Teknologjia dhe Inovacioni, Përfshirja, Komunitetet e Linjës së Përparme dhe Financa.

Meqenëse mjedisi i ndërtuar është padyshim vendimtar për t’u marrë parasysh gjatë konferencës ndërkombëtare në këto diskutime, ai do të mbetet një pikë kyçe e komunikimit gjatë konferencës. Për më tepër, është një element thelbësor për t’u marrë parasysh kur diskutohet për përshtatjen dhe zbutjen e vërtetë të klimës, pasi përfshin mjedisin tonë të përditshëm, ndërtesat, infrastrukturat, zonat urbane dhe sistemet e transportit. Në fakt, BuildingToCop 28, një grup OJQ-sh të fokusuara në qëndrueshmëri, po punon për të pozicionuar mjedisin e ndërtuar si një sektor kritik për të arritur këto qëllime.

COP27 paraqiti shumë ngjarje kryesore që qarkullonin rreth elasticitetit, dekarbonizimit, financave dhe burimeve. Për shembull, “Financimi i një mjedisi të ndërtuar me zero neto” ishte një nga panelet e shumta të organizuara nga WBCSD duke marrë parasysh strukturën urbane. Për më tepër, në COP26, në Glasgow, Skoci, vendet u mblodhën gjithashtu dhe vendosën të fokusohen në objektivin e ashpër 1.5C të Marrëveshjes së Parisit, duke përcaktuar iniciativa të reja dhe objektiva afatgjata për të arritur zero neto deri në vitin 2050. Çdo vit, kjo listë i propozimeve është menduar mirë dhe rishikuar nga viti i kaluar./Media Ndërtimi

Ambienti

Komani, liqenit që ndotja ia rrezikon bukurinë

Published

on

Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Në fillim të muajit maj kur fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Ibrahim Berisha vizitoi këtë liqe, aty shihej një sasi e madhe e mbeturinave, përfshirë thasë dhe shishe, si dhe gjësende tjera.

Liqeni rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës. Në të kaluarën, organizata që merren me mbrojtjen e mjedisit kishin ndërmarrë aksione për largimin e mbeturinave, por ato sërish janë kthyer në një sipërfaqe të madhe të liqenit.

Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona. Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike.

Tashmë një atraksion turistik në Shqipëri, bukuria e liqenit të Komanit është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Liqeni i Komanit rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës.

Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike. Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Komuna e Prishtinës përmes dronit mbjell 3000 drunjë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se  duke aplikuar teknologjin e avancuar përmes dronit të Green Wings për ripyllëzimin janë mbjell 3000 drunjë në Prishtinë.

“Kjo iniciativë do të ndihmojë në ripyllëzim, reduktimin e ndotjes së ajrit dhe promovimin e biodiversitetit për të krijuar një mjedis urban të qëndrueshëm, të pastër dhe të jetueshëm.

Vizioni ynë për Kryeqytetin përfshinë krijimin e hapësirave urbane më të pastra, më të gjelbëra dhe më të jetueshme. Ky vizion përfshinë një qasje holistike ndaj zhvillimit urban duke adresuar edhe sfidat mjedisore.

Plani i Veprimit për Qytetin e Gjelbër (GCAP) i miratuar nga Kryeqyteti ngërthen këtë vizion dhe përfshin masa konkrete për investime në infrastrukturë, dhe ndryshime tjera me fokus në transportin urban, efiçencën e energjisë së ndërtesave, menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Aktivistët në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit nga efektet e hidrocentraleve

Published

on

Fushata që nisi në Shqipëri, për mbrojtjen e lumit Vjosa, për të cilin ngriti zërin edhe aktori i Hollywood-it Leonardo Di Caprio, është shtrirë edhe në Kosovë. Aktivistët kosovarë po synojnë mbrojtjen e Parkut Kombëtar Malet e Sharrit nga efekti i hidrocentraleve.

Egzona Shala – Kadiu, drejtoreshë e Organizatës EcoZ, thotë se do të përdorin të gjitha mekanizmat për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Sharrit prej dëmtimit nga hidrocentralet.

“Kampanja bëhet në kuadër të Save The Blue Heart of Europe, ne po provojmë me rujt zemrën e kaltër, lumenjtë e Evropës, së bashku me Riverwatch edhe me organizatat e ndryshme ndërkombëtare, si pjesë e kësaj kampanjës, të cilat janë nëpër shtetet e rajonit që kanë bo një impakt shumë pozitiv. Në Maqedoni kanë mbërri në të njëjtin park, me largu shtatë hidrocentrale, e ne po shpresojmë që edhe ne me i përdorë të gjitha mekanizmat ekzistues që janë përdorë edhe që do të përdoren të adaptueshëm për Kosovë, që me mbërrijtë me pasë sukses edhe me ndalu eksploatimin e ujit për nevoja të energjisë. Hidrocentralet nuk e kanë vendin në parqet e mbrojtura kombëtare”, shpehet ajo.

Edhe pse janë bërë premtime për të mbrojtur natyrën, sipas organizatës EcoZ katër hidrocentrale janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme brenda Parkut të Sharrit, duke rënë në kundërshtim me Ligjet për Mbrojtjen e Parqeve Kombëtare.

EcoZ, në bashkëpunim me Riverwatch, OJQ-të lokale dhe qytetarët e rajonit, po bëjnë thirrje për heqjen e këtyre strukturave që cenojnë të drejtën e qytetarëve për qasje në ujë të pijes, cenimin e qindra llojeve shtazore dhe bimore, shëruese, mjekuese dhe esenciale për jetën e njeriut.

Organizata EcoZ dhe aktivistë nga rajoni ku shtrihet Parku Kombëtar Malet e Sharrit, u bashkuan në Brezovicë në një aksion simbolik, duke kërkuar që të mos ndërtohen hidrocentrale në parkun e mbrojtur me ligj.

“Kampanja është iniciuar fillimisht në Vjosë, në Shqipëri, në lumin Vjosa, ku është bo thirrja që Vjosa të shpallet Park Kombëtar. Fakti që ka mbërri që kampanja të jetë në 34 shtete të botës, qoftë në kontinentin e Afrikës, Amerikës dhe të Evropës, po ashtu edhe ka pasë një influencë të madhe ndër personat. e rëndësishëm, apo VIP-it, siç është edhe Leonardo DiCaprio, që e ka promovu kampanjën e tillë. Ne jemi kontaktu nga bashkëorganizatore që kampanjën e tillë ta shumëfishojmë edhe ta shtojmë edhe në Kosovë me thirrjen për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Sharrit kundër hidrocentraleve, të cilat gjenden këtu”, thotë Egzona.

Parku Malet e Sharrit në Kosovë ka 1010 kilometra katror dhe në të ajnë ndërtuar katër hidrocentrale: HC Sharri, HC Viça, HC Shtrpca dhe HC Brezovica. Mungesa e raporteve adekuate të vlerësimit të ndikimit në mjedis është vlerësuar në të gjitha hidrocentralet. Banorët vendas nga zona e Shtërpcës kanë organizuar më shume se 80 protesta, por zëri i tyre sipas Egzonës, u injorua nga qeveria dhe nuk u ndërmor asnjë veprim në këtë kauzë që 3 vite./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending