Connect with us

Infrastrukturë

Tre muaj para se të regjistrohej në ARBK, “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” nënshkroi kontratën me vlerë 12 milionësh

Published

on

Në vitin e kaluar, Komuna e Prishtinës ka lidhur kontratë trevjeçare 12-milionë euro me një konzorcium të quajtur “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” për konsulta dhe shërbime arkitektonike të kryeqytetit.

Bartëse e konzorciumit është kompania e arkitektit Astrit Nixha, “ANARCH” SH.P.K, ndërsa anëtare e konzorciumit është edhe kompania Ardi CC L.L.C, me pronar Albi Shita. Demokracia.com ka pasur qasje në ofertën e tenderit të realizuar nga Komuna e Prishtinës dhe aty shihet se kompania e Nixhës ka qenë bashkëpunëtore në një projekt me kompaninë e kryetarit Përparim Rama, “4M group”. Megjithatë, nënshkrimi i kontratës ka disa mospërputhje.

Fillimisht, Komuna e Prishtinës kishte hapur tender në vitin 2022 për “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës”, raporton Demokracia.com

Konzorciumi në mes Ardi CC L.L.C dhe Anarch shpk është themeluar më 30.08.2022.

Në vitin e kaluar, Komuna e Prishtinës ka lidhur kontratë trevjeçare 12-milionë euro me një konzorcium të quajtur “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” për konsulta dhe shërbime arkitektonike të kryeqytetit. Bartëse e konzorciumit është kompania e arkitektit Astrit Nixha, “ANARCH” SH.P.K, ndërsa anëtare e konzorciumit është edhe kompania Ardi CC L.L.C, me pronar Albi Shita. Demokracia.com ka pasur qasje në ofertën e tenderit të realizuar nga Komuna e Prishtinës dhe aty shihet se kompania e Nixhës ka qenë bashkëpunëtore në një projekt me kompaninë e kryetarit Përparim Rama, “4M group”. Megjithatë, nënshkrimi i kontratës ka disa mospërputhje.

Fillimisht, Komuna e Prishtinës kishte hapur tender në vitin 2022 për “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës”.

Konzorciumi në mes Ardi CC L.L.C dhe Anarch shpk është themeluar më 30.08.2022.

Bazuar në të dhënat e ARBK-së, SHAK është regjistruar më 27.06.2023. Po me këtë datë e ka hedhur nënshkrimin dhe vulën në kontratë udhëheqësi i prokurimit të Komunës së Prishtinës, Visar Shehu. Nënshkrimin në kontratë, por pa figuruar data, e ka hedhur edhe kryetari Përparim Rama. Po ashtu, në emër të kontraktorit, nënshkrimin në kontratë dhe vulën e kompanisë e ka hedhur Albi Shita. Data kur ky e ka hedhur nënshkrimin dhe e ka vulosur mban datën 27.03.2023. Fiks tre muaj para se të regjistrohet kompania në ARBK, pasi vula e hedhur aty është e kompanisë “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit SH.P.K.”

Nga faturat e pagesave që janë publikuar së fundmi nga opozita në Prishtinë rezulton se llogaria bankare nuk është në emër të SHAK, por të Anarch. Madje, nga pagesat që i ka bërë komuna e Përparim Ramës për punët e kryera, del se kompania ka kryer punë ‘eksperes’ për komunën ose vetëm rreth një muaj e gjysmë pas lidhjes së kontratës i është paguar një faturë në vlerë prej 395 mijë euro./Media Ndërtimi

 

Infrastrukturë

Auditori: NPB-ja shkurtoi afatin për tenderin mbi 300 mijë euro për riparim të rrugëve pa arsyetim të qëndrueshëm

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) ka shkurtuar pa ndonjë arsyetim të qëndrueshëm afatin kohor për dorëzim të ofertave në tenderin mbi 300 mijë euro për riparim të rrugëve.

Sipas raportit të auditimit për vitin 2023 për NPB-në, kjo ndërmarrje publike lokale afatet kohore për tenderin “Riparimi i Rrugëve Urbane dhe Rurale” në vlerë 313 mijë euro, i ka shkurtuar për 7 ditë, nga 20 ditë sa duhet të jetë sipas ligjit, në 13 ditë.

“Afati kohor për dorëzimin e tenderëve/aplikacioneve është shkurtuar me arsyetimin se natyra e punëve ka të bëjë me intervenime urgjente” – thuhet në gjetjen e ZKA-së, shkruan Kallxo.com

Në lidhje me këtë, sipas ZKA-së, Departamenti i Monitorimit në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), ka vlerësuar se nuk ka pasur ndonjë detyrim emergjent, duke marrë parasysh lëndën dhe natyrën e aktivitetit.

“..andaj ka rekomanduar NPB-në të veprojë sipas nenit 44 të LPP-së dhe këtë aktivitet të prokurimit ta realizojë me afate të rregullta, mirëpo ky rekomandim nuk ishte zbatuar nga ndërmarrja” – thuhet tutje në raport.

Në gjetjen e saj, Zyra Kombëtare e Auditimit ka thënë se shkurtimi i afateve pa arsyetime bindëse dhe të bazuara ligjore, mund të kufizojë konkurrencën dhe për rrjedhojë mosmarrjen e ofertave më të përshtatshme për kompaninë.

Me këtë gjetje të ZKA-së, Ndërmarrja Publike Banesore është pajtuar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Nga 1 qershori bllokohet një pjesë e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit

Published

on

Ministria e Infrastrukturës njofton se duke filluar nga data 1 qershor 2024, do të bllokohet për qarkullimin e automjete një pjesë e segmentit të rrugës nacionale N2, Kaçanik- Hani I Elezit.

Bllokimi I këtij segmenti bëhet për arsye të zhvillimit të punimeve në hekurudhë-pjesa jugore e hekurudhës 10 (Fushë Kosovë- Hani I Elezit), shkruan Indeksonline.

Nëpër Autoudhën “Arbën Xhaferi” do të mund të qarkullojnë automjetet e rënda që kalojnë transit në Kaçanik.

Ndërsa, automjetet tjera mund ta shfrytëzojnë bajpasin e ndërtuar në rrugën “Agim Bajrami”( përjashtohen mjetet e rënda).

Punimet në hekurudhë është duke i realizuar kompania “G.C.F Generate Construzioni Ferroviarie-dega në Kosovë.

Ky vendim hyn në fuqi që nga sot dhe do të mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Pjesa e jashtme e klimës vendoset brenda objektit të Spitalit në Ferizaj (VIDEO)

Published

on

Një pamje e pazakontë është raportuar nga Spitali i Ferizajt. Pajisja e klimatizimit, e cila vendoset jashtë objekteve, është parë e vendosur brenda hapësirës së spitalit në njërin repart.

Një qytetar ka dërguar në adresë të Kallxo.com pamje të pajisjes.

Sipas qytetarit anonim, brenda objektit është temperatura e lartë nga pajisja në fjalë.

Kallxo.com ka kontaktuar me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, Fikret Arifi i cili thotë se pajisja ka kohë që është e vendosur aty.

Sipas tij, në hapësirën e brendshme të spitalit është i vendosur “Autoklavi” pajisje kjo e cila kryen sterilizimin e manteleve, fashave e pajisjeve të tjera kirurgjike.

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=2115359122163589

Arifi shtoi se kjo pajisje ka nevojë që të ketë hapësirë të ftohtë dhe objekti ua ka pamundësuar që pajisjen e jashtme të klimatizimit ta vendosin jashtë objektit.

“Objekti i Ferizajt është veç i adaptuar. Nuk është spital ai, ajo ka qenë Mjekësi Familjare dhe tërë kohën vetëm është meremetu.

Qajo pjesa e ‘Autklavit’ i bie bash në mes të Spitalit, nuk ka shansë këto gypat a çka janë me i qitë jashtë. Ata e kanë qitë me e zbut situatën për një ‘Autoklav’ që është aty e temperaturat e larta që po bëhen brenda aty kanë bërë defekte të shpesha”- deklaroi Arifi.

Ai shtoi se presin një pajisje të re të ‘Autoklavit’ dhe se planifikojnë për ta vendosur në një objekt jashtë spitalit.“

Dje (27.05.2024) e dhamë idenë që me e shpu tavanin dhe me e qitë krejt naltë, punëtorët na thanë që s’munden me dhanë garancion që nuk pikë shiu”- shtoi Arifi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending