Connect with us

Ambienti

Situatë alarmante me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet

Published

on

Situata me menaxhimin e  mbeturinave në Komunën  e Prishtinës, vazhdon të jetë alarmante. Për përmirësimin e kësaj gjendjeje, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur së janë hapur ofertat për blerjen e mbi 1 mijë kontejnerëve dhe disa kamionë. Ndërkaq, këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ia ka rekomanduar komunës që në të gjitha pikat ku janë të vendosur kontejnerët, të mbulohen me kamera.

Shumë lagje, trotuare, rrugica e parqe  në Komunën e Prishtinës vazhdojnë të përballën më keqmenaxhim të mbeturinave. E, për këtë situatë qytetarët po vlerësojnë së fajtor nuk është vetëm komuna, por edhe mungesa e vetëdijesimit të banorëve për hedhjen e mbeturinave në vendin e duhur. Ata i thanë Radio Kosovës së lagjet ku jetojnë por edhe në gjithë qytetin ambientet afër kontejnerëve kundërmojnë.

“Gjendjen aktuale për sa i përket menaxhimit të mbeturinave e vlerësoj jashtëzakonisht dobët, shumë keq! Duhet të fillojnë edhe me pjesën e riciklimit.  Jetoj në rrugën ‘Agim Ramadani’. Gjendja është e  njëjtë. Tmerr! Dhe po ashtu në qendër të qytetit gjendja është e njëjtë, nuk ke si kalon nga era e mbeturinave. Diçka nuk është në rregull,  faji është edhe të qytetarët e jo vetëm të kompania. E kemi kontejnerin afër dhe qytetarët nuk i  hedhin mbeturinat në të por anash  tij. E kompania është fajtore se nuk vjen t’i largojë me kohë mbeturinat por i lenë të mbushën e pastaj  mbeturinat dalin jashtë tyre në sipërfaqe. Shumë keq, në mes të  qendrës së qytetit kundërmon era”, tha një qytetar për Radio Kosovën.

E, pas vlerësimit të gjendjes ekzistuese të kontejnerëve dhe lokacioneve ku janë të vendosur , Komuna e Prishtinës ka marrë disa hapa për përmirësimin e kësaj gjendjeje. Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, i tha Radio Kosovës se pas vlerësimit të gjendjes, e cila sipas tij, është alarmante, Komuna e Prishtinës ka hapur thirrjen për blerjen e 1 mijë kontejnerëve dhe disa kamionëve.

“Është hapur shpallja për pranimin e ofertave të cilat pritet të shqyrtohen  prej datës 15 deri me 20 gusht për blerjen e kontejnerëve të rinj dhe po ashtu edhe blerjen e kamionëve. Është planifikuar të blihen më tepër se  1 mijë  kontejnerë. Dhe pas vlerësimit të gjendjes, do të shtohen disa lokacione të reja, rritja e kontejnerëve në lokacionet ekzistuese dhe po ashtu edhe ndërrimi i disa kontejnerëve. Krejt kjo është duke u bërë për të ndihmuar ndërmarrjen ‘Pastrimi’ që të dalë nga situata e cila tani për tani është alarmante”, ka theksuar Musliu

Në shumë raste punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” kanë hyrë në grevë e që me ditë të tera nuk është  kryer asnjë  shërbim për  grumbullimin e mbeturinave.

Ndërkaq, ditë me parë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka ngritur shqetësim për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë. KMDLNJ i ka rekomanduar drejtorisë përkatëse në Komunën e Prishtinës që në të gjitha pikat ku janë të vendosur kontejnerët të mbulohen me kamera, në mënyrë që abuzuesit me mbeturina të dënohen për shkeljet eventuale që i bëjnë.

Ambienti

BE përgatitet për sezonin e zjarreve 2024

Published

on

Vera është pothuajse pranë nesh. Kjo do të thotë plazhe dhe akullore, por realiteti është se do të thotë gjithashtu të përgatitemi për sezonin e ardhshëm të zjarreve. Kjo është arsyeja pse BE-ja ka marrë këtë javë masa proaktive për të forcuar përpjekjet për shuarjen e zjarrit në mënyrë që të mbrojmë më mirë komunitetet tona dhe mjedisin.

Për vitin 2024, BE-ja ka bashkuar 556 zjarrfikës nga 12 vende që do të prepozohen strategjikisht në vende kyçe në Evropë këtë verë, si në Francë, Greqi, Portugali dhe Spanjë. Ata do të qëndrojnë të gatshëm për të mbështetur brigadat lokale të zjarrfikësve, kur shkalla e një zjarri të egër mposht aftësitë e reagimit të një vendi. Përveç kësaj, do të ketë një flotë të dedikuar rescEU të avionëve zjarrfikës për këtë verë, e përbërë nga 28 aeroplanë dhe 4 helikopterë të stacionuar në 10 Shtete Anëtare.

600 milionë euro në fondet e BE-së janë ndarë gjithashtu për blerjen e avionëve shtesë të zjarrfikësve. Financimi shtesë do të shkojë për blerjen e 12 avionëve të rinj zjarrfikës në të ardhmen, të cilët do të shpërndahen midis gjashtë vendeve anëtare të BE-së, si dhe disa helikopterëve.

Veprimet e parandalimit, gatishmërisë dhe reagimit ndaj zjarreve të egra punojnë krah për krah për të shpëtuar jetë, mjete jetese dhe për të mbrojtur mjedisin. Ndërsa ndikimi i ndryshimeve klimatike ndihet më i mprehtë çdo vit, kërcënimi i zjarreve rritet gjithashtu, duke e bërë gjithnjë e më të rëndësishme përgatitjen e duhur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Komani, liqenit që ndotja ia rrezikon bukurinë

Published

on

Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Në fillim të muajit maj kur fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Ibrahim Berisha vizitoi këtë liqe, aty shihej një sasi e madhe e mbeturinave, përfshirë thasë dhe shishe, si dhe gjësende tjera.

Liqeni rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës. Në të kaluarën, organizata që merren me mbrojtjen e mjedisit kishin ndërmarrë aksione për largimin e mbeturinave, por ato sërish janë kthyer në një sipërfaqe të madhe të liqenit.

Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona. Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike.

Tashmë një atraksion turistik në Shqipëri, bukuria e liqenit të Komanit është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Liqeni i Komanit rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës.

Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike. Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Komuna e Prishtinës përmes dronit mbjell 3000 drunjë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se  duke aplikuar teknologjin e avancuar përmes dronit të Green Wings për ripyllëzimin janë mbjell 3000 drunjë në Prishtinë.

“Kjo iniciativë do të ndihmojë në ripyllëzim, reduktimin e ndotjes së ajrit dhe promovimin e biodiversitetit për të krijuar një mjedis urban të qëndrueshëm, të pastër dhe të jetueshëm.

Vizioni ynë për Kryeqytetin përfshinë krijimin e hapësirave urbane më të pastra, më të gjelbëra dhe më të jetueshme. Ky vizion përfshinë një qasje holistike ndaj zhvillimit urban duke adresuar edhe sfidat mjedisore.

Plani i Veprimit për Qytetin e Gjelbër (GCAP) i miratuar nga Kryeqyteti ngërthen këtë vizion dhe përfshin masa konkrete për investime në infrastrukturë, dhe ndryshime tjera me fokus në transportin urban, efiçencën e energjisë së ndërtesave, menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending