Connect with us

Auto

Më shumë se 70 mijë vende pune të rrezikuara në Itali për shkak të automjeteve elektrike

Published

on

Automjetet elektrike nuk janë mjeti i vetëm efektiv për reduktimin e emetimeve të karbonit të prodhuara nga industria e automobilave, njoftoi shoqata italiane ANFIA.

Teknologjitë e tjera mund të ndihmojnë gjithashtu në dekarbonizimin e industrisë, duke përmbushur të njëjtat qëllime teksa ruan njohuritë, përvojën dhe vendet e punës në Itali, tha të martën prodhuesi italian i veturave Paolo Scudieri, president i Shoqatës Italiane të Prodhuesve të Automobilave

“Kam parasysh kontributin e mundshëm të prekshëm të biokarburanteve dhe lëndëve djegëse sintetike dhe hidrogjenit”, shpjegoi Scudieri, duke shtuar se industria italiane e veturave tashmë po investon shumë në hidrogjen, përcjell Telegrafi.

Biokarburantet dhe lëndët djegëse sintetike formojnë një kategori e-karburanteve dhe po zhvillohen për të lejuar përdorimin e vazhdueshëm të versioneve të modifikuara të motorëve me djegie të brendshme, në vend të kalimit në automjetet elektrike komerciale (BEV).

Përqendrimi ekskluzivisht në teknologjinë BEV, e cila aktualisht dominohet nga prodhuesit aziatikë, do të rrezikonte rreth 73 mijë vende pune në Itali në vitet e ardhshme, dhe lëvizshmëria elektrike nuk do të kompensonte humbjen pasi vlerëson se do të krijojë vetëm rreth 6,000 vende të reja pune.

Scudieri shtoi se rreth 450 prodhues të pjesëve të makinave në Itali, nga 2200 gjithsej, mund të fusin çelësin në bravë sepse nuk kanë filluar as ta ridrejtojnë prodhimin në teknologjinë elektrike./Media Ndërtimi.

Auto

Mercedes përgatit fabrikat për të prodhuar automjete elektrike

Published

on

Mercedes-Benz po rregullon rrjetin e tij të fabrikave për të prodhuar një gamë të re automjetesh elektrike luksoze derisa përgatitet të kalojë në versionin elektrik deri në fund të dekadës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Mercedes synon të përgjysmojë emetimet e CO2 për makinë pasagjerësh gjatë ciklit jetësor deri në fund të kësaj dekade në krahasim me vitin 2020.

“Ne jemi gati për shkallëzimin e shpejtë të vëllimeve të automjeteve elektrike”, tha Joerg Burzer, anëtar i bordit për prodhimin dhe zinxhirin e furnizimit, duke shtuar se struktura e re pasoi bisedimet midis menaxherëve dhe përfaqësuesve të punëtorëve, transmeton Telegrafi.

Fabrikat në Sindelfingen, Bremen, Rastatt – të gjitha në Gjermani – dhe Kecskemet, në Hungari, do të fillojnë prodhimin e modeleve të reja në segmentet kryesore të luksit, luksit bazë dhe luksit hyrës nga mesi i dekadës, tha Mercedes.

Sistemet e baterive do të furnizohen nga një rrjet prodhimi me fabrika në tre kontinente, tha ai.

“Prodhimi lokal i sistemeve të baterive është një faktor kyç suksesi për ngritjen elektrike të Mercedes-Benz dhe një komponent vendimtar për të qenë në gjendje të përmbushë kërkesën globale për automjete elektrike në mënyrë fleksibël dhe efikase”, thuhet në një deklaratë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Auto

Red Bull RB17 prezanton një hiperveturë hibride me 1100 kuaj/fuqi

Published

on

Departamenti i teknologjisë së avancuar të Red Bull ka njoftuar se do të projektojë, zhvillojë dhe prodhojë një hiperveturë krejt të re që do të ofrojë një përvojë superiore drejtimi në pistë.

Hipervetura e re do të quhet RB17, pasi Red Bull Racing e kapërceu “në mënyrë misterioze” këtë etiketë nga RB16 2021 në RB18 të këtij viti.

Dizajni është nënshkruar nga Adrian Newey, njeriu pas shumë makinave fenomenale të Formula 1, dhe është gjithashtu krijuesi i modelit mbresëlënës të Aston Martin, Valkyrie, përcjell Telegrafi.

Newey tani po e kthen vëmendjen te modeli RB17, i cili nuk ka gjasa të jetë i ligjshëm për rrugë, kështu që rregulloret nuk do të kufizojnë dëshirën për performancë.

“RB17 do të përmbledhë gjithçka që dimë për krijimin e veturave të kampionatit të Formula 1 në një paketë që do të ofrojë nivele ekstreme të performancës në një pistë të dedikuar me dy vende,” tha Newey.

Deri më tani është publikuar vetëm një skicë, por dihet se RB17 do të fuqizohet nga një motor hibrid V8 që do të zhvillojë më shumë se 1100 kuaj/fuqi. Vetëm 50 kopje do të prodhohen në shtëpinë e Red Bull në Milton Keynes dhe prodhimi do të fillojë në vitin 2025.

Çmimi i veturës do të jetë 6 milionë euro, pa taksa, ndaj klientët do të duhet të kenë të paktën 9 milionë euro në llogarinë e tyre për të hyrë në listën e pritjes.

Ky çmim përfshin qasje në simulatorin Red Bull F1, si dhe stërvitjen në pistë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Auto

Elon Musk i frikësohet falimentimit të Tesla-s

Published

on

Tesla po përballet me humbje prej miliarda dollarëve nga fabrikat e tyre të reja, problemet me zinxhirin furnizues dhe me mbylljet për shkak të COVID-19.

Këto kanë mjaftuar që shefi ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk, në një intervistë të fundit ta përmendë mundësinë e falimentimit.

“Dy vitet e fundit kanë qenë një makth me ndërprerjet e zinxhirit furnizues, problem pas problemi”, tha Elon Musk në një intervistë me një grup pronarësh të veturave Tesla, shkruan CNN.

“Nuk kemi mbaruar ende. Por që mbajtja hapur e fabrikave në mënyrë që të paguajmë punëtorët dhe që të mos falimentojmë është një shqetësim i madh për neve”, shtoi tutje Musk, transmeton Telegrafi.

Ndërsa gjatë intervistës, Musk tha se dy kompanitë që Tesla i hapi gjatë tremujorit në Gjermani dhe Teksas, po i kushtojnë kompanisë humbje prej miliarda dollarëve për shkak se problemet e zinxhirit të furnizimit deri tash i kanë limituar këto dy fabrika në prodhim të ulët./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending