Connect with us

Auto

Ford “tërheq” më shumë se 450,000 automjete për shkak të humbjes së mundshme të fuqisë lëvizëse

Published

on

Ford pritet “të tërheq” më shumë se 450,000 SUV dhe kamionçina kompakte në Shtetet e Bashkuara sepse mund të humbasin fuqinë e makinës si rezultat i një problemi të baterisë, tha në një alarm Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada.

Modelet e prekura përfshijnë SUV-të Ford Bronco Sport të prodhuara nga viti 2021 deri në 2024 dhe kamionçinat Ford Maverick të prodhuara nga viti 2023 deri në 2024, konkretisht në 456,565 njësi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

NHTSA tha se Ford zbuloi se një “karikim i ulët” i baterisë mund të rezultojë në një “humbje të aksesorëve elektrikë si dritat e rrezikut, ose të shkaktojë humbje të fuqisë së makinës, duke rritur rrezikun e një përplasjeje”.

“Ne jemi të përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe kënaqësinë e klientëve tanë”, tha Ford në një deklaratë për CNN./Media Ndërtimi

Auto

BMW Skytop drejt prodhimit?

Published

on

Ashtu si prezantimi i konceptit të Touring Coupe vitin e kaluar, BMW ka zbuluar një tjetër koncept, atë të Skytop.

Megjithatë, marka luksoze gjermane mund të vendosë që ta prodhojë konceptin, por njerëzit duhet të jenë të gatshëm të paguajnë një shumë të madhe parash.

Shefi i dizajnit të BMW Group, Adrian van Hooydonk, ka njoftuar se një version prodhimi i Skytop është duke u konsideruar, përcjell Telegrafi.

Ai beson se mund të prodhohen diku nga 20 deri në 25 njësi.

Çmimi nuk është bërë i ditur, por Skytop me siguri thuhet të ketë një çmim më të lartë se Seria 8 e cila kushton mbi 100 mijë dollarë.

Hooydonk beson se ekziston një treg për Skytop bazuar në shumën e parave që njerëzit janë të gatshëm të paguajnë këto ditë për modele të reja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Golf ndan imazhe të modelit të ri GTI

Published

on

Volkswagen Golf GTI Clubsport i ri debuton zyrtarisht më 31 maj.

Tani marka ka ndarë disa imazhe të modelit.

VW premton se Clubsport do të jetë GTI më i fuqishëm me rrotat e përparme, përcjell Telegrafi.

Ai vjen me një modalitet të veçantë të lëvizjes që synon pista si Nurburgring.

Ndërsa ende saktë nuk dihet se sa kuaj fuqi do të ketë, thuhet se ai do të fuqizohet nga më shumë se 241 kuaj fuqi, sa ka aktualisht GTI./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Në vendet e Bashkimit Evropian në muajin prill janë regjistruar 913.995 vetura të reja.

Published

on

Kjo është 13.7 për qind më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar, njoftoi sot Shoqata e Prodhuesve Evropianë të Automobilave (ACEA).

Në të gjitha tregjet kryesore evropiane u shënua një rritje e ndjeshme e shitjeve nga viti në vit, në Spanjë me 23,1 për qind, Gjermani me 19,8 për qind, Francë me 10,9 për qind, Itali me 7,7 për qind, transmeton Telegrafi.com

Në muajin prill, numri më i madh i automjeteve të reja me benzinë u regjistrua me 36 për qind, pasuar nga automjetet elektrike hibride (HEV) me 29,1 për qind, makinat me naftë me 12,9 për qind dhe automjetet elektrike me bateri (BEV) me 11,9 për qind.

Numri i automjeteve elektrike me bateri të regjistruara në prill u rrit me 14,8 për qind nga viti në vit, në 108,552 vetura.

Pjesa e automjeteve hibride-elektrike (HEV) u rrit ndjeshëm në bazë të vitit në vit, pasi ajo arriti në 24.9 për qind në prill të vitit 2023.

Nëse analizojmë të dhënat për katër muajt e parë të 2024, arrijmë në përfundimin se numri i automobilave të reja të regjistruara në BE u rrit me 6.6 për qind nga viti në vit në pothuajse 3.7 milionë automjete, sipas ACEA në faqen e saj të internetit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending