Connect with us

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Të huajt blenë 26% të pasurive të paluajtshme në Shqipëri – Bie numri i pronave të pashitura. Shumica prej tyre të blera me kredi

Published

on

Numri i pronave të pashitura ka rënë për shkak të uljes së cmimeve dhe rritjes së kërkesës nga të huajt. Referuar një sondazhi të Bankës së Shqipërisë me agjentë imobiliarë, 26% e pasurive të paluajtshme janë blerë nga të huajt gjatë gjysmës së dytë të vitit të shkuar, 2/3 e të cilëve ishin nga vende të BE-së.

Çmimi mesatar i banesave të shitura është ulur me 7.6% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, por ka mbetur 3.2% më lart se vlera e vitit paraardhës. Referuar Bankës Qendrore, për pronat e shitura në Tiranë, çmimet regjistruan një rënie prej 10.1% ndaj gjysmës së parë të vitit 2023, por janë rritur lehtë krahasuar me vitin 2022.

Kërkesa për prona të paluajtshme nga individë dhe biznese u mbështet nga kredia bankare, e cila ka vijuar të rritet me ritme të shpejta pavarësisht niveleve më të larta të normave të interesit. Kjo e fundit ka bërë që të rritet me 3.2% raporti i kredive me probleme. Konkretisht, 60% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar janë blerë me hua bankare. Në 60% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.

Në fund të gjashtëmujorit të dytë të vitit të shkuar, teprica e kredisë së përgjithshme të individëve shënoi vlerën 180 miliardë lekë, duke u rritur me 4.7% gjatë periudhës dhe me 8.4% kundrejt një viti më parë.  Ndërsa kredia e marrë nga bizneset për pasuri të paluajtshme deri në fund të vitit 2023 zinte rreth 38% të tepricës së kredisë së përgjithshme të bizneseve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Yamaha dhe Toyota bëhen bashkë për prodhimin e një motor V8 që punon me hidrogjen

Published

on

A do të jenë në gjendje motorët me djegie të brendshme me hidrogjen të sfidojnë veturat elektrike?

Yamaha dhe Toyota po zhvillojnë një V8 me 455 kuaj fuqi që funksionon vetëm me hidrogjen. Disa kompani dhe prodhues makinash po punojnë në zhvillimin e zgjidhjeve alternative për motorët tradicionalë me djegie të brendshme.

Toyota, Subaru, Mazda dhe Yamaha kanë bashkuar forcat në një projekt kërkimor për të zhvilluar një motor që ka karakterin e një motori me djegie të brendshme, i cili punon me hidrogjen dhe lëshon kryesisht vetëm avuj uji.

Kjo është arsyeja pse Toyota vendosi të porosisë një motor të ri V8 nga Yamaha, i cili bazohet në teknologjinë tradicionale të djegies, por që është ridizajnuar për hidrogjen. Motori V8 zakonisht gjendet në Lexus LFZ. Versioni i Yamaha me hidrogjen i V8 2UR-GSE me pesë litra prodhon 455 kuaj/fuqi në 6800 rpm, që është vetëm pak më pak se versioni me benzinë që prodhon 472 kf.

Dizajni i motorit me hidrogjen V8 nuk ndryshon shumë nga versioni me benzinë i motorit. Sigurisht, ky është një motor / demonstrues, për disa zgjidhje serioze, duhet të zgjidhen probleme serioze si rezervuarët mjaftueshëm të mëdhenj të hidrogjenit në automjete.

Janë bërë rregullime në sistemin e injektimit, kokën e cilindrit dhe sistemin e shkarkimit. Ndryshimi më i madh është në këtë të fundit. Yamaha tregoi gjithashtu motorin 5.6 litra V8 (450 kf) në versionin me varkë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar (VIDEO)

Published

on

Së fundmi, kanali Mobile Dwellings në YouTube ka publikuar një video ku shfaqet një autobus shkollor i shndërruar në një shtëpi.

E ndërtuar nga Megan dhe Landon, ai nuk është thjesht autobus me shtrat.

Çatia e tij është prerë duke i dhënë automjetit mjaft hapësirë për të qenë një shtëpi për një familje, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se procesi i shndërrimit të tij ka zgjatur një vit për të përfunduar.

Gjithashtu, dyshja e kanë zëvendësuar derën e palosshme të autobusit me një derë të shtëpisë.

Siç shihet në video, pjesë e autobusit është edhe një kuzhinë dhe banjo.

Me sa duket, çifti po e shijon jetën në rrugë, nga e cila shpesh ndajnë momente në rrjete sociale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending