Connect with us

Auto

Tesla ul çmimet e modeleve të saj në mbarë botën

Published

on

Raportohet se Tesla ka ulur çmimet e tre prej pesë modeleve të saj në SHBA, e më pas vazhdoi me uljen e çmimeve në mbarë globin, duke përfshirë edhe Kinën dhe Gjermaninë.

Ky hap nga kompania vjen pasi ajo po përballet me rënie të shitjeve dhe ndodhet në luftë të intensifikuar shitjen e automjeteve elektrike.

Bëhet e ditur se kompania e Elon Musk ka ulur çmimet e Modeleve Y, X dhe S.

Tashmë Modeli Y në SHBA kushton 42,990 dollarë, Modeli S 72,990 dollarë dhe Modeli X 77,990 dollarë, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, Tesla ka ulur edhe çmimin e softuerit “Full Self-Driving” nga 12 mijë në 8 mijë dollarë.

Ndërkohë, në Gjermani çmimi i Modelit 3 është ulur në 40 mijë euro nga 42 mijë sa ka qenë. Ulje çmimesh ka pasur edhe në vende tjera evropiane, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.

Ndryshe, kompania e Musk ka njoftuar edhe për shkurtimin e 10 për qind të stafit global të saj.

E këto veprime thuhet se i kanë dhënë fund një jave kaotike që përfshinte tërheqjen e të gjithë Cybertrucks shkaku i një defekti në pedalin e gazit.

Kompania ka njoftuar se shitjet e saj në mbarë botën kanë rënë ndjeshëm pasi konkurrenca është rritur dhe shitja e automjeteve elektrike është ngadalësuar./Media Ndërtimi

Auto

Volkswagen fton shoferët e 80 mijë veturave elektrike ID.4 për servisim, shkak defekti në softuer që fikë ekranet

Published

on

Volkswagen i ka bërë thirrje pronarëve të afro 80 mijë veturave elektrike që të lajmërohen për servisim për shkak të një defekti në softuer që bën që ekranet të mbeten të fikur.

Kjo vlen për SHBA-në, Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA) të së cilës njoftoi se “ky gabim mund të rezultojë në humbjen e informacionit të shpejtësisë ose kamerës”.

Kjo thirrje vlen për modelet e automjeteve elektrike ID.4 të prodhuara nga viti 2021 deri në vitin 2023, transmeton Telegrafi.

Nga Volkswagen kanë paralajmëruar se dështimi i kamerës rrit rrezikun e përplasjeve ose aksidenteve të tjera kur automjeti lëvizë mbrapa dhe se ekranet e fikur në kabinë mund të rrisin gjithashtu rrezikun e aksidenteve.

VW tha se nuk ka pasur aksidente të raportuara të shkaktuara nga këto probleme, megjithëse janë bërë 354 kërkesa për garanci./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Hulumtimi shkencor: Veturat elektrike janë më të rrezikshme për këmbësorët

Published

on

Veturat elektrike paraqesin një rrezik më të madh për këmbësorët sesa automjetet me motorë me djegie të brendshme.

Sipas një studimi në Mbretërinë e Bashkuar, këmbësorët kanë dy herë më shumë gjasa të goditen nga automjetet elektrike/hibride sesa automjetet me benzinë ose me naftë.

Një nga arsyet mund të jetë se automjetet janë më të qeta – veçanërisht në qytete, ato janë më pak të dëgjueshme për shkak të zhurmës përreth, shpjegon ekipi shkencor në Journal of Epidemiology & Community Health.

Drejtuesit e veturave elektrike ose hibride duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje këmbësorëve sepse ata mund të mos i dëgjojnë dhe të ecin në rrugë, thanë shkencëtarët. Duhet të bëhen gjithashtu përpjekje për të zbutur rrezikun në rritje. Zgjidhjet e mundshme teknike përfshijnë sistemet e shmangies së përplasjeve dhe frenimin autonom emergjent.

Studiuesit e udhëhequr nga Phil Edwards nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër hetuan rrezikun e aksidenteve në Britani të Madhe duke përdorur të dhëna nga viti 2013 deri në 2017.

Janë regjistruar rreth 96 mijë aksidente me këmbësorë, të cilët janë përplasur nga një autoveturë ose një taksi. Automjetet me motorë naftë ose benzinë (pak më pak se 72 mijë) u përfshinë në afërsisht tre të katërtat e aksidenteve, dhe automjetet elektrike ose hibride u përfshinë në dy për qind (rreth 1700).

Për rreth një çerek nuk u dha asnjë informacion. Studiuesit i vendosën këto shifra në lidhje me distancën e përshkuar nga çdo lloj automjeti dhe llogaritën shkallën e aksidenteve për këmbësorët në rreth 160 milionë kilometra. Mesatarja vjetore për automjetet elektrike dhe hibride ishte 5.16, dy herë më shumë se për automjetet me benzinë dhe naftë (2.40). Shumica e aksidenteve kanë ndodhur në zonat urbane./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

BMW Skytop drejt prodhimit?

Published

on

Ashtu si prezantimi i konceptit të Touring Coupe vitin e kaluar, BMW ka zbuluar një tjetër koncept, atë të Skytop.

Megjithatë, marka luksoze gjermane mund të vendosë që ta prodhojë konceptin, por njerëzit duhet të jenë të gatshëm të paguajnë një shumë të madhe parash.

Shefi i dizajnit të BMW Group, Adrian van Hooydonk, ka njoftuar se një version prodhimi i Skytop është duke u konsideruar, përcjell Telegrafi.

Ai beson se mund të prodhohen diku nga 20 deri në 25 njësi.

Çmimi nuk është bërë i ditur, por Skytop me siguri thuhet të ketë një çmim më të lartë se Seria 8 e cila kushton mbi 100 mijë dollarë.

Hooydonk beson se ekziston një treg për Skytop bazuar në shumën e parave që njerëzit janë të gatshëm të paguajnë këto ditë për modele të reja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending