Connect with us

Auto

Kjo është vetura elektrike që kushton vetëm 13 mijë euro

Published

on

Një veturë elektrike (EV) me pak më shumë se 160 kilometra rreze dhe një çmim nën 13 mijë eurosh nuk tingëllon e mundur në ditët e sotme, duke marrë parasysh çmimet e makinave elektrike për momentin, por kjo është pikërisht ajo që Nissan ka prezantuar në Japoni.

Nissan Sakura u prezantua vetëm pak ditë më parë, me dimensionet e jashtme që e vendosin atë në klasën e makinave kei, transmeton Telegrafi.

Sakura, megjithatë, është një makinë e vërtetë me katër dyer me aftësi shumë reale, me baterinë e saj 20.0 kWh që i jep asaj një rreze prej 180 kilometrave në ciklin e testimit WLTC të vendit.

Më e rëndësishmja, makina e emërtuar për lulëzimin tradicional të qershisë në Japoni ofron një dritare në atë se si është transporti personal elektrik ekonomik jashtë Amerikës së Veriut.

I fuqizuar nga një motor elektrik i vetëm që prodhon 63 kuaj fuqi, 1,070 kilogram për mbajtur, por do të bëjë atë që ne i konsiderojmë shpejtësi normale në autostradë mjaft lehtë, duke arritur në 128 kilometër për orë./Media Ndërtimi.

Auto

Për shkak të rregullave të reja, ekranet e mëdhenj do të zhduken nga veturat?

Published

on

Rritja e popullaritetit të ekraneve gjigante në vetura ka ardhur në kurriz të butonave, duke e bërë të vështirë për shumë shoferë përdorimin e funksioneve të caktuara gjatë vozitjes, por kjo mund të ndryshojë së shpejti.

Butonat fizikë mund të kthehen nëse prodhuesit e automjeteve duan të marrin vlerësimin maksimal të sigurisë nga Euro NCAP për automjetet e tyre. Me fjalë të tjera, rregullat e reja që duhet të hyjnë në fuqi në janar të vitit 2026 do t’u heqin pikë automjeteve që nuk kanë kontrolle të caktuara tradicionale, shkruan Motor1.

Programi Evropian i Vlerësimit të Sigurisë së Makinave të Reja synon të ulë vlerësimin e volumit për automobilat që nuk kanë pulla, butona ose çelësa për funksionet e mëposhtme: sinjalizues, dritat e rrezikut (të katër treguesit), bori, fshirëse dhe thirrje emergjente./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Vetura “më e përballueshme” e Mercedes-Benz do të vazhdojë prodhimin

Published

on

Mercedes-Benz A-Class duket se do të qëndrojë në treg më gjatë se sa pritej, edhe pse marka gjermane po largon shumë nga modelet e saj më të përballueshme dhe më pak fitimprurëse.

Shefi i Mercedes-Benz, Ola Källenius, tha se barazia e kostos së automjeteve elektrike dhe atyre me derivate është “vite larg”.

Kompania kohët e fundit ka vonuar objektivin e saj që automjetet elektrike të përbëjnë 50 për qind të shitjeve të saj globale, dhe ky synim ka ndryshuar për të përfshirë veturat hibride plug-in, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, Mercedes ka konfirmuar se do të ofrojë katër automjete të reja në arkitekturën e tij MMA, megjithëse kjo pritet të përfshijë variante elektrike.

Kjo gamë e veturave ‘Entry Luxury’ do të përfshijë një coupe me katër dyer, një shooting brake, dhe dy modele SUV. Automjeti i parë i prodhuar me arkitekturën MMA pritet të debutojë këtë vit.

Marka ka konfirmuar se synon të regjistrojë fitime më të mëdha nga ato vetura, si pjesë e një shtytje nga kompania për të arritur kushte më të favorshme tregu.

Ndryshe, A-Class ishte automjeti më i shitur i Mercedes në Australi gjatë vitit 2023 me gjithsej 2,392 shitje./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Volkswagen prodhon një veturë për fermerë, por nuk është ‘pick-up’

Published

on

Volkswagen Polo do të mbushë 50 vjet, shumë për një veturë që ka marrë me kalimin e viteve forma të ndryshme, shkruan Motor1.

Që nga lansimi në vitin 1975, është shitur si “hatchback”, limuzinë apo “crossover” – mbani në mend Polo Cross?

Këtë vit, kompania gjermane që ka fabrikën në Brazil është duke e shqyrtuar idenë për një version “më të egër dhe më të ngritur”, transmeton Telegrafi.

Fjala është për Polo Robust, një veturë supermini e dedikuar nga inxhinierët enkas për fermerët. VW Brazil pretendon se vetura është zhvilluar dhe testuar për klientët e segmentit bujqësor.

Duke marrë parasysh se ata lëvizin nëpër terrene më të ashpra, vetura është më e ngritur paksa sesa versionet bazike.

Kabina është e veshur me materiale të veçanta që e bën më të lehtë pastrimin, duke marrë parasysh se fermerët shumicën e rasteve janë me rroba të punës.

Por kur bëhet fjalë për ngarkesa të mëdha, kjo veturë nuk do ta ketë këtë përparësi pasi ka një motor të vogël 1 litërsh me benzinë, që prodhon vetëm 84 kuaj-fuqi.

Fuqia motorike bartet në rrotat e përparme falë ndërruesit manual me pesë shpejtësi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending