Connect with us

Aktuale

Sigurimi i detyrueshëm për pronat, variantet e FMN-së dhe BB-së për shtëpitë

Published

on

Përmbytjet e fundit në Shqipëri sollën edhe një herë në vëmendje atë që qeveria e ka lakuar disa herë por që ende nuk ka marrë një masë konkrete ligjore.

Përmbytjet e fundit në vend sollën edhe një herë në vëmendje atë që qeveria e ka lakuar disa herë por që ende nuk ka marrë një masë konkrete ligjore. Sigurimin e detyrueshëm të pronës. Në fakt ky është një diskutim i hershëm mes qeverisë dhe institucioneve ndërkombëtarë financiare si Banka Botërore apo Fondi Monetar Ndërkombëtar por akoma nuk ishte dhënë asnjë sinjal konkretizimi. Kryeministri Edi Rama u shpreh se nisma ligjore do të shihet me përparësi duke i hapur rrugë kështu sigurimit të detyrueshëm të pronës.

“Është sigurisht e përparësi marrja e nismës ligjore për sigurimin e banesave ndaj përmbytjeve dhe bizneseve. Jemi ende i vetmi vend që nuk ka një masë të tillë në ligj dhe ku pastaj njerëzit e prekur mbeten në mëshirën e fatit dhe në pritje vetëm nga buxheti i shtetit që nuk mund të përballojë gjithçka gjithmonë edhe pse këtë herë, ne do ti përballojmë, si dhe herën e kaluar, gjithë detyrimet që burojnë nga kjo krizë. Është shumë e rëndësishme që gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit si në çdo vend normal të sigurohen në mënyrë që dëmet e tyre të kompensohen në bazë të këtij mekanizmi” tha Rama.

Sigurimi i pronës ndaj katastrofave ka zënë një vend të veçantë në debatet me FMN dhe Bankën Botërore por vëmendja e tyre ka qenë kryesisht tek pasojat nga një tërmet e mundshëm duke qenë se Shqipëria është një zonë me aktivitet të lartë sizmik.

Por çfarë thotë në fakt FMN dhe BB për ShqipërinëNë tre raporte të ndryshme që i takojnë vitit 2014 Banka Botërore dhe FMN japin disa aspekte për sigurimin e detyrueshëm të shtëpive. Së pari që ende kjo mbetet një pikë e dobët e tregut shqiptar ku në 100 banesa vetëm 2 janë të siguruara. Por edhe pse me këtë nivel Banka Botërore vlerëson se ekspozimi është i lartë për kompanitë.

“Edhe me ketë mbulim një portofol tipik për sigurimin nga tërmetet me një kompani që ka një kapital minimal prej 3 milionë eurosh ekspozohet ndaj akumulimit të një risku ndaj tërmeteve me vlerë 380 milionë euro” vlerën Banka Botërore. Ajo nënvizon se duhet të forcohen kapacitetet në mënyrë që kompanitë të paguajnë në kohë pretendimet që mund të ngrihen.

Banka Botërore nënvizon ngritjen e një Programi Sigurimi Kombëtar për Tërmetet që do të sanksionojë se sigurimi për shtëpitë duhet të bëhet i detyrueshëm. Arsyeja pse kjo do të bëhet përmes një programi tërmeti dhe jo përmbytjeje është sepse risku i tërmetit është evident për gjithë zonat në Shqipëri.

“Bërja me detyrim e sigurimit të shtëpisë do të sigurojë një pjesëmarrje më të gjerë duke kontribuuar në një difersifikim më të mirë të riskut por edhe për të siguruar përqindje më të favorshme në marrëveshjet e ri sigurimit në tregjet ndërkombëtarë” shprehet Banka Botërore.

Po kështu sugjerohet që primi i sigurimit të mos jetë shumë i lartë duke rekomanduar një vlerë 50 euro ne vit për një kompensim që mund të varioje nga 20 mijë në 40 mijë euro.

Gjithashtu skema mund të ketë diferencime ku shtëpinë në ndërtim pra të papërfunduara dhe ato të pabanuara të kenë një prim më të ulët.

Aktuale

Rritja e qirave dhe kriza e strehimit kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane

Published

on

Rritja e qirave dhe çmimet e larta të pronave rrezikojnë të kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane pasi partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste fillojnë të shfrytëzojnë zemërimin në rritje të publikut mbi krizën e banesave në kontinent, thonë ekspertët.

Javë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, në të cilat partitë e ekstremit të djathtë parashikohet të përfundojnë të parat në nëntë shtete anëtare të BE-së dhe të dytat ose të tretat në nëntë të tjera, strehimi ka potencialin të bëhet një nxitës i fuqishëm i mbështetjes së ekstremit të djathtë sa emigracioni.

“Partitë e ekstremit të djathtë përparojnë kur mund të shfrytëzojnë boshllëqet sociale që dalin nga investimi i pamjaftueshëm dhe planifikimi joadekuat i qeverisë … dhe kur mund të fajësojnë të huajt”, tha raportuesi special i OKB-së për të drejtën për strehim.

“Kjo është situata në të cilën ndodhen tani shumë vende të BE-së”, tha Balakrishnan Rajagopal për Guardian.

“Kriza e strehimit nuk po prek më vetëm personat me të ardhura të ulëta, emigrantët, familjet me një prind, por shtresat e mesme. Kjo është çështja sociale e shekullit të 21-të.”

Çmimet e banesave të përballueshme kanë ndezur protesta në Lisbonë, Amsterdam, Pragë, Milano dhe – jashtë BE-së – po Londër, me të rinjtë të cilët janë kundër qirave që marrin  gjysmën e të ardhurave të tyre dhe hipotekat 10 herë më shumë se paga mesatare./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj

Published

on

Terminalit Doganor në Ferizaj i skadon licenca në qershor. Zyrtarët e saj thonë se nëse mbyllet Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga shtetet tjera.

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor kanë nënshkruar peticion për institucionet duke kërkuar që t’i vazhdohet licenca terminalit pasi nuk kanë asnjë ankesë dhe kushtet në terminalet publike nuk i plotësojnë kërkesat e tyre.

Përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë nga qeveria që të reflektoj mbi faktet e paraqitura dhe të rishqyrtoj politikat për terminalet, raporton RTK.

Minisitri Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, pak ditë më parë ka thënë për media se kjo çështje është brenda Komisionit përkatës

“Ne kemi marrë letër edhe nga Komuna e Ferizajt dhe pak a shumë jemi të njoftuar me situatën, është bërë edhe aplikimi nga ana e kompanisë, e cila sipas ligjit gjashtë ditë para duhet të bëjë aplikimin për vazhdimin e kësaj licence. Çështja e kësaj licence natyrisht do të mbetet brenda komisionit përkatës i cili merret dhe trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera”, tha ai.

Ministri Aliu ka theksuar se pretendimet e paraqitura do të trajtohen mjaft seriozisht edhe në ministrinë që e drejton ai, por edhe në Ministrinë e Financave./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending