Aktuale
Rrëfimi për bllokun e parë të banesave në Prishtinë [video]
Historia e blloqeve në Prishtinë fillon në vitin 1947 me bllokun e parë që u përfundua në vitin 1953. Blloku i parë i banesave në Prishtinë ishte ndërtuar nga të burgosurit hungarez të cilët ishin marrë peng gjatë kësaj kohe. Banorët e kësaj lagjeje përbënin një “Çerdhe intelektualësh”, pasi secili prej banorëve ishte fytyrë publike dhe kishte një funksion në shoqëri.
Në këto blloqe të cilat ishin ndërtuar herët në kohë kishin banuar profesorë, artistë, këngëtarë, inxhinierëve, përgjithësisht njerëz me ndikim në shoqëri. Prej banorëve të parë që ishte vendosur në këtë bllok që nga viti 1954 ka qenë edhe Fatmir Bajrami.
Bajrami ka rrëfyer për Ndërtimin. Info gjërat lidhur me ndërtimin e këtij blloku banesash, fëmijërinë e tij, sigurinë që kishin fëmijët e kësaj lagje, për kinematë e improvizuara nëpër oborre dhe shumë çka tjetër.
“Si fëmijë kam qenë i privigjuar për faktin se ka qenë një jetë e organizuar. Në atë kohë ne kemi një pasur pishinë ku kemi mësuar bazat e para të notit, pastaj kemi pas një klub të të rinjve ku kemi mësu hapat e pare të vallëzimit. Kishim edhe projeksione të filmit dilshim në ora 12:00 , aty u merrte rryma nga katet e para dhe filmi u projektonte në mur. Ishin filma të asaj kohe luftarak e ne të gjithë dilshim jashtë me karrike u rreshtojshim për me i shiku filmat”, ka thënë Bajrami.
Duke pasur parasysh se kjo lagje ka qenë e banuar vetëm nga shtresa intelektuale të kohës, Bajrami, kameraman i vjetër i Radio Televizionit të Prishtinës, ka thënë se vetë sistemi i asaj kohe ta ka imponuar të banosh në këtë pjesë të qytetit.
“Në atë kohë vetë sistemi i ka vendos ata njerëz këtu. Sigurisht, profesorët kanë qenë shumë të rrallë të asaj kohe kanë qenë njerëz eminent të arsimit ata nuk ke mujt me i lëne kudo kështu që i kanë strehu këtu”, ka shtuar më tutje Bajrami.
Por, edhe pse jetonin nëpër këto banesa të cilat ishin të parat në vend, kjo nuk i bënte të ishin më të privilegjuar se të tjerët, bilës të gjitha lojërat të cilat i bënin fëmijët i zhvillonin bashkërisht me fëmijët e tjerë që jetonin në shtëpitë rrotull.
Lidhur me investimet dhe gjendjen aktuale të cilën e kanë këto banesave Bajrami ka thënë se ka pasur shumë pak investime dhe se me të vërtetë duhet një investim i mirëfilltë.
“Një herë janë rregullu fasadat brenda. Kanë bërë adaptime, nënkulme, pa kurfarë kontrolli sidomos pas luftës e këndej ka ndryshu shumë çka po sigurisht kjo pasi është privatizimi sepse ma herët ka qenë me qira e tash secili punon për veti, por është mëkat pse këtu nuk bëhet një investim i mirëfilltë”, ka shtuar tutje ai.
Për fund, Fatmir Bajrami fatkeqësisht e pranon se kjo nuk është lagjja ku ai është rritë dhe ku është plakë pothuajse.
Aktuale
Çdo transaksion shitjeje i pasurive të paluajtshme duhet të ketë kontratën e përgjegjësisë së ndërtuesit
Aktuale
Peizazhi skulptural ‘Abetare’ i Petrit Halilajt ekspozohet në Muzeun Metropolitan në Nju Jork
Aktuale
Rasti “Toka 2”, dëshmitari thotë se mbrojtësit e familjes së tij u tërhoqën nga lënda pasi u kërcënuan nga dikush
-
Infrastrukturë3 days ago
Komuna e Prishtinës përzgjedh fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës
-
Aktuale3 days ago
Një kompani ndërtimi dëmton kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve
-
Aktuale3 days ago
Rasti “Toka 2”, dëshmitari thotë se mbrojtësit e familjes së tij u tërhoqën nga lënda pasi u kërcënuan nga dikush
-
Infrastrukturë3 days ago
Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj
-
Infrastrukturë3 days ago
Skanska nënshkruan çmimin përfundimtar prej 612 milionë dollarësh për përmirësimin e Terminalit Detar të Brooklynit
-
Infrastrukturë3 days ago
Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës
-
Infrastrukturë3 days ago
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë
-
Infrastrukturë3 hours ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
You must be logged in to post a comment Login