Connect with us

Aktuale

Çdo transaksion shitjeje i pasurive të paluajtshme duhet të ketë kontratën e përgjegjësisë së ndërtuesit

Published

on

Produkti i sigurimit të përgjegjësisë së ndërtuesit pësoi rënie për të dytin vit radhazi vitin e kaluar.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në Shqipëri (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto në këtë produkt zbritën në vlerën e 461 milionë lekëve, në rënie me 13.6% krahasuar me vitin 2022.

Sigurimi i përgjegjësisë së ndërtuesit për objektet e ndërtuara u bë efektiv në fund të vitit 2019, me qëllim mbrojtjen e blerësve në rast të defekteve apo gabimeve në ndërtimin e objektit.

Çdo transaksion shitjeje i pasurive të paluajtshme, duhet të shoqërohet edhe me kontratën e sigurimit të përgjegjësisë së ndërtuesit, si pjesë e dokumentacionit të kërkuar nga Agjencia e Kadastrës për regjistrimin e kalimit të pronësisë.

Rënia e primeve nga ky sigurim mund është një sinjal se transaksionet në tregun e pasurive të paluajtshme kanë shfaqur sinjale ngadalësimi, pas rritjes me ritme të larta në periudhën pas pandemisë.

Megjithatë, rënia e primeve për të dytin vit radhazi, ndërkohë që çmimet kanë ndjekur një tendencë të qartë në rritje, sidomos për vitin 2022, mund të jetë një tregues i faktit se një pjesë e konsiderueshme e pronave nuk sigurohen për vlerën e tyre të tregut.

Shpeshherë, kontratat e shitjes së pasurive të paluajtshme nga ndërtuesit nuk deklarohen për vlerën e tyre reale.

Në bazë të kontratës së sigurimit për përgjegjësinë e ndërtuesit, shoqëria e sigurimit merr përsipër të dëmshpërblejë në favor të të siguruarit dëmet e ndodhura drejtpërdrejtë dhe dëmet ndaj të tretëve,

të shkaktuara nga shembja tërësore ose pjesore e ndërtesës, ose kur ndërtesa paraqet rrezik të dukshëm shembjeje, ose defekte të tjera të rënda, që ndodhin si pasojë e problemeve të lidhura me tokën mbi të cilën është kryer ndërtimi, ose për shkak të një apo disa defekteve të ndërtimit.

Produkti nuk ofron mbrojtje në rast të dëmtimeve të ndodhur nga fatkeqësitë natyrore dhe ku nuk mund të provohet përgjegjësia e ndërtuesit, ndaj nuk duhet kuptuar si sigurim që të mbron nga katastrofat.

Limiti i përgjegjësisë së kontratës së sigurimit nuk duhet të jetë më i ulët se vlera totale e çmimit të shitjes të përcaktuar në kontratën e kalimit të pronësisë së pasurisë së paluajtshme, ndërsa tarifa vjetore e primit të sigurimit nuk mund të jetë më e ulët se 0.1% e limitit të përgjegjësisë.

Për shembull, nëse një pronë shitet me një çmim 100 mijë euro, ndërtuesi duhet të paguajë gjithsej 1 mijë euro për sigurimin e saj gjatë një periudhe 10 vjeçare.

Megjithëse ligji ia ngarkon këtë sigurim si detyrim ligjor ndërtuesve, në praktikë ata ia kanë transferuar primin blerësve të pasurive të paluajtshme, duke krijuar një barrë shtesë për ta./Media Ndërtimi

Aktuale

Shtëpia e filmit ikonik “Home Alone” shitet për 5.2 milionë dollarë

Published

on

Shitet shtëpia nga filmi ikonik “Home Alone”, e cila ndodhet në Winnetka afër Çikagos. Ndërtesa luksoze kushton 5.2 milionë dollarë.

Shtëpia është rinovuar tërësisht dhe është zgjeruar në vitin 2018 dhe pronarët aktualë kanë jetuar në të për 12 vjet.

Pronarët e rinj do të kenë në dispozicion pesë dhoma gjumi dhe gjashtë tualete. Përveç kësaj, shtëpia ka një kinema, si dhe një fushë sportive të brendshme.

Në momentin e xhirimeve të pjesës së parë të filmit “Home Alone”, kjo shtëpi luksoze i përkiste familjes Abendschien. Ata e zotëronin shtëpinë nga viti 1988 deri në vitin 2011, kur e shitën për 2.4 milionë dollarë.

Kjo familje jetoi në shtëpi vetëm një vit e gjysmë kur e kërkoi Chris Columbus, regjisori i një prej filmave më të njohur të Krishtlindjeve.

“Ai na tha se shtëpia jonë është ideale për xhirime. Nuk e kishim idenë se filmi do të kishte një sukses të tillë,” thanë pronarët më herët.

Gjatë xhirimeve të “Home Alone”, ata kanë qëndruar kryesisht në dhomën e gjumit për rreth gjashtë muaj, ndërsa në pjesën tjetër të shtëpisë janë filmuar skena të njohura nga komedia./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rusia do të ndërtojë central bërthamor “jetik” në Uzbekistan

Published

on

Rusia dhe Uzbekistani e kanë nënshkruar një marrëveshje, sipas të cilës, Moska do ta ndërtojë një central të vogël bërthamor në vendin e Azisë Qendrore.Kjo marrëveshje ishte në mesin e disa marrëveshjeve të nënshkruara më 27 maj në Tashkent mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij uzbek, Shavkat Mirziyoev.

Lideri uzbek e lartësoi projektin si “jetik” në një komunikatë të publikuar nga zyra e tij për media pas bisedimeve me Putinin, në të cilët u theksua se Uzbekistani i ka “rezervat e veta të mëdha të uraniumit”.

Ndërkohë, Putini u zotua se do të bëjë “gjithçka për të punuar në mënyrë efikase” për tregun e energjisë bërthamore të Uzbekistanit.

Nëse kjo marrëveshje miratohet, centrali bërthamor do të jetë i pari në Azinë Qendrore, dhe do ta thellojë edhe më shumë ndikimin rus në rajon.Putini theksoi se Rusia do t’i derdhë 400 milionë dollarë në një fond të përbashkët investimi 500 milionë dollarësh për t’i financuar projektet në Uzbekistan.

Mirziyoev tha gjithashtu se Tashkenti është i interesuar të blejë më shumë naftë dhe gaz nga Rusia./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE i kërkon Kosovës t’i zbatojë përkushtimet sipas udhërrëfyesit të dekarbonizimit të Sekretariatit Energjetik.

Published

on

Përfaqësues të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë kanë kërkuar nga institucionet që ta zbatojnë me përkushtim udhërrëfyesin për dekarbonizimin të Sekretariatit të Energjisë, raporton Ekonomia Online.Këtë kërkesë e ka bërë, Anna Carin Platon, shefe e Seksionit të BE-së për Politikë, Ekonomi dhe Integrim në BE, në panelin me temën “Mobilizimi i kapitalit publik dhe privat për të përshpejtuar investimet e qëndrueshme”, që u mbajt në kuadër të Forumit për Investime të Qëndrueshme.

“Mendoj që një prej mësimeve më të rëndësishme të mësuara për Kosovën, për rajonin, është që kemi qenë tepër të varur nga burimet e karbonit të energjisë dhe jemi varur shumë nga furnitorët energjetikë të pasigurt. Kjo është tani ajo që po mund të zgjedhim në BE. Caku ynë për zvogëlimin e emetimeve të gazrave është që të vendosen në 55 për qind deri në vitin 2050. Këtë e thotë pakoja e përshtatshme që përbëhet nga pako gjithëpërfshirëse për legjislacionin e energjetikë, është gjithpërfshirëse, ndërsektoriale dhe është për zbatimin e vet marrëveshjes evropiane të gjelbër.

Kosova duhet të ndjekë këtë shembull, ka bërë një hap me miratimin e strategjisë për ndryshime klimatike. Ligji i parë për ndryshime klimatike në Kosovë që është miratuar nga qeveri është hap domethënës në këtë drejtim. Dorëzimi i draftit të parë të planit për energji dhe ndryshime klimatike tek Sekretariati Energjetikë gjithashtu është një hap shumë pozitiv. Inkurajojmë Kosovën si palë e traktatit energjetikë që t’i zbatojë përkushtimet sipas udhërrëfyesit të dekarbonizimit të Sekretariatit Energjetik se bashku me rekomandimet e Sekretariatit Energjetik”, ka thënë ajo.

Zef Dedaj, ushtrues detyre i drejtorit të Përgjithshëm të KIESA-s në kuadër të MINT-it, tha se Agjencia që ai udhëheq, i ka organizuar mbi 40 panaire e aktivitete ndërkombëtare më 2021 dhe 2023, me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së kompanive vendore në tregun ndërkombëtar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending