Arkitekturë
Pesë universitete që ofrojnë kurse falas të inxhinierisë online [linqet]
Më poshtë mund të gjeni listen e disa prej kurseve inxhinierike online që ofrohen falas. Secili kurs ka në dispozicion temat që i mbulon dhe kurrikulën e kursit. Nga këto kurse studentët nuk fitonjë kredi kolegji ose nuk kanë qasje me profesorët mirëpo ata gjithashtu nuk kanë nevojë të regjistrohen ose të paguajnë.
Këto kurse janë shumë të dobishme për nxënësit që janë të diplomuar ose që janë në shkolla inxhinierike për njohuri dhe specializime shtesë.
1.Carnegie Mellon University
Inxhinieria Statike mbulon tema të forcës të tilla si fërkimi ekulibrit dhe lidhjeve me inxhinieri. Mësimet përfshijnë tekstin, ecurinë e punës të prezantuar me audio, imazhe dhe teste për ushtrim e vetëvlerësimit. Kursi ka si bazë trigonometrinë dhe algjebren kështu që personat që e fillojnë ketë kurs duhet të sigurohen që kanë njohuritë elementare në këto fusha.
- Delft University of Technology
Videot e klasave janë të prezantuar, studentët mund të shikojnë ligjërata për këto kurse përmes faqes së internetit të shkollës ose në iTunes gjithashtu nxënësit kanë mundësi të marrin ndihmë të drejtpërdrejtë përmes grupeve të studimit online. Në këtë universitet ofrohen kurset si :
- Dizajni i qarqeve të integruara
- Identifikimi i sistemit dhe vlerësimit të parametrave
Lëkundjet- është i përshtatshëm për studentë të inxhinirisë të hapësirës ajrore për të mësuar më shumë rreth forcave, vibracionit të lirë dhe sistemeve të shumëfishta të lirisë përmes 7 leksioneve. Nxënësve u kërkohet të sigurojnë tekstin që përfshinë një paketë softeri, megjithatë janë të disponueshme detyrat dhe provimet.
- Massachusetts Institute of Technology
Inxhinieri Kimike e Integruar II nuk kërkon një libër mësimi, por ky kurs i lartë i dizajnit mbështetet në lexime nga një shumëllojshmëri burimesh. Temat përfshijnë impiantet kimike dhe mjetet e modelimit të industrisë. Përdoruesit do të gjejnë video dhe shënime leksionesh PDF për të shoqëruar shumë nga 13 temat .
Hyrje në bio-inxhinierizimin u mundëson nxënësve të shqyrtojnë opsionet e biomjekësisë, bazën shkencore për këtë fushë dhe llojet e hulumtimeve të kryera nga anëtarët e fakultetit.
Hyrje në Dizajnin e Ndërtimtarisë i fut studentët në dizajnin inxhinierik, zgjidhjen kreative të problemeve dhe çështjet e projektimit të inxhinierisë civile. Nxënësit do të duhet të kenë mjetet vizatuese , duke përfshirë softuerin për dizajnin kompjuterik (CAD).
Menaxhmenti i Inxhinierisë ku studentët mund të gjejnë burimet për leximet e kërkuara në këtë kurs. Përmbajtja e kursit përfshin ide, leksione financiare, zhvillim biznesi dhe analiza raporti.
Metoda numerike për Inxhinierinë Mekanike është në dispozicion për përdoruesit për të shkarkuar, së bashku me grupet e problemeve. Studentët mësojnë konceptet e programimit dhe ekuacionet diferenciale të zakonshme. Dosjet PDF të leximeve dhe videot mbështetëse janë në dispozicion për shumë njësi.
4.University of California – Berkeley
Inxhinieri Elektrike është një kurs universitar që trajoton tema të tilla si funksionet e transferimit, përgjigja e frekuencës dhe llogaritjet e energjisë. 24 video janë në dispozicion përmes iTunes.
5.Utah State University
Inxhinieria biokimike është një kurs i nivelit të lartë që përfshin tema të tilla si termodinamika, kinetika dhe përdorimi i biokatalistëve për analizë dhe dizajn. Nxënësit duhet të sigurojnë tekstet shkollore dhe materiale të tjera të leximit, megjithëse shënimet e leksioneve dhe fletushkat janë në dispozicion në formatin PDF për kapitujt e zgjedhur.
Sistemet e Komunikimit I është një kurs i nivelit të lartë i lidhur me fushën e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike. Laboratorët që mbështeten në softuerin MATLAB, detyrat e shtëpisë dhe librat e kërkuara ndihmojnë studentët të kuptojnë komunikimin analog, modulimin / demodulimin dhe komunikimin digjital.
Mekanika e fluideve është e dedikuar për studentët që kanë një njohuri në statikë, dinamikë, dhe aplikacione të tjera të matematikës specifike. Nxënësit shqyrtojnë tema, duke përfshirë statikën e fluideve matjen e rrjedhës dhe fërkimin e tubave përmes temave dhe materialeve të tjera të leximit dhe problemeve me zgjidhjet.
Linqet:
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Aktuale3 days ago
Një kompani ndërtimi dëmton kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve
-
Aktuale3 days ago
Rasti “Toka 2”, dëshmitari thotë se mbrojtësit e familjes së tij u tërhoqën nga lënda pasi u kërcënuan nga dikush
-
Infrastrukturë3 days ago
Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj
-
Infrastrukturë3 days ago
Skanska nënshkruan çmimin përfundimtar prej 612 milionë dollarësh për përmirësimin e Terminalit Detar të Brooklynit
-
Infrastrukturë3 days ago
Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës
-
Infrastrukturë3 days ago
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë
-
Infrastrukturë5 hours ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë3 hours ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
You must be logged in to post a comment Login