Connect with us

Infrastrukturë

Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës

Published

on

Në muajin maj do të hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës. Kryeministri Rama tha se ky aeroport do t’i shërbejë të gjithë zonës së jugut, ndërsa korriku hapet edhe segmenti Thumanë-Kashar.

“Në korrik në gusht në vijim s’do kalojnë më andej nga kaloni vazhdimisht. Do kenë të hapur segmentin Thumanë-Kashar me standarde të tjera si pjesë e korridorit blu. Në maj hapim garën për aeroportin e Gjirokastrës, që do i shpërbejë të gjithë zonës së jugut”, tha Rama./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Moldavia kontribuon në dixhitalizimin e sistemit energjetik duke ndërtuar një rrjet inteligjent

Published

on

Një grup i parë matësash inteligjentë po instalohet aktualisht tek konsumatorët në disa lokalitete si pjesë e një programi pilot të kryer nga Ministria e Energjisë me mbështetjen e PNUD-it në Moldavi. Programi do të zgjerohet më vonë, falë mbështetjes financiare të Qeverisë Italiane, të ofruar nga UNDP.

Një pjesë e matësve janë instaluar nga Premier Energy Distribution në komunën e Kishinau dhe gjashtë periferi dhe një pjesë tjetër – nga RED Nord, në rajonin verior, duke përfshirë periferinë e Bălți. Matësit janë instaluar në amvisëri të përzgjedhura sipas kritereve të vendndodhjes gjeografike, dendësisë së popullsisë, cenueshmërisë së energjisë, gjendjes socio-ekonomike, disponueshmërisë së infrastrukturës etj.

Matësit inteligjentë do të matin konsumin në intervale të shkurtra, parametrat e cilësisë së energjisë dhe do t’i transmetojnë të dhënat automatikisht, në mënyrë të sigurt dhe pa gabime te furnizuesi i energjisë, pa qenë nevoja që punonjësit e kompanive të shpërndarjes të lexojnë fizikisht matësat. Në të njëjtën kohë, furnizuesi do të faturojë konsumin aktual të energjisë, jo të vlerësuar dhe shpërndarësi do të jetë në gjendje të identifikojë aksidentet më shpejt dhe të zvogëlojë kohën e përgjigjes.

Të dhënat e mbledhura në kuadër të programit do të përdoren për të zhvilluar politika të reja për konsum më efikas. UNDP dhe BE po testojnë disa zgjidhje teknike që mund të shtrihen në të gjithë vendin, duke përfshirë programin pilot për instalimin e matësve inteligjentë dhe programin “Rabla për pajisjet shtëpiake” për të zëvendësuar pajisjet që konsumojnë energji me ato me efikasitet energjie.

Më shumë se 50% e njehsorëve në BE janë inteligjente, gjë që ka reduktuar konsumin komercial deri në 15% dhe konsumin teknik me 5%. Rrjetet inteligjente nxiten nga nevoja për të minimizuar konsumin në mbarë botën për të frenuar humbjet e burimeve dhe ngrohjen globale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Përurohet renovimi i objekteve të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Psikiatrisë Intensive

Published

on

160 mijë euro ka kushtuar renovimi i objektit të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve, e 110 mijë renovomi i objektit të Psikiatrisë Intensive në QKUK.

Këto renovime janë bërë përmes Projektit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripertëritshme, i financuar nga Banka Botërore përmes kredisë së IDA-së.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në përurimin e objekteve sot, më 14.05.2024, tha se fëmijët dhe adoleshentët do të mund të hospitalizohen, ndryshe nga deri më tani, që kanë marrë vetëm shërbime ambulantore, në mungesë të shtretërve.

Po ashtu, tani e tutje, përveç diagnostikimit janë krijuar kushtet edhe për trajtimin e autizmit.

“Në repartin për fëmijë dhe adoleshentë, me ngritjen e kapaciteteve do të lehtësohet puna e profesionistëve dhe fëmijët e adoleshentët tani e tutje do të marrin shërbime me kujdes më afatgjatë, sepse deri tani në këtë repart janë ofruar vetëm shërbime ambulantore. Po ashtu kemi shtuar shërbimin për logopedi. Në të kaluarën është bërë vetëm diagnostikimi i autizmit ndërsa tani janë krijuar kushtet edhe për trajtim” – ka thënë Vitia.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se me këto dy objekte u shënuan 90 ndërtesa publike të renovuara dhe dha detaje për aspektin e energjisë në to.

“Kur investojmë e rinovojmë ndërtesat publike gjithmonë kemi dy synime. T’i bëjmë ndërtesat tona publike sa më efiçiente, në mënyrë që të kursejmë energjinë sa më shumë që është e mundur, dhe të rrisim komforin për të gjithë stafin e qytetarët, të cilët shfrytëzojnë hapësirat e këtyre ndërtesave. Kjo e dyta është veçanërisht e rëndësishme për ne kur investojmë në objekte spitalore, e edhe më e rëndësishme në raste të tilla si ky sot, kur kemi të bëjmë me objekte të dedikuara për trajtimin e fëmijëve, e të kategorive më të cenueshme” – theksoi Rizvanolli.

Po ashtu, Rizvanolli deklaroi se tash në të dy ndërtesat do të kursehet energjia për 50 për qind, që do të thotë kursim prej 8 mijë e 627 euro në vit në faturat e energjisë.Ndër të tjera, ministri Vitia ka thënë se ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e shëndetit mendor, me theks të veçantë për fëmijët mbetet nevojë e menjëherëshme. E për këtë tha se kanë ndarë 50 mijë euro për të mbështetur organizatat joqeveritare që merren me shëndetin mendor gjatë vitit 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Xhamia e shkatërruar në luftën e Bosnjës ngrihet nga rrënojat

Published

on

Për gati 400 vjet, një xhami osmane e shekullit të 16-të ishte në Banjallukë, por u rrafshua nga eksplozivët në mes të natës, më 7 maj, 1993.

Për vite me radhë, copat e saj u mblodhën me durim nga deponi plehrash dhe në lumin Vërbas pranë, me shpresën se një ditë do të ngrihej përsëri.

Dhe, më 7 maj të këtj viti, 31 vjet pas shkatërrimit, xhamia e rindërtuar Arnaudija u rihap.

Kryeimami i saj, Muamer Okanoviq, tha se dyert do të jenë të hapura jo vetëm për besimtarët myslimanë, por edhe për individë të besimeve të tjera.

“Për besimtarët dhe për të gjithë qytetarët, Banjallukës i është rikthyer një nga vendet më të rëndësishme të trashëgimisë së saj”, tha ai, duke shfaqur shpresën se xhamia “do t’i përmirësojë marrëdhëniet mes banorëve të qytetit”.

Sipas Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, restaurimi shtatëvjeçar i xhamisë kushtoi rreth 3.3 milionë dollarë.

Xhamia duket e re, por vizitorët do të mund të shohin edhe pjesë të gurëve origjinalë të shekullit të 16-të dhe detaje të tjera.

“Këto artefakte, këto copa duhet të rikujtojnë çdo vizitor, çdo person që vjen në xhami, se disa gjëra që kanë ndodhur disa dekada më parë, nuk duhet t’i ndodhin më askujt”, tha Okanoviq.

“Detyrë e jona është të jemi ndërtues dhe kurrë shkatërrues”, shtoi ai.

Gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, më 1992-95, në Banjallukë nuk kishte luftime, por qyteti iu nënshtrua një fushate të qëllimshme dhe sistematike të spastrimit etnik, që çoi në dëbimin e popullsisë joserbe dhe zhduku trashëgiminë e saj kulturore.

Më 7 maj të vitit 1993, fillimisht, u hodh në erë Xhamia e Ferhat Pashës, apo Ferhadija – një objekt i trashëgimisë kulturore që mori mbrojtjen e Agjencisë për Kulturë të Kombeve të Bashkuara, UNESCO, në vitin 1950.

Rreth 15 minuta më vonë, të njëjtin fat e pësoi edhe xhamia Arnaudija.

Gjatë luftës në Bosnje më 1992-1995, u shkatërruan gjithsej 614 xhami dhe 307 të tjera u dëmtuan.

Gjithashtu u shkatërruan ose u dëmtuan edhe 353 kisha katolike dhe 125 kisha ortodokse./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending