Aktuale
Ndërtimet turistike në Kosovë kanë 495 njësi akomoduese
Në vitin e kaluar në Kosovë janë identifikuar gjithsej 495 njësi akomoduese, prej tyre 464 njësi aktive dhe 31 njësi pasive, derisa kapaciteti i njësive aktive është 6. 936 dhoma dhe 10.985 shtretër, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Numri më i madh i njësive akomoduese gjendet në komunën e Prishtinës, pasuar nga Peja, Prizreni, Ferizaj.
Hotelet përfshijnë 42% të totalit të njësive akomoduese, ndërsa motelet 39%. Në pjesën tjetër, 19%, janë të përfshira kategoritë e tjera të njësive akomoduese, më të vogla në Kosovë, si bujtinat, hostelet, apartamentet për vizitorë, bungallovë dhe hapësirat për kamping, të cilat janë në zhvillim e sipër.
Numri i të punësuarve në aktivitetin hotelier për vitin 2016 është 2.791 punëtorë, prej tyre 851 janë femra. Sa i përket formës ligjore të ndërmarrjeve, 87% e tyre janë biznese individuale me pronësi private, ndërsa pjesa tjetër e ndërmarrjeve bëjnë pjesë në format e tjera ligjore.
-
Infrastrukturë3 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë3 days ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë3 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale3 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë3 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë3 days ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
You must be logged in to post a comment Login