Connect with us

Infrastrukturë

Ministria e Infrastrukturës mbështet Vushtrrinë me 600 mijë euro për asfaltimin dhe rehabilitimin e rrugëve

Published

on

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka pritur në takim ministrin e Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrin, Hysen Durmishi, raporton Ekonomia Online.Të dy kanë nënshkruar memorandum bashkëfinancimi në vlerë prej 600,00.00euro.

Projektet që do të realizohen nga kjo marrëveshje në bashkëfinancim nga Komuna e Vushtrrisë dhe MMPHI janë:Projekti i rrugës R220 nga Ura e Sitnicës deri tek Llamkos;Projekti i rehabilitimit të rrugëve në fshatrat Akrashticë-Balincë;Projekti i rehabilitimit të rrugës nga magjistralja N2 Dumnicë e Ulët-Dumnicë e Epërme;Projekti i rehabilitimit të rrugës “Dëshmorët e Kombit.

Ministri Aliu deklaroi se marrëveshja e nënshkruar kap vlerën e 590 mijë euro për katër projekte duke u shprehur i lumtur nga mundësia e realizimit të këtyre projekteve.

“Sapo patëm kënaqësinë që së bashku me kryetarin e Vushtrrisë të nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi për katër projekte në vlerë diku prej 590 mijë euro, është shumë kënaqësi që do të kemi mundësi ti zhvillojmë këto projekte po ashtu edhe projekte tjera që janë në realizim e sipër që po synojmë ti realizojmë në të ardhmen. Bashkëpunimin me komunën e Vushtrrisë e kemi jashtëzakonisht të mirë kështu që po uroj që këto punë të na ecin mbarë dhe të realizojmë përpos këtyre projekteve edhe projekte tjera që na presin”, ka thënë ministri Aliu.Aliu shtoi se përveq marrëveshjes së nënshkruar sot, bashkëpunimi me komunën e Vushtrrisë do vazhdojë tutje me projekte që ndërlidhin komunat përrreth.

“Përpos bisedës që e patëm me kryetarin për këto projekte që i nënshkruam sot patëm diskutime tjera, pra kemi një projekt i cili ka qenë si ide nga kryetari i komunës së Vushtrrisë në vizitat e mëhershme që i kemi pas i cili po merr përkrahje nga komunat që i lidh disa komuna e që jemi në përmbyllje të marrëveshjeve mes komunave e i cili pastaj do të mund të merr mbështetje nga ana e ministrisë për realizimin e që është një ide jashtëzakonisht e mirë e që e falënderoj kryetarin e Vushtrrisë për këtë marrëveshje”, ka thënë Aliu.

Edhe kryetari Idrizi u shpreh i lumtur për arritjet e kësaj marrëveshjeje e cila, siç tha ai do të mundësojë përmirësimin e infrastrukturës së rrugëve brenda Vushtrrisë.“Fillimisht e falënderoj ministrin Aliu dhe zëvendësministrin Durmishi që vërtetë këto dy vite e diçka qeverisje që i kam në komunën e Vushtrrisë kam gjetur bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme. Ne kemi në realizim shumë projekte nga vitet e kaluara që kalojnë vlerën milionëshe e sot e nënshkruam edhe një marrëveshje bashkëpunimi për riasfaltimin e disa rrugëve që arrin vlerën e diku rreth 600 mijë eurove”, ka thënë Idrizi.

Idrizi përmendi edhe projektin bashkëpunimit me katër komuna tjera e cila erdhi si propozim i komunës që ai drejton.“Po ashtu atë që e përmendi ministri, kemi gjetur mbështetje për një projekt që e lidh Shalën e Bajgorës me pjesën e Milloshevës dhe kalon te malet në Dumnicë, Vesekofc e Kurillovë dhe kalon në pjesën tjetër të Mitrovicës. Atu kemi gjetur edhe bashkëpunim nga kryetarët e komunave, pra komunës së Prishtinës, Podujevës, Obiliqit dhe Mitrovicës. Përpos kësaj ne biseduam edhe për hartimin e projektit të segmentit të rrugës që lidh Skenderajn me Vushtrrinë që ka mbetur i papërfunduar, fshatin Navolan dhe lidhen me unazën e autostradës në hyrje të Vushtrrisë dhe për të gjitha këto kemi gjetur bashkëpunim nga ministria e Infrakstrukturës për çka edhe i falënderoj edhe një herë”, ka thënë kryetari Idrizi./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending