Connect with us

Aktuale

Ministri i Zhvillimit Ekonomik flet për ndërtimin e termocentralit të ri

Published

on

Qeveria e Kosovës më në fund ka arritur marrëveshje me kompaninë amerikane “ContourGlobal”, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, projekt ky i filluar qysh në vitin 2006.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë, se marrëveshja financiare pritet të nënshkruhet javën e ardhshme. Ndërtimi i termocentrali që do të ketë një bllok prej 500 megavatëve, do të kushtojë 1.3 miliardë euro.

“Presim që në fund të vitit 2018, eventualisht në fillim të vitit 2019, të fillojë ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e Re’, kurse në fillim të vitit 2023, presim ta kemi termocentralin funksional”, thotë Lluka.

Projekti për ndërtimin e termocentralit ka filluar në vitin 2006, kur Ministrinë e Energjisë dhe Minierave e ka udhëhequr Et’hem Çeku. Çeku nënshkrimin e projektit e konsideron si hap pozitiv në aspektin e furnizimit të qëndrueshëm, por thotë ai, kapacitetet elektrike prej 500 megavatësh janë të pamjaftueshme për një zhvillim të përgjithshëm ekonomik.

“Mirëpo, ky është zhvillim jo i mjaftueshëm që të arrijë të mbulojë kërkesat apo nevojat që Kosova ka. Qeveria e Kosovës është dashur të mendojë edhe për krizat energjetike në rajon siç kishim krizat e fundit në Shqipëri dhe Maqedoni. Prandaj, nëse krahasohet koncepti i menaxhimit të resurseve natyrore me konceptin e zhvillimit ekonomik më duket se institucionet e Kosovës që nga viti 2007 më shumë kanë bërë regres sesa progres”, thekson Çeku.

Sipas projektit fillestar, ndërtimi i termocentralit ishte paraparë të bëhet me kapacitet të prodhimit prej 2100 megavatesh, 1600 megavatë më shumë se në marrëveshjen aktuale. Ky projekt, për vite të tëra, apo varësisht nga ndryshimi i Qeverisë, ka pësuar edhe ndryshime.

Ministri Lluka konsideron se kapacitetet prodhuese prej 500 megavatësh janë të mjaftueshme, pasi, thotë ai, në të ardhmen do të investohet më shumë në rritjen e kapaciteteve të energjisë së ripërtërishme.

“Aktualisht, Kosova ka dhënë deri në 200 megavat të energjisë në forma të ndryshme, qoftë me erë, qoftë solare apo me ujë. Mirëpo, unë parashoh që edhe 70 megavatë shtesë t’i rrisim gjatë vitit 2018. Në përgjithësi, ne duhet që t’i plotësojmë kriteret për 25 për qind nga energjia e ripërtërishme. Bazuar në këtë, ne do të kemi energji të mjaftueshme”, shpjegon ai.

Megjithatë, ministri Lluka tregon se me ndërtimin e këtij projekti, rritja ekonomike në Kosovë do të arrijë në 5 për qind, kurse gjatë procesit të ndërtimit, do të punësohen 10 mijë qytetarë.

“Ajo që është me rëndësi për ne, është punësimi i qëndrueshëm. Dhe, në punësim të qëndrueshëm në formë direkte do të punësohen 500 punëtorë”, shprehet Lluka.
Arritjen e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë fituese, e ka përshëndetur edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë. Në një komunikatë për media, thuhet se humbjet ekonomike shkojnë në 300 milionë euro në vit, për shkak të furnizimit të pasigurt më energji elektrike.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara, thuhet më tutje në komunikatë, ka punuar me Kosovën që nga viti 2003 që t’ia sigurojë asaj të ardhmen energjetike, dhe ka përkrahur përsëritje të ndryshme të këtij projekti që nga viti 2006.

Aktuale

Rritja e qirave dhe kriza e strehimit kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane

Published

on

Rritja e qirave dhe çmimet e larta të pronave rrezikojnë të kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane pasi partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste fillojnë të shfrytëzojnë zemërimin në rritje të publikut mbi krizën e banesave në kontinent, thonë ekspertët.

Javë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, në të cilat partitë e ekstremit të djathtë parashikohet të përfundojnë të parat në nëntë shtete anëtare të BE-së dhe të dytat ose të tretat në nëntë të tjera, strehimi ka potencialin të bëhet një nxitës i fuqishëm i mbështetjes së ekstremit të djathtë sa emigracioni.

“Partitë e ekstremit të djathtë përparojnë kur mund të shfrytëzojnë boshllëqet sociale që dalin nga investimi i pamjaftueshëm dhe planifikimi joadekuat i qeverisë … dhe kur mund të fajësojnë të huajt”, tha raportuesi special i OKB-së për të drejtën për strehim.

“Kjo është situata në të cilën ndodhen tani shumë vende të BE-së”, tha Balakrishnan Rajagopal për Guardian.

“Kriza e strehimit nuk po prek më vetëm personat me të ardhura të ulëta, emigrantët, familjet me një prind, por shtresat e mesme. Kjo është çështja sociale e shekullit të 21-të.”

Çmimet e banesave të përballueshme kanë ndezur protesta në Lisbonë, Amsterdam, Pragë, Milano dhe – jashtë BE-së – po Londër, me të rinjtë të cilët janë kundër qirave që marrin  gjysmën e të ardhurave të tyre dhe hipotekat 10 herë më shumë se paga mesatare./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj

Published

on

Terminalit Doganor në Ferizaj i skadon licenca në qershor. Zyrtarët e saj thonë se nëse mbyllet Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga shtetet tjera.

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor kanë nënshkruar peticion për institucionet duke kërkuar që t’i vazhdohet licenca terminalit pasi nuk kanë asnjë ankesë dhe kushtet në terminalet publike nuk i plotësojnë kërkesat e tyre.

Përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë nga qeveria që të reflektoj mbi faktet e paraqitura dhe të rishqyrtoj politikat për terminalet, raporton RTK.

Minisitri Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, pak ditë më parë ka thënë për media se kjo çështje është brenda Komisionit përkatës

“Ne kemi marrë letër edhe nga Komuna e Ferizajt dhe pak a shumë jemi të njoftuar me situatën, është bërë edhe aplikimi nga ana e kompanisë, e cila sipas ligjit gjashtë ditë para duhet të bëjë aplikimin për vazhdimin e kësaj licence. Çështja e kësaj licence natyrisht do të mbetet brenda komisionit përkatës i cili merret dhe trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera”, tha ai.

Ministri Aliu ka theksuar se pretendimet e paraqitura do të trajtohen mjaft seriozisht edhe në ministrinë që e drejton ai, por edhe në Ministrinë e Financave./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending