Ndërtim
Kështjella e rërës, shtëpi jetës për 22 vjet [foto]
Marcio Mizael Matolias ka jetuar gjysmën e jetës, brenda një kështjelle rëre në një plazh të Rio de Janeiro të Brazilit.
Fqinjët dhe shokët e quajnë “Mbret i Rërës”, beqarin 44-vjeçar që jeton i rrethuar me libra, shkopinj golfi dhe peshkimi, transmeton Telegrafi.
Madje, ai edhe veten e konsideron si monark plazhi, ndërsa i pëlqen të qëndrojë në fron me kurorë në kokë, teksa mban skeptrin në duar.
Për dallim nga monarkët tjerë që kanë shumë shërbyes, ai kujdeset për gjithçka vet, përfshirë rregullimin e shpeshtë të derës, si dhe dëmtimet që ia bën shiu.
“Jam rritur në gjirin e Guanabara që ndodhet në afërsi, ndërsa shumë shpesh qëndroja në plazh. Njerëzit paguajnë qira enorme për shtëpi me pamje nga deti, teksa unë nuk paguaj asgjë dhe kam jetë të mrekullueshme”, ka thënë Matolias.
Megjithëse për 22 vite ka jetuar ëndrrën, nxehtësia e plazhit nganjëherë e mundon dhe shkon për të kaluar natën te miqtë.
“Rëra mbledhë shumë nxehtësi dhe e liron gjatë natës, nuk më lë të fle. Nganjëherë shkoj të kaloj natën diku tjetër, por nuk ndjehem askund rehat si këtu”, është shprehur ai për jetesën e veçantë.
-
Infrastrukturë3 days ago
Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro
-
Infrastrukturë15 hours ago
Nis ndërtimi i një rruge të rëndësishme në Skenderaj
-
Aktuale2 days ago
Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Aktuale16 hours ago
Kosova shqyrton me Poloninë mundësinë e hapjes së rrugës për importin e drithërave
-
Infrastrukturë2 days ago
Raporti i kredive me probleme për blerjen e pronave nga individët u rrit vitin e kaluar
-
Infrastrukturë3 days ago
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar (VIDEO)
-
Infrastrukturë8 hours ago
Tenderi 22 milionë i Ministrisë së Shëndetësisë favorizoi kompaninë që prezantoi punonjës që nuk i plotësojnë kriteret
-
Auto3 days ago
Bizneset shprehin pakënaqësi me dinamikën e punimeve në zonën historike të Prizrenit