Connect with us

Aktuale

​Gastronomët të hënën ia dorëzojnë çelësin Qeverisë

Published

on

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës dhe kryetari i Shoqatës se Biznesmeneve dhe Zejtareve në Prizren, i kanë bërë thirrje bizneseve në këtë qytet që të hënë t’i mbyllin bizneset dhe të marrin pjesë në aksionin simbolik që do të zhvillohet para institucioneve qendrore në Prishtinë, të cilave do t’ia dhurojnë një çelës.

Drejtuesit e këtyre organizatave kërkuan nga institucioneve që urgjentisht të hiqen kufizimet e lëvizjes dhe masat tjera, pasi kriza te bizneset po thellohet çdo ditë e më shumë. Derisa theksuan se janë të sëmurë ekonomikisht dhe institucionet nuk po ia japin dorën, thanë se nevojitet një manual i ri, i cili do të duhej të bëhet së bashku me bizneset.

Kryetari i Shoqatës se Biznesmeneve dhe Zejtareve ESNAF, Varis Xhejlani kanë bërë përpjekje që të realizohen dasmat, pasi ndikon në ekonominë e bizneseve në Prizren.

“Aktualisht kur shikojmë në rrugët më të qarkulluara të Prizrenit, mund të shohim njoftimet për lokalet që lëshohen me qere në mes të sezonit të verës dhe besoni se këto njoftime do të fillojnë të rriten edhe nga shtator. Bizneset kanë humbur shpresën e tyre nga sezoni i verës dhe kanë hyrë në idenë se si të sjellin në fund të vitit. Një krizë e madhe ekonomike është duke na pritur, shtrohet pyetja a janë autoritetet e vetëdijshme për këtë apo jo. Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap për këtë çështje deri më tani por tregtarët nuk janë të kënaqur me rrjedhën ekonomike. Gjithashtu, në këtë drejtim kemi dënime nga Administrata Tatimore, kontrollet e inspektimeve. Nga qeveria presim që të ndërmarrin hapa shumë serioze dhe në mënyrë urgjente për ta mbështetur ekonominë“, tha ai.

Ai shtoi se kufizimi i lëvizjes në Prizren, ka eliminuar edhe alternativen e fundit për të ringjallur ekonominë.

“Sektori i gastronomisë nuk është në gjendje të funksionojë, kërkojmë urgjentisht nga autoritetet që të hiqet kufizimi i lëvizjes dhe masat e tjera. Ne mbështesim kërkesat e shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, dhe në qoftë se nuk realizohet vendimi i pritur, dua të theksoj edhe një herë që me datën 27 korrik, e hënë, në ora 12:00, do të realizojmë një aksion simbolik para qeverisë dhe do të mbyllim vendet e punës nga ora 12:00 deri në orën 13:00”, tha ai.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi tha se derisa masat shtrëngoheshin, asnjë lehtësim nuk e ka bërë qeveria për bizneset.

“ Në këtë fazë ku jemi tash, po besoj që më e udhës do të ishte që të na thërrasin si të gastronomisë, si të lëmive tjera ekonomike dhe ta bëjmë një manual të përbashkët dhe një të njëjtën kohë me shikuar si të na krijojnë lehtësira financiare, së bashku me ta. Ne rregullat rregullisht i kemi mësuar në media, e cila ka qenë e gabueshme dhe njëkohësisht e pa pranueshme prej bizneseve. Nuk kemi qen pro as manualit, manuali ka qenë prej fillimit gabimisht“, tha ai.

Ai shtoi se aksionet tona simbolike janë për të treguar sa të organizuar janë, sa numër i madh janë dhe se janë kontribuuesit më të mëdhenjtë të ekonomisë.

“Aksioni jonë lidhet me një çelës të cilin do t’ia dhurojmë qeverisë, asnjëherë me gjuajt, asnjëherë me dëmtuar pronën e shtetit se e kemi ndërtuar vet, por kemi me ia dhuruar. Kur them kemi me ia dhuruar, kemi me ia dhuruar qeverisë, parlamentit edhe komplet shtetit. Nuk kemi probleme me parti politike ose subjekte të ndryshme, kemi problem me komplet garniturën e shtetit. Nuk po na përkrahin, jemi të sëmurë ekonomikisht dhe nuk po na japin dorën”, tha ai, duke shtuar se nuk e ndiejnë më veten të obliguar t’i përgjigjen ATK-së dhe shtetit, pasi nuk kanë përkrahje.

Kllokoqi në fund tha se ky është aksioni i parë simbolik por nuk do të jetë i fundit, nëse nuk përfillen kërkesat e tyre.

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës organizon kuvendin zgjedhor

Published

on

Të nderuar anëtarë të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 26, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2022, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e a-a-k.

KUVENDI ZGJEDHOR i a-a-k, do të mbahet:

Datë: 23.05.2024 (E Enjte)

Ora: 17:00 h

Vendi: MODELARIUMI në Fakultetin e Arkitekturës në UP-ë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitëktëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 32, të Statutit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Reagim ndaj shkrimeve të pasakta dhe tendecioze rreth nënshkrimit të kontratës me Arkitektin e Qytetit”

Published

on

Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj shkrimeve rreth nënshkrimit të kontratës me Arkitektin e Qytetit”

Me datën 13 maj 2024 është publikuar një shkrim me titull “Tre muaj para se të regjistrohej në ARBK, kompania Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit nënshkroi kontratën me Komunën e Prishtinës” nga një prej portaleve lokale, dhe po të njëjtat informata të pasakta e tendencioze janë shpërnda nga eksponentë politik të caktuar.

Kryeqyteti informon qytetarët se ky artikull dhe shkrimet pasuese janë të pasakta dhe se:

  • Konsorciumi i kompanive fituese kanë qenë të regjistruara pranë ARBK shumë kohë më parë
  • Procesi i tenderimit të Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit është vlerësuar tri (3) herë nga OSHP, si proces i rregullt dhe në përputhje me ligjin.
  • Procesi i tenderimit është zhvillu përmes sistemit elektronik “EPROKURIMI” dhe të gjitha të dhënat digjitale janë në dispozicion për të vërtetuar rregullsinë e procesit

Më poshtë është shpjeguar në hollësi procesi.

Aktiviteti i prokurimit me titull “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës” me nr. të prokurimit 616-22-7431-3-1-2, është publikuar me datën 21.07.2022. Pra aktiviteti ka filluar në korrik të vitit 2022 dhe ka përfunduar rreth 1 vit më pas apo më 27.06.2023 kur është nënshkruar kontrata, ndërsa kontrata e nënshkruar si e tillë përmes kësaj procedure aktualisht është në zbatim e sipër. Procedura si e tillë është zhvilluar në dy faza, ku kanë marrë pjesë gjithsej 6 tenderues (operatorë ekonomik ose grupe të operatorëve ekonomik). Gjatë aktivitetit të prokurimit janë shtjerrë të gjitha procedurat sipas mjeteve juridike në dispozicion. Mbi të gjitha kjo lëndë është trajtuar tri (3) herë nga OSHP dhe nënshkrimi i kontratës është manifestuar vetëm pas rikonfirmimit përmes vendimit të tretë të Panelit Shqyrtues në OSHP.

Sa i përket pretendimit se është nënshkruar kontratë me një operator ekonomik që nuk ka qenë i regjistruar në ARBK, duhet theksuar faktin që kontrata është nënshkruar me datë 27.06.2023 nga të dy palët kontraktuese dhe jo me datë 27.03.2023 sikurse është pretenduar. Kontrata është nënshkruar në tri kopje origjinale, por në njërën kopje të kontratës me rastin e nënshkrimit të kontratës, operatori ekonomik ka bërë gabim teknik ku në vend të numrit 6 ka shënuar numrin 3. Megjithatë ky gabim menjëherë është reviduar ndërsa data e nënshkrimit është evidentuar saktë (27.06.2023). Pra data e nënshkrimit të kontratës është 27.06.2023 dhe ky fakt është i pakontestueshëm për cilëndo palës me interes juridik. Data e nënshkrimit 27.06.2023 mund të konfirmohet edhe nga sistemi elektronik EPROKURIMI. Vlen të shtohet po ashtu se njoftimi për dhënie të kontratës është publikuar me datë 27.06.2023 ndërsa njoftimi për nënshkrim të kontratës është publikuar me datë 29.06.2023. Pra thjesht ka qenë e pamundur që të nënshkruhet kontrata në muajin mars 2023 sikurse pretendohet. Me këtë rast duhet kuptuar faktin që procedura e prokurimit zhvillohet hap pas hapi në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Pra nuk mund të kalohet në hapin e radhës pa përmbushur me sukeses hapi paraprak. Gjithashtu, siç u tha më sipër, ky aktivitet është trajtuar tri (3) herë nga OSHP ku vendimi i parë nga OSHP është marrë me datë 02.02.2023, vendimi i dytë me datë 22.05.2023 ndërsa vendimi i tretë dhe i fundit me datë 26.06.2023 me ç’rast është mundësuar edhe nënshkrimi i kontratës me datë 27.06.2023.

Më tutje, grupi i operatorëve ekonomik të kontraktuar “Anarch Sh.P.K. & Ardi CC L.L.C.” kanë qenë të regjistruar kohë më parë. “Anarch” Sh.P.K. si anëtar i konsorciumit ekonomik është themeluar 17.10.2018 ndërsa anëtari tjetër i konsorciumit “Ardi CC” Sh.P.K. është themeluar me datë 29.04.2008. Pra, që të dy kompanitë kanë vite përvojë pune dhe nuk janë regjistruar tre muaj para nënshkrimit të kontratës siç pretendohet në shkrimet tendencioze. Pas shpalljes fitues në procesin e tenderimit, dy kompanitë kanë krijuar shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” për zbatim të kontratës dhe këtë e kanë regjistruar në ARBK me 27.06.2023, si një subjekt i përbashkët për qëllime të zbatimit të kësaj kontrate. Edhe nga të dhënat publike të ARBK mund të konfirmohet se shoqëria e konsorciumit “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” përbëhet nga dy operatorët ekonomik tenderues që janë “Anarch” Sh.P.K. dhe “Ardi CC” L.L.C.

Pra nuk qëndrojnë aspak pretendime sipas të cilave kinse është nënshkruar kontratë me një operator të paregjistruar në ARBK.

Bashkëngjitur do të gjeni disa kopje të dokumenteve që i faktojnë të dhënat e mësipërme, të cilat edhe janë në dispozicion publik në EPROKURIMI dhe në ARBK./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Inxhinierët në Shqipëri i kthehen protestave kundër krijimit të urdhrave profesional

Published

on

Një grup profesionistësh protestuan sot paradite para Kuvendit, kundër projektligjit për krijimit e urdhrave profesional të inxhinierit dhe të inxhinierit hidroteknik.

Ata përsëritën arsyet pse këta urdhra nuk i shërbejnë profesionit, madje synojnë të marrin atribute të cilat aktualisht janë të rregulluara me ligj.

“Ne tashmë operojmë nëpërmjet licencimit që marrim nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ndërkohë që një grup njerëzish pretendojnë të marrin në dorë licencimin e inxhinierëve dhe ta kalojnë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në duart e një grupi individësh”,-shprehet Dëshira Mena, drejtuese e Unionit të Inxhinierëve Shqiptarë.

Ajo ngre pikëpyetje edhe për procesin e financimit.

“Ata kërkojnë që vitin e parë të punës të marrin 1.2 milionë euro nga buxheti i shtetit. Po vitet e tjera, si do të vazhdojë kjo histori?”

Sipas tyre, procesi i konsultimit me grupet e interesit nuk funksionoi siç duhet.

“Të gjitha shoqatat janë shoqata që të paktën grupi maksimal i tyre mund të arrijë në 30-40 individë. Ndërkohë që nuk kanë informuar asnjë nga grupi i interesit që të paktën nga një llogari që ne kemi bërë janë diku te 14 mijë deri në 15 mijë inxhinierë të të gjitha fushave. Të paktën rreth 4 mijë janë të licencuar, por asnjë nga këta nuk është informuar nga ata që duhet të informojnë, nga ata që duan të bëjnë një ligj të cilët duan të fusin duart si në profesion ashtu edhe në buxhet të shtetit’,-shprehet Gjergji Caca.

Sipas inxhinierëve, kjo fushë menaxhon 70% të ekonomisë, ndaj menaxhimi nga një ent i posaçëm do të sillte situatë shkatërruese.

“Të krijosh një ent dhe të gjithë strukturën e menaxhimit të 70% të ekonomisë së vendit t’ja lësh në dorë një enti që është një institucion pa emër. Është katastrofë dhe do të çonte në shkatërrimin total të vendit”,-argumenton Dëshira Mena.

Një prej inxhinierëve të pranishëm në protestë u shpreh se vetë dokumenti i projektligjeve është i shkruar keq./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending