Connect with us

Aktuale

Zgjedhet juria që do të jap çmimin “Aga Khan” për Arkitekturë në vitin 2022

Published

on

Çmimi “Aga Khan” për Arkitekturë, shpalli Jurinë Master që do të përzgjedhë fituesit e ciklit 2020-2022.

Juria, mes të cilave janë Anne Lacaton, Francis Kéré, Nader Tehrani ose Amale Andraos, do të shikojnë për projekte që i përgjigjen aspiratave kulturore të kontekstit të tyre shoqëror dhe tregojnë përdorim novator të burimeve lokale dhe teknologjive të ndërtimit.

I themeluar në vitin 1988 nga “Aga Khan IV”, çmimi që mbulon ciklet trevjeçare synon të nxjerrë në pah projektet e rëndësisë dhe ndikimit pozitiv për bashkësitë islame.

Një nga veçoritë e çmimit qëndron në fokusimin e tij në nderimin e projektit të ndërtuar, sesa në praktikën e projektimit, duke pranuar kështu kontributin e të gjitha palëve të përfshira në realizimin e një objekti arkitektonik, nga klienti tek inxhinierët, planifikuesit, kontraktorët dhe zejtarë.

Sipas fjalëve të Farrokh Derakhshani, Drejtor i AKAA, “Arritjet e asnjë projekti nuk janë rezultat i punës në një arkitekt ose firmë arkitekturore. Arkitektura nuk është një vepër arti që ka një artist që “krijon” një kryevepër ”

Nëntë anëtarët e jurisë që do të zgjedhin përfituesit e ciklit të pesëmbëdhjetë të Çmimit Aga Khan janë:

Nada Al Hassan, arkitekt konservimi, e specializuar në politikat ndërkombëtare të zhvillimit kulturor dhe të qëndrueshëm.

Amale Andraos, Dekane e Columbia GSAPP dhe drejtore e WORKac.

Kazi Khaleed Ashraf, profesor dhe drejtor i përgjithshëm i Institutit të Bengalit për Arkitekturë, Peizazhe dhe Vendbanime.

Kader Attia, artist.

Sibel Bozdogan, profesoreshë v e arkitekturës moderne dhe urbanizmit në Universitetin e Bostonit.

Lina Ghotmeh, themeluese dhe drejtuese e Lina Ghotmeh – Arkitektura në Paris

Francis Kéré, profesor i Dizajnit dhe Pjesëmarrjes Arkitektonik në Universitetin Teknik të Mynihut

Anne Lacaton, Themeluese dhe Drejtore e Arkitektëve Lacaton & Vassal

Nader Tehrani, Dekan i Shkollës së Arkitekturës Irwin S. Chanin të The Cooper Union, Nju Jork dhe Drejtor Themelues i NADAAA. /Media Ndërtimi/

Aktuale

Vazhdon aksionin i prokurorisë për verifikimin e ndërtimeve në Brezovicë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj bën me dije se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjencinë Kadastrale.

“Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”, thuhet në njoftim.

Një aksion i ngjashëm ishte zhvilluar edhe më datën 4 gusht.

Inspektorët kishin dalë në terren për identifikimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar./Media Ndërtimi.

 

Continue Reading

Aktuale

Në Han të Elezit protestohet kundër rritjes së çmimeve të çimentos

Published

on

Në Han të Elezit është protestuar për të kundërshtuar ngritjen e çmimeve të çimentos.

Dhjetëra kamionë kanë marrë pjesë në protestë, duke lëshuar boritë e tyre si shenjë kundërshtimi për këtë rritje.

Naim Mahmutaj, përfaqësues i Shoqatës së Betonjerkave të Kosovës, tha se kjo ngritje është bërë drastike dhe e papërballueshme.

“Jemi mbledhur sot në këtë tubim të qetë për të shprehur kundërshtimin dhe shqetësimin tonë të thellë lidhur me ngritjen e vazhdueshme të çmimit të çimentos. Siç jeni të informuar së fundmi, nga fabrika e çimentos “SharrCem” për ngritje të sërishme të çmimit të çimentos për 17.81 euro për ton, duke përfshirë TVSH-në, që do të hyjë në fuqi nga data 08.08.2022. kjo është ngritja e tretë e çmimit të çimentos brenda këtij viti. Meqenëse nga data 1 janar deri më sot, çmimi i çimentos është ngritur nga 82.01 euro për ton, në 129.80 euro për ton” tha ai.

Mahmutaj gjithashtu përmendi edhe shqetësimet e kësaj shoqate.

“Shqetësimet tona janë: ngritja e shpeshtë e çmimit të çimentos, mungesa e arsyetimit përmbajtjesor për këto ngritje, ngritja në mes të sezonit të punës, ngritja pa paralajmërim paraprak dhe në afat shumë të shkurtër kohor”.

Protesta ishte e qetë dhe pa incidente./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Kërkohet të hetohet ngritja e çmimit të çimentos në Kosovë, vendet e origjinës nuk e kanë rritur çmimin!

Published

on

Kërkohet të hetohet ngritja e çmimit të çimentos në Kosovë, vendet e origjinës nuk e kanë rritur çmimin!

Çmimi i një toni beton në Kosovë është rritur për 60 euro, në treg kushton 150 euro

Prodhuesit e betonit në Kosovë i janë drejtuar kryeministrit Albin Kurti me një letër ku i ankohen për ngritjen e çmimit të cementit, si lëndë e parë për prodhimin e betonit.

Ata thonë se çmimet janë të papërballueshme meqë nga janari kanë pësuar rritje të madhe.

“Ndryshimet vetëm në vitin aktual janë të papërballueshme për mbarëvajtjen e procesit të punëve tona si prodhues dhe të gjithë sektorit të ndërtimtarisë, kjo pasi që nga janari që ishte çmimi 90 euro për ton në këtë moment ka arritur deri në 150 euro për ton”, thuhet ndër të tjera në letër.

Gjithashtu, ata kanë thënë se derisa kanë kontrata të mëhershme për furnizim me beton me çmime më të vogla, kjo po iu shkakton humbje, raporton Nacionale.com.

Kërkojmë nga autoriteti i konkurrencës që të hetojë këtë dukuri pasi që sipas informacioneve që kemi ne si tregtarë, fabrikat e cementit në vendet e origjinës nuk e kanë ngritur çmimet, por ngritja e çmimeve është duke ndodhur vetëm në Kosovë”.

“1.2 milionë tonë me ndryshim në çmim prej 60 euro për ton, 72 milionë euro ndryshim që konsiderojmë se i fitojnë prodhuesit e cementit dhe tregtarët e cementit në dëm të prodhuesve të betonit dhe sektorit të ndërtimtarisë. Poashtu, marrë parasysh që kemi kontrata të mëhershme për furnizim me beton me çmime të volitshme, kjo po bëhet e papërballueshme dhe do të na shkaktojë humbje”, thuhet më tutje në letër.

Në fund, ata thonë se nëse nuk ndërmerren masa për këtë çështje nga qeveritarët, do t’iu duhet të ndërpresin aktivitetet e tyre./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending