Connect with us

Aktuale

Tekniku me shkollim të mesëm i kontraktuar nga NPB-ja kreu kundërligjshëm punën e gjeodetit për projektin në Lakrishtë

Published

on

Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë  (NPB) e drejtuar nga Hajdar Hoxha, kishte kontraktuar një person jokompetent, i cili  kundërligjshëm ka bërë përcaktimin e kufirit ndërmjet dy parcelave në Lakrishtë në kuadër të përgatitjes së dokumentacionit për të ndërtuar projektin e dyshimtë milionësh afaristo-banesor të NPB-së.

Personi i angazhuar nga NPB-ja është Haki Selmani me kualifikim “TEKNIK GJEODET I LICENSUAR” që ligjërisht përkufizohet si person fizik me shkollim të mesëm.

Sipas Udhëzimit Administrativ Nr.13/2019 për Licencimin e Kompanive Gjeodete dhe Gjeodetëve, neni 5, TEKNIKU GJEODET I LICENSUAR, në këtë rast, Haki Selmani nuk ka të drejtë të bëjë PËRCAKTIM TË KUFIJVE TË PARCELAVE, si ka vepruar, por vetëm ndarje të pacelave, bashkim të pacelave dhe piketim të parcelave, siç thuhet qartë edhe në licencën e tij. (Shih dokumentin më poshtë).

Sipas Nenit 4, paragrafit 1, nëparagrafi 1.2 të këtij akti nënligjor, përcaktimi i kufijve të parcelave është kompetencë ekskluzive e personave të kualifikuar si GJEODET I LICENCUAR  ose KOMPANI GJEODETE TË LICENCUARA.

I pyetur përmes telefonit pse ka vepruar kundër ligjit dhe licensës së punës, Selmani thekson se “ka menduar që ka të drejtë”. Në bisedë e sipër ai zbulon edhe një informacion tjetër, që nëse vërtetohet, përveç në këtë rast, implikon në shkelje të vazhdueshme ligjore drejtorinë e Kadastrit të Komunës së Prishtinës që aktualisht udhëhiqet nga Valbona Osmani Mehmetaj. Selmani bën të ditur se lëndë të karakterit të njëjtë ka kryer qe një dekadë dhe askush nuk i ka dhënë vërejtje.

“Unë qe 10 vjet kam kryer landë të tilla me karakter të njëjtë dhe e kam të shkruar aty piketim i parcelave dhe unë e kam nënkuptu që kam të drejtë….Unë e kam kuptu që kam të drejtë se landë të tilla kam kryer dhe kam dorëzu në kadastër dhe i kam kryer pa vërejtje. Kurrkush kurrë nuk më ka dhënë vërejtje për atë punë”, theksoi përmes telefonit tekniku gjeodet i licencuar, Haki Selmani, i cili siç shihet në dokumentet më poshtë i është referuar vetës edhe si gjeodet i licensuar ndonëse në vulë i shkruan qartë se është teknik.

Nga burimet brenda Komuna e Prishtinës merret vesh se Agjencia Kadastrale e Kosovës ka kërkuar nga Kadastri i Komunës që ta rishqyrtoj lëndën dhe të evitoj shkeljet ndërsa nga Komisioni për Licencim që të ndërmerr masat e nevojshme ndaj Teknikut Gjeodet, Haki Selmani.

Komuna e Prishtinës e drejtuar nga Shpend A. Ahmeti ende nuk është deklaruar për këtë çështje.

Kujtojmë se lënda me këto shkelje dhe pa pëlqimin e AKP-së është miratuar nga Drejtoria e Kadastrit e Komunës së Prishtinës, e cila i ka hapur rrugë lëshimit të lejes së ndërtimit për realizimin e projektit milionësh afaristo-banesor të NPB-së, për të cilin janë shfaqur publikisht fakte, dëshmi, akuza e pretendime të bazuara për shkelje ligjore dhe procedurale që nga faza tenderuese e deri te dhënia e lejeve nga Komuna e Prishtinës që kulmuan me skandalin mjedisor të shkatërrimit të azbestit pa kontroll duke rrezikuar shëndetin e banorëve.

Prokuroria ende nuk ka kthyer përgjigje nëse i ka nisur hetimet. (Artikulli është shkruar nga gazetari i televizionit publik të Kosovës: Arsim Halili)./Media Ndërtimi.

Aktuale

“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024

Published

on

Në harmoni me parashikimet meteorologjike për përmirësimin e motit, NP “Termokos” SH.A. ka marrë vendim, që të përmbyllë sot sezonin ngrohës 2023/2024.

Pas 195 ditësh furnizim të mjaftueshëm dhe cilësor me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, përfundon një nga sezonat më të suksesshme ngrohëse, në kuadër të cilës ndërmarrja ka shënuar një varg arritjesh në të gjitha fushat.

Gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 janë prodhuar rreth 328 mijë MWh energji termike apo 7% më shumë se sezonën e kaluar, nga KEK-u janë ekstraktuar 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%, ashtu sikur edhe tek liferimi i energjisë termike, që ka qenë 270 GWh. Rrjeti i ngrohjes është zgjeruar edhe për 317 objekte banesore me 13.313 njësi banimi dhe me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00 m².

Ky sezon ngrohës ka qenë fazë testuese para fillimit të aplikimit të metodës së re të faturimit sipas konsumit. Si rrjedhojë e testimeve, analizave e krahasimeve, që janë realizuar, tanimë mbi 1 mijë konsumatorë i kanë marrë faturat e para testuese sipas konsumit, bazuar në të cilat 33% e konsumatorëve si rezultat i kursimit të energjisë ngrohëse kanë pranuar fatura më të ulëta se ato që kanë marrë më parë.

NP “Termokos” do të vazhdojë të angazhohet për modernizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve dhe realizimin e projekteve të shumëta, që do të kenë ndikim të shumëfishtë pozitiv në mirëqenien e qytetarëve tanë./Media Ndëtimi

Continue Reading

Aktuale

Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të aktivitetit Qeverisja e Pronës

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, po vazhdon me organizimin e punëtorive me komunat partnere në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës për të prezantuar të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-të në fushën e të drejtave pronësore, si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale. Këtë sesion të punimeve ishte radha e Kryeqytetit, Prishtinës.

Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe Zyres Kadastrale Komunale të Prishtinës, kishte pjesëmarrës edhe nga drejtori tjera komunale dhe përfaqësues për barazi gjinore.

Punëtorinë e mbështeti Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Z. Alban Zogaj i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës, duke vlerësuar edhe këtë aktivitet si ndihmë për administratën në rritjen e performancës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira e më të shpejta.

Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Prishtinës, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, etj, si dhe hapat që duhet të ndërmarrë ZKK-ja me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve kadastrale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Diskutohet zgjedhja e lokacionit në Prishtinë për monumentin e heroit Adem Jashari

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është takuar me anëtarin e familjës së komandantit legjendar, Adem Jashari, Bekim Jasharin ku kanë diskutuar për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit e monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari.

“Kënaqësi e madhe të takohesha me Bekim Jasharin.

Për kryeqytetin, është njëkohësisht një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të kemi shtatoren e heroit tonë dhe të nderojmë sakrificën e familjes Jashari për lirinë që ne sot gëzojmë.”, deklaroi krytari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending