Connect with us

Infrastrukturë

Stërgjatja e punimeve në rrugën Viti-Kllokot-Gjilan, reagon kryetari i Vitisë Sokol Haliti

Published

on

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka reaguar rreth stërgjatjes së punimeve në rrugën Viti-Kllokot-Gjilan.

Reagimi i plotë i kryetarit Haliti:

Stërgjatja e punimeve në rrugën Viti-Kllokot-Gjilan, është bërë e padurueshme për të gjithë ata që kalojnë nëpërmes kësaj rruge e cila është në gjendje të mjerueshme dhe që më vështirësi të mëdha mund të kalohet me mjete motorike. Prandaj në emër të qytetarëve të komunës së Vitisë, shprehi shqetësimin tim publik  me dinamikën e punimeve që po bëhen në këtë rrugë.

Kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë pasi që lidh mes veti disa komuna në veçanti komunat Viti-Kllokot dhe Gjilan. Si pasojë e gjendjes aktuale të kësaj rruge qytetarët e Vitisë, kanë vështirësi të mëdha në qarkullim, në veçanti  banorët që jetojnë për skaj të rrugës apo të cilët duhet të marrinë këtë rrugë për të arritur në destinacionin e duhur.

Edhe më keq, qytetarët tanë po e kanë të vështirë të marrin shërbimet e domosdoshme në Gjilan, përfshirë këtu shërbimet administrative, arsimore dhe shëndetësore. Prandaj për të ju shmangur kësaj rruge qytetarët po detyrohen të përdorin rrugë alternative që një kohë të gjatë.

Fatkeqësisht, mos trajtimi i këtij projekti me prioritet dhe shpejtësi po ju sjellë dëme qytetarëve qoftë në mjetet e tyre motorike, konkretisht prishje si pasojë e rrugës së keqe, shfrytëzimit të rrugëve të tjera, shpenzimeve në derivate apo edhe dëme për bizneset që janë për skaj të rrugës ku po zhvillohen punimet.

Prandaj, duke i ditur të gjitha pasojat që po sjellë mos përfundimi i këtij projekti dhe rëndësinë që ka ajo, që të përfundoj sa më parë.

Kërkojmë nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, që projekti të përfundojë sa më shpejt dhe të mos këtë devijime të projektit që ishte paraparë të realizohet në këtë aks rrugorë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

A mund të blejnë të huajt prona në Austri?

Published

on

Gjithnjë e më shumë njerëz po lëvizin në Austri nga jashtë, ndërsa të tjerë mund të planifikojnë ta bëjnë këtë në të ardhmen. Pra, sa e lehtë është për shtetasit e huaj të blejnë një shtëpi në Austri?

Pavarësisht pasigurisë ekonomike që godet sektorë të tillë, si turizmi, në vazhdën e pandemisë së koronavirusit, çmimet e pronave kanë vazhduar të rriten në Austri.

Çmimet janë rritur me 50 për qind gjatë dekadës së fundit, transmeton albinfo.at.

Pra, duke u bërë blerja një opsion më tërheqës për këdo që mund ta përballojë atë, a mund të blejnë të huajt në Austri pronë? Dhe cilat janë rregullat? Ja çfarë duhet të dini.

A mund të blejnë të huajt një shtëpi në Austri?

Përgjigjja e shkurtër për pyetjen është ‘po’, por shumë do të varen nga statusi juaj ligjor në lidhje me vendbanimin, llojin e pronës që dëshironi të blini dhe nga vendi – dhe shteti – në të cilin banoni.

Së pari, kontrolloni statusin tuaj të rezidencës

Nëse jetoni në Austri si qytetar i BE/EFTA, keni të njëjtat të drejta si shtetasit austriakë kur bëhet fjalë për blerjen e pronës, me kusht që të planifikoni të jetoni në të si vendbanimi juaj kryesor.

Po “shtetasit e vendeve të treta” që jetojnë në Austri?

Ju mund të mos jeni shtetas i BE/EFTA, por jetoni në Austri si shtetas nga një vend jashtë BE-së – duke ju bërë një “shtetas i vendit të tretë”.

Një shtetas i tretë mund të blejë pronë në Austri vetëm nëse ka një leje qëndrimi të përhershme, shkruan thelocal.

Austria përbëhet nga nëntë shtete federale, dhe ligjet për blerjen e pronave janë të ndryshme për secilin prej tyre. Në shumicën e këtyre shteteve, përpara se një blerës nga jashtë BE-së të mund të blejë një pronë, blerja duhet të miratohet nga komisioni i pasurive të paluajtshme, i cili ndryshon nga shteti në shtet.

Revista gjermane New Business raportoi në vitin 2019 se qytetarët e BE-së që blejnë një shtëpi pushimi në pjesët më turistike të Austrisë (Tirol, Salzburg ose Vorarlberg) duhet të marrin një leje qëndrimi për kohën e lirë (Freizeitwohnsitzbescheid) që mund të zgjasë “shumë vite”. Faqja e internetit Luxury Vienna komenton se është “praktikisht e pamundur” të blesh një shtëpi pushimi në këto zona.

Po ashtu, në këto shtete po shtohen masat kundër njerëzve që kanë blerë shtëpi, për të cilat ata pretendojnë se janë vendbanimi i tyre kryesor dhe më pas i kanë përdorur si shtëpi pushimi, sipas avokatit gjerman Dr. Hannes Wiesflecker.

Blerësit duhet të tregojnë që në fillim nëse po e blejnë rezidencën për përdorim të përhershëm banimi. Nëse pas nënshkrimit të dokumenteve zbulohet një shkelje e rregullores, si përdorimi i pronës për një shtëpi të dytë ose pushimi, blerësi rrezikon të paguajë një gjobë prej 25,000 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Tre muaj para se të regjistrohej në ARBK, “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” nënshkroi kontratën me vlerë 12 milionësh

Published

on

Në vitin e kaluar, Komuna e Prishtinës ka lidhur kontratë trevjeçare 12-milionë euro me një konzorcium të quajtur “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” për konsulta dhe shërbime arkitektonike të kryeqytetit.

Bartëse e konzorciumit është kompania e arkitektit Astrit Nixha, “ANARCH” SH.P.K, ndërsa anëtare e konzorciumit është edhe kompania Ardi CC L.L.C, me pronar Albi Shita. Demokracia.com ka pasur qasje në ofertën e tenderit të realizuar nga Komuna e Prishtinës dhe aty shihet se kompania e Nixhës ka qenë bashkëpunëtore në një projekt me kompaninë e kryetarit Përparim Rama, “4M group”. Megjithatë, nënshkrimi i kontratës ka disa mospërputhje.

Fillimisht, Komuna e Prishtinës kishte hapur tender në vitin 2022 për “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës”, raporton Demokracia.com

Konzorciumi në mes Ardi CC L.L.C dhe Anarch shpk është themeluar më 30.08.2022.

Në vitin e kaluar, Komuna e Prishtinës ka lidhur kontratë trevjeçare 12-milionë euro me një konzorcium të quajtur “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” për konsulta dhe shërbime arkitektonike të kryeqytetit. Bartëse e konzorciumit është kompania e arkitektit Astrit Nixha, “ANARCH” SH.P.K, ndërsa anëtare e konzorciumit është edhe kompania Ardi CC L.L.C, me pronar Albi Shita. Demokracia.com ka pasur qasje në ofertën e tenderit të realizuar nga Komuna e Prishtinës dhe aty shihet se kompania e Nixhës ka qenë bashkëpunëtore në një projekt me kompaninë e kryetarit Përparim Rama, “4M group”. Megjithatë, nënshkrimi i kontratës ka disa mospërputhje.

Fillimisht, Komuna e Prishtinës kishte hapur tender në vitin 2022 për “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës”.

Konzorciumi në mes Ardi CC L.L.C dhe Anarch shpk është themeluar më 30.08.2022.

Bazuar në të dhënat e ARBK-së, SHAK është regjistruar më 27.06.2023. Po me këtë datë e ka hedhur nënshkrimin dhe vulën në kontratë udhëheqësi i prokurimit të Komunës së Prishtinës, Visar Shehu. Nënshkrimin në kontratë, por pa figuruar data, e ka hedhur edhe kryetari Përparim Rama. Po ashtu, në emër të kontraktorit, nënshkrimin në kontratë dhe vulën e kompanisë e ka hedhur Albi Shita. Data kur ky e ka hedhur nënshkrimin dhe e ka vulosur mban datën 27.03.2023. Fiks tre muaj para se të regjistrohet kompania në ARBK, pasi vula e hedhur aty është e kompanisë “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit SH.P.K.”

Nga faturat e pagesave që janë publikuar së fundmi nga opozita në Prishtinë rezulton se llogaria bankare nuk është në emër të SHAK, por të Anarch. Madje, nga pagesat që i ka bërë komuna e Përparim Ramës për punët e kryera, del se kompania ka kryer punë ‘eksperes’ për komunën ose vetëm rreth një muaj e gjysmë pas lidhjes së kontratës i është paguar një faturë në vlerë prej 395 mijë euro./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Infrastrukturë

Komisioni Evropian jep 50 milionë euro kredi për Maqedoninë e Veriut

Published

on

Komisioni dha 50 milionë euro kredi për Maqedoninë e Veriut këtë javë. Ky është kësti i parë i operacionit në vazhdim të Asistencës Makro-Financiare (MPJ) për vendin.

Ndihma ofron mbështetje të mëtejshme për Maqedoninë e Veriut, ekonomia e së cilës është goditur rëndë nga kriza e fundit energjetike, e cila u shkaktua nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia. Ai do të mbështesë stabilitetin makro-ekonomik dhe do të sigurojë reforma të mëtejshme, në lidhje me programin e vazhdueshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Maqedoninë e Veriut. Ai gjithashtu do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut të përparojë në rrugën e saj evropiane.

Lëshimi i kësaj mbështetjeje vjen pasi Komisioni konstatoi se Maqedonia e Veriut kishte përmbushur angazhimet e politikave përkatëse të dakorduara me BE-në për lirimin e këstit të parë. Maqedonia e Veriut ka arritur përparim në fushën e financave publike duke krijuar një Këshill të pavarur Fiskal dhe duke forcuar menaxhimin e investimeve publike. Për të rritur të ardhurat publike, Maqedonia e Veriut miratoi masa të politikës tatimore që zgjerojnë bazën tatimore. Qeveria gjithashtu ka bërë progres të mëtejshëm drejt formalizimit të ekonomisë informale dhe ka marrë masa për të përmirësuar efiçencën e energjisë. Së fundmi, qeveria fuqizoi gjyqësorin me një Strategji të re për Reformën në Drejtësi.

Operacioni i përgjithshëm në vazhdim i Asistencës Makro-Financiare për Maqedoninë e Veriut kap vlerën deri në 100 milionë euro në hua. Pas disbursimit të këtij kësti të parë prej 50 milion €, një këst i dytë me të njëjtën shumë mbetet në dispozicion, në varësi të progresit në kushtet e politikës së rënë dakord.

MPJ është pjesë e angazhimit më të gjerë të BE-së me vendet fqinje dhe synohet si një instrument i jashtëzakonshëm i BE-së për reagim ndaj krizave. Ai është në dispozicion për vendet e zgjerimit dhe fqinjët e BE-së që përjetojnë probleme të rënda të bilancit të pagesave.

Propozimi i Komisionit për këtë operacion të MPJ-së për Maqedoninë e Veriut u miratua nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli më 12 korrik 2023. Zbatimi i tij plotësohet më tej me bashkëpunimin dypalësh të BE-së në kuadër të Instrumentit të Fqinjësisë, Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar-Evropa Globale.

Në përgjithësi, që nga viti 2020, BE-ja ka paguar rreth 210 milionë euro në mbështetje të MPJ-së për Maqedoninë e Veriut. Këtu përfshihet edhe pagesa e sotme prej 50 milionë euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending