Connect with us

Infrastrukturë

Sistemi Informativ i Gjendjes Civile në Kosovë në proces të auditimit

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e teknologjisë së informacionit me temë “Sistemi Informativ i Gjendjes Civile në Agjencinë e Regjistrit Civil (ARC)”.

Auditimi i këtij sistemi është duke u kryer për herë të parë dhe përfshin kryesisht periudhën 2020-2021.

Procesit të auditimit do t’i nënshtrohet Agjencia e Regjistrit Civil (ARC) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme si dhe Komuna e Prishtinës dhe Komuna e Prizrenit, përkatësisht sektorët e gjendjes civile. Në fokus të auditimit do të jenë departamentet/sektorët përkatëse të këtyre institucioneve.

Objektiv i këtij auditimi është vlerësimi i administrimit dhe siguria e informacionit të sistemit informativ të gjendjes civile të Republikës së Kosovës. Përmes procesit të auditimi synohet të shihet nëse është duke u ruajtur siguria dhe konfidencialiteti i të dhënave, integriteti dhe disponueshmëria e të dhënave.

Fushëveprim i këtij auditimi do të jetë në Sektorin për Administrimin e Bazave të të Dhënave të ARC-së, Sektorin e Regjistrimit Qendror të Gjendjes Civile dhe Sektorët e Gjendjes Civile në komuna. Auditimi do të fokusohet në Sistemin Informativ për Gjendjen Civile, i cili shërben për administrimin e regjistrit qendror të gjendjes civile. Ky auditim do të trajtojë fushën e operacioneve të teknologjisë së informacionit, sigurinë e informacionit dhe kontrollet e aplikacionit.

ARC-ja është burimi kryesor i të dhënave personale të qytetarëve të Kosovës, të cilat regjistrohen dhe mbahen në regjistrin e gjendjes civile dhe që vërtetojnë lindjen, statusin familjar, vdekjen, marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe çdo ndryshim që ndodh në këto marrëdhënie.

ARC-ja është përgjegjëse për menaxhimin e proceseve në lidhje me aplikimin e personalizimit dhe lëshimit të dokumenteve për shtetasit e Republikës së Kosovës, për shtetasit e huaj dhe për personat pa shtetësi, kur kanë banim të përkohshëm apo të përhershëm në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe për shtetasit e huaj, të cilët kanë përfituar azil në Republikën e Kosovës.

Ruajtja e konfidencialitetit është një nga parimet kryesore të regjistrit qendror të gjendjes civile, si dhe ARC-ja duhet siguruar saktësinë dhe plotësinë e të dhënave të regjistruara në sistemin informativ nëpërmjet të cilit menaxhohen këto të dhëna.

Andaj, auditimi i teknologjisë së informacionit për “Sistemin Informativ të Gjendjes Civile në Agjencinë e Regjistrit Civil (ARC)” është i rëndësishëm meqë sipas hulumtimeve paraprake për SGJC-në janë identifikuar mangësi në mbrojtjen e të dhënave personale, përkatësisht në ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave.

Prandaj përmes këtij procesi të auditimit synohet të vlerësohet nëse Sistemi i Gjendjes Civile ruan sigurinë, privatësinë dhe integritetin e të dhënave në përputhje me standardet dhe praktikat e mira të sistemeve të informacionit. Qëllimi është të jepen rekomandime të praktikave më të mira që të përmirësojnë funksionimin e këtij sistemi të informacionit./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë

Published

on

Kryeministri i Tajlandës ka zhvilluar diskutime paraprake me një konsorcium investitorësh për ndërtimin e asaj që mund të jetë ndërtesa më e lartë në botë.

Kryeministri Srettha Thavisin u takua me konsorciumin e udhëhequr nga themeluesi i Emaar Group të Dubait, Mohammed Alabbar, në bashkëpunim me firmat e Lindjes së Mesme dhe kineze, sipas Byrosë Kombëtare të Lajmeve të Tajlandës.

Masa do të ishte pjesë e një përpjekjeje për të rinovuar ekonominë e Tajlandës dhe propozimi synon të përfshijë një dyqan të madh, hapësira për zyra, një qendër financiare, një hotel dhe një qendër argëtimi.

“Projekti potencial i kullës shihet si një mundësi e madhe për të krijuar një atraksion të ri turistik të krijuar nga njeriu që mund të rrisë numrin e vizitorëve në Tajlandë,” tha një deklaratë e lëshuar përmes Byrosë Kombëtare të Lajmeve të Tajlandës.

Turizmi përbën rreth 12% të PBB-së së Tajlandës dhe vendi ka parë që mbërritjet të rriten afër niveleve para pandemisë pasi lehtëson politikat e vizave dhe rregulloret e udhëtimit.

Ndërtesa më e lartë në botë është aktualisht Burj Khalifa në Dubai, e cili qëndron në 828 m.

Megjithatë, thuhet se puna ka rifilluar në Kullën Jeddah në Arabinë Saudite, e cila do ta kalonte atë në 1 km të lartë. Edhe firma britanike e arkitekturës Foster + Partners thuhet se po projekton një kullë super të lartë 2 km në Riad, Arabinë Saudite./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Hetimet për ndërtimet pa leje në Patok, sekuestrohet një objekt në ndërtim dhe 13 firma inertesh

Published

on

13 subjekte që marrin inerte në lumin Mat janë vënë në sekuestro preventive, pasi kanë rezultuar pa dokumentacion dhe po hetohet ndaj inspektorëve që nuk kanë kryer kontrollin.

Në rastin e ndërtimeve ne Patok, hetimet kanë ardhur pas indiceve, pasi ishte dërguar në gjykate një i moshuar që po bënte shtesë dhe në seancën gjyqësore ka deklaruar se ndërhyrja e tij ishte mjaft e vogël krahasuar me atë qe po ndodhte në zonë, shkruan Report TV.

Për këtë arsye prokuroria nisi hetimet që kanë zgjatur rreth 6 muaj dhe pas verifikimeve ka rezultuar se nuk kishin leje e për pasojë një subjekt ka kaluar në sekuestro preventive dhe vijojnë hetimet. Ky objekt po ndërtohet në rrugën kryesore te Patokut dhe e bën krejt të ekspozueshëm për inspektorët që duhej të kishin ndërhyrë.

Ky fakt ka bërë që të nisin hetimet ndaj zyrtareve të IVMT dhe IKMT për shpërdorim detyre pasi nuk kane kryer kontrollin në territor ashtu siç është edhe veprimtaria e tyre dhe aq me tepër që bëhet fjalë për një zonë të mbrojtur dhe sipas Prokurorisë ata nuk kanë vepruar në përmbushje të ligjit.

Më 29 prill u arrestua drejtori i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Kurbinit, Jetmir Muzhika dhe si edhe Flor Gjini, ish-kryeinspektori i IKMT Lezhë i cili aktualisht është drejtor poste. Ndërsa janë pezulluar të gjithë inspektorët në sajë të hetimeve të nisura për ndërtime pa leje në zonën e Patokut./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Rrugët e Shkupit shndërrohen në “tavllë duhani”

Published

on

Në hapësirat publike në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, në Shkup, gjithandej vërehen mbeturina të duhanit, veçanërisht në vendet ku grumbullohen qytetarët, si stacionet e autobusëve, para institucioneve etj.

Ligji për higjienën publike i Maqedonisë së Veriut parasheh gjoba për të gjithë ata që e ndotin ambientin, në rastin konkret edhe për hedhjen jashtë vendeve të caktuara të mbetjeve nga duhanpirja.

Sipas Ligjit për higjienën publike, i cili është miratuar në vitin 2008, për hedhjen e mbetjeve të cigareve jashtë vendeve të caktuara parashihet gjoba në vlerë tre mijë denarë (rreth 50 euro), raporton Radio Evropa e Lirë.

Pas miratimit të këtij ligji, Qeveria maqedonase për dy vjet organizoi dhe një fushatë vetëdijesuese për qytetarët për zbatimin e ligjit ku theksohej se çdo hedhje e cigares do të ndëshkohej me gjobë.

Megjithëkëtë, dukuria e hedhjes së mbetjeve të cigareve mbetet problem serioz për mjedisin, sidomos në Qytetin e Shkupit që është më i frekuentuar.

Radio Evropa e Lirë u ka dërguar pyetje autoriteteve të Qytetit të Shkupit, lidhur me masat që ka ndërmarrë ose jo inspektorati komunal për shkelësit e ligjit për higjienën publike por deri në publikimin e tekstit nuk ka marrë përgjigje.

Institucionet e vendit nuk kanë të dhëna se sa parashtresa janë shqiptuar për hedhjen e mbeturinave të cigareve në qytetin e Shkupit.

Ndërkohë, nga Ministria e Punëve të brendshme theksojnë se gjatë vitit 2023 janë shqiptuar 11 parashtresa në Manastir dhe një në Veles.

Aktivistët për të mbrojtjen e ambientit jetësor thonë se hedhja e mbetjeve të cigareve paraqet problem serioz për mjedisin për faktin se mbetjet e cigareve përmbajnë substanca të dëmshme kimike, si katrani, arseni dhe nikotina, të cilat përhapen në ujëra dhe në tokë dhe me këtë shkaktojnë dëme serioze për shëndetin e njerëzve, si dhe dëmtojnë edhe ekosistemin.

Tymosja e duhanit gjithandej përcjell porosi veçanërisht për gjeneratat më të reja se kjo është një diçka jo e keqe dhe si e tillë merret si model veprimi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending