Connect with us

Ndërtim

Serbia po ndërton në veri të Kosovës tre objekte “pa leje”

Published

on

Shiritat bardh e kuq, që nënkuptojnë ndalimin e punëve të mëtejshme ndërtimore, që nga 20 qershori janë vendosur te tri ndërtesa në Mitrovicën e Veriut, një nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Punimet i ndërpreu Komuna e Mitrovicës së Veriut, e cila funksionon brenda sistemit të Kosovës, me arsyetimin se ato nuk kanë leje ndërtimi. Më 21 korrik, Radio Evropa e Lirë ka konfirmuar në terren se punimet nuk janë vazhduar, gjegjësisht se punëtorët me makineri janë tërhequr duke lënë pas vetëm material ndërtimor.

Vetëm përpara njërës prej këtyre tri ndërtesave është një tabelë me informacione për investitorin dhe kontraktorin. Bëhet fjalë për ndërtimin e objektit të ri për Universitetin që punon sipas sistemit serb dhe për të cilin janë ndarë para nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Kontraktor është një kompani që është në listën e zezë të SHBA-së – “RAD 028”. Në vendin e ndërtimit të ndërprerë, tani qëndrojnë muret e katër ndërtesave trekatëshe me tulla, ndërsa kati i katërt mbetet i hapur. Për dy objektet e tjera, nuk dihet asgjë, kush qëndron pas tyre apo çfarë supozohet të jenë, sepse nuk ka asnjë shenjë.

Mirëpo, nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit, thonë se bëhet fjalë për banesa për raste sociale, si dhe një shkollë. Ata nuk specifikuan se kush po ndërton apo financon.

Në Mitrovicën e Veriut paralelisht funksionon edhe një komunë nën sistemin serb, e cila kryesisht realizon projekte të financuara nga Serbia. Deri në dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri të nëntorit të vitit të kaluar, në duart e Listës Serbe ishin edhe komunat nën sistemin e Kosovës.

Për shkak të bojkotit të zgjedhjeve në prill, në krye të katër komunave në veri të Kosovës me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – tashmë janë shqiptarët. Kjo ka qenë edhe arsyeja e tensioneve të reja në atë rajon, të cilat kanë vazhduar që nga fundi i majit.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, më 20 korrik ka njoftuar se departamenti i inspektimit ka ndaluar ndërtimin e tri objekteve për shkak se nuk janë përmbushur “kriteret dhe normat ligjore”. Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se “qytetarët duhet t’i mbrojnë investimet e tyre duke plotësuar kriteret e parashikuara nga ligjet në fuqi”.

“Në të kundërtën, Drejtoria për Çështje të Inspektimit do të veprojë në përputhje me ligjet në fuqi”, ka shkruar ai.

Nënkryetarja e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Axhançiç, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë ka sqaruar se punimet ndërtimore në tri objekte janë pezulluar për shkak se nuk kanë leje ndërtimi.

“Nuk dihet se kush i ndërton dhe as nga cili buxhet. Për këtë arsye është ndërprerë ndërtimi për të identifikuar kontraktuesin dhe investitorin në përputhje me ligjin”, ka thënë Axhançiç.

Më 20 qershor, Lista Serbe ka njoftuar se “kryetari ilegal” ka marrë vendim për pezullimin e ndërtimit të banesave për familjet në nevojë dhe shkollës për fëmijët e kategorive të rrezikuara. Ata nuk kanë specifikuar se kush i ndërton ato banesa dhe shkollën. Ata nuk iu përgjigjën kërkesës së REL-it për sqarim të mëtejshëm të kësaj çështjeje. Përgjigje nuk ka ardhur as nga komuna paralele serbe, e as nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Me mjetet e Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës për Kosovën, shpeshherë ndërtohen apo rinovohen objekte të ndryshme në zonat serbe. Megjithatë, REL-i nuk ishte në gjendje të gjente kontratën publike për ndërtimin e apartamenteve dhe një shkolle, të përmendur nga Lista Serbe.

Nga ana tjetër, kjo parti e lidh pezullimin e ndërtimeve me “provokimin” e autoriteteve kosovare, “përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës” dhe “persekutimin e serbëve”.

“Pyetja është nëse kjo është përgjigja e [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti, ndaj thirrjes së përfaqësuesve ndërkombëtarë për shtensionim të situatës në veri të Kosovës, si dhe nëse vendimi për ndalimin e ndërtimit të shkollave dhe banesave për qytetarët në nevojë është në përputhje me thirrjet e ambasadorëve të QUINT-it se këta kryetarë komunash, të imponuar me 3 për qind të votave merrën me gjëra teknike dhe administrative”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

Një nga objektet që është bllokuar për ndërtim të mëtejmë është objekti i Universitetit, i cili funksionon në Mitrovicën e Veriut sipas planit dhe programit të Republikës së Serbisë.

Në gusht të vitit 2021, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, vendosi gurthemelin për ndërtimin e Universitetit të ri, i cili, sipas projektit, pritet të shtrihet në 10,575 metra katrorë dhe të strehojë Fakultetin e Shkencave, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik dhe Rektoratin.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, duke vendosur gurin themeltar për ndërtimin e Universitetit të ri në Mitrovicën e Veriut.

Në bazë të informatave nga tabela informuese e vendosur përballë këtij objekti, leja e ndërtimit për ndërtimin e këtij universiteti është lëshuar në vitin 2020 nga Autoriteti i Përkohshëm, i cili punon në sistemin serb.

Kontraktor është kompania “RAD 028” në pronësi të Radulle Steviqit, i cili është nën sanksionet amerikane që nga viti 2021 për shkak të dyshimit se është i lidhur me Zvonko Veselinoviç (biznesmen nga veriu i Kosovës), i cili dyshohet se i përket rrjeteve korruptive të lidhura me krimin e organizuar transnacional. Që atëherë, kjo kompani nuk ka marrë tenderë në Kosovë.

Nga gushti i vitit 2018 e deri në shtator të vitit 2021, kompania “RAD” ka fituar gjithsej 61 tenderë në vlerë prej 5.6 milionë eurosh. Këto projekte janë financuar nga buxheti i Qeverisë së Kosovës. Por, edhe pas futjës në listën e zezë, kompania e Steviqit “RAD 028” vazhdon të realizojë projekte më të mëdha, kryesisht në Kosovë, të cilat financohen nga buxheti i Serbisë.

Një hulumtim i mëparshme e REL-it tregoi se kompania e Steviqit kishte lidhur marrëveshje në vlerë të paktën 8.5 milionë euro me institucionet paralele serbe në Kosovë në periudhën 2016-2019. Në vitin 2020, e njëjta kompani është paguar të paktën 13.3 milionë euro nga buxheti i Serbisë.

Puna e kompanisë “RAD 028” nuk ka të ndalur as dy muajt e fundit, ndonëse komunat paralele serbe në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok janë “bllokuar” nga ofrimi i shërbimeve për qytetarët. Këto tri komuna deri më tani kanë qenë në të njëjtin objekt me ato që punojnë në sistemin e Kosovës dhe me ardhjen e kryetarëve shqiptarë në pushtet nuk kanë qasje në zyra

Ndërtim

Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave të butë?

Published

on

Në gjithë globin, ciklet rajonale të dimrit shihen si periudha në rënie për produktivitetin e ndërtimit, por një raport i ri nga institucioni financiar holandez ING sugjeroi se tregu evropian ka rritur efikasitetin mes stinëve të ftohtë.

“Moti më i ngrohtë i dimrit do të thotë që kontraktorët evropianë të ndërtimit po përjetojnë më pak ndërprerje të biznesit ndërsa klima jonë ngrohet,” tha ekonomisti i lartë i ING Maurice van Sante në raportin e titulluar Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave më të butë.

Duke ofruar të dhëna të përpiluara nga ING Research, NASA dhe Our World in Data, van Sante vuri në dukje se anomalitë e temperaturës në hemisferën veriore arritën lartësi rreth dy gradë (Celsius) më të larta, mesatarisht, se në 1985.

“Ne donim të shihnim nëse temperaturat në rritje kanë pasur tashmë një ndikim të matshëm në ciklet vjetore të prodhimit të kompanive evropiane të ndërtimit,” tha Van Sante, duke vënë në dukje se dy tregues janë përdorur në matje:

Pjesa e kompanive që përmendin nivelet e tyre të prodhimit ishte e kufizuar gjatë periudhave të dimrit (janar dhe shkurt) dhe verës (korrik dhe gusht) për shkak të kushteve të motit.

Ndryshimi i vëllimeve aktuale të ndërtimit në këto periudha

Ajo që gjeti studimi ishte një reduktim me më shumë se 30% i kontraktorëve të BE-së, gjatë tre dekadave të fundit, të cilët thanë se aktivitetet e tyre ishin të kufizuara për shkak të motit të keq nga janari në shkurt.

Vera me vapë mbytëse nuk është problem për ndërtimin evropian!

Gjersa fitimet në produktivitet në dimër mund të shihen si pozitive, temperaturat në rritje globale – në përgjithësi – nuk janë.

Megjithatë, van Sante tha se një humbje reciproke e produktivitetit në verë (nga nxehtësia ose moti ekstrem) thjesht nuk po ndodh në një mënyrë të matshme.

Megjithatë, ai vuri në dukje se nivelet rekord në verë po rrisin shpeshtësinë e ditëve të punës të anuluara.

Përderisa mund të duket sikur se një planet në ngrohje ka krijuar një mjedis ideal për aktivitetet e ndërtimit në disa seksione të Hemisferës Veriore, van Sante paralajmëroi në raportin e tij se këto ndryshime janë ‘diamante’ në atë që është bërë një mjedis gjithnjë e më i ashpër./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023

Published

on

Pas rritjes dyshifrore në vitin 2022, ritmet e shitjeve në volum në sektorin e ndërtimit janë frenuar disi në vitin 2023, sipas të dhënave që INSTAT ka grumbulluar te kompanitë e ndërtimit.

Zakonisht në 3-mujorin e fundit të çdo viti ka një rritje të shitjeve në banesa, për shkak të blerjeve që bëjnë kryesisht emigrantët në këtë periudhë (shiko grafikun bashkëngjitur).

Në 3-mujorin e fundit të 2023, volumi i shitjeve në ndërtim u rrit me vetëm 1% nga 16.1% që ishte rritja në tremujorin e fundit 2022.

Gjatë gjithë tremujorëve të 2023, ritmet e rritjes së shitjeve në volum ishin më të ulëta se më 2022.

P.sh. në tremujorin e dytë 2023, volumi i shitjeve u rrit me vetëm 0.2%, në tremujorin e dytë rritja ishte me 5.2% nga 11.5% në të njëjtën periudhë të vitit 2022, shkruan Monitor.al

Me gjithë frenimin e ritmeve të rritjes, volumet e ndërtimit dhe shitjeve po rriten në sektorin e ndërtimit, edhe pse treguesit demografikë dhe inflacioni i lartë nuk po e frenojnë këtë trend si në Europë.

Tregu i pasurive të paluajtshme në Europë është në një fazë stanacioni nga rënia e kërkesës, teksa lufta në Ukrainë ka krijuar një efekt psikologjik negativ për investime në pasuri të paluajtshme.

Pavarësisht ngadalësimit, ndërtuesit vendas mbeten optimistë. Pas një rënie me 8 pikë në janar 2024, treguesi i besimit në ndërtim që matet nga Banka e Shqipërisë u rrit me 6.8 pikë përqindje në muajin shkurt. Ky tregues qëndron rreth 25 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.

Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues. Paralelisht me të, pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje. Nga ana tjetër indeksi i besimit konsumator u rrit në disvarfor të blerjeve të mëdha në dy muajt e parë të vitit 2024.

Sektori i ndërtimit pësoi një rritje të vrullshme pas vitit 2016, kryesisht në sektorin e banesave. Rritja e lejeve në rekorde historike dhe sipërfaqes në ndërtim në pesë vjeçarin e fundit erdhi në një kohë që popullsia po pakësohet dhe po plaket nga rënia e lindjeve dhe emigracioni lartë të rinjve. Në kontradite më këto zhvillime çmimi i banesave është rritur me shpejtësi.

Ndërtimi është kthyer në motorin e rritjes ekonomike vitet e fundit. Në vitin 2022, sektori kontribuoi me 11.1 pikë % të vlerës së shtuar nga 9.4 pikë % që kontribuoi në vitin 2019. Ky kontribut u rrit më tej në vitin 2023, referojnë të dhënat jo përfundimtare.

Aktualisht, Shqipëria është vendi më i varfër i Europës dhe ka ekspozimin më të lartë të sektorit të ndërtimit në kontinent. Sipas Eurostat, në vitin 2022, ndërtimi kontribuoi me 11.2% të vlerës së shtuar bruto, ndërsa në BE, ky sektor kontribuoi me 5.5%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Skanska do të ndërtojë një kampus të dhënash në vlerë prej 242 milionë dollarë në SHBA

Published

on

Skanska me bazë në Suedi, një kompani globale ndërtimi dhe zhvillimi, njoftoi se ka marrë një kontratë të re me vlerë rreth 2.5 miliardë SEK (242 milionë dollarë) në shtetin e Virxhinias në SHBA.

Projekti synon të ndërtojë një kampus të dhënash prej 23,000 m2.

Firma njoftoi se do të kryejë gjithashtu punë në terren dhe shërbime për qendrën e re.

“Fushërimi përfshin gjithashtu një përshtatje të një hapësire administrate dhe tre salla të dhënash,” tha Skanska.

Puna filloi këtë muaj me një datë të pritshme përfundimi deri në dhjetor 2025./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending