Aktuale
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër premton përkrahje të fuqishme për vendlindjen
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër me anë të një njoftimi, ka bërë të ditur se përkrah të gjithë liderët e zgjedhur në trojet shqiptare dhe respekton votën e lirë të shqiptarëve.
Gjithashtu Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër ka theksuar se do të jetë si gjithmonë do të përkrahin fuqishëm vendlindjen në forma të ndryshme, shkruan albinfo.ch.
Ky është njoftimi i plotë
RRBSHZ uron popullin Shqiptar për zgjedhjen e Kryeministri të ri z. Ramush Haradinajt, vice Kryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme z. Behgjet Pacollin, ministrin e Diasporës z. Dardan Gashi si dhe të gjithë të tjerët!
RRBSHZ uron popullin Shqiptar për zgjedhjen e z. Pandeli Majko ministër i Diasporës Shqiptare, si dhe të gjithë të tjerët!
RRBSHZ uron popullin Shqiptar në Ilirida për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit z. Talat Xhaferin, si dhe të gjithë të tjerët!
Ne Rrjeti i Bizneseve Shqiptare këtu në Zvicër përkrahim fuqishëm të gjitha zgjidhjet dhe të zgjedhurit që dalin nga votat e lira të popullit Shqiptarë!
Ne zotohemi se Ju të zgjedhurit, z. Ramush Haradinaj, z.Pandeli Majko, z.Talat Xhaferi, etj do ta keni përkrahjen tonë pa kompromis!
Ne zotohemi se do të jemi zë shumë i fuqishëm i juaji në vendet ku jetojmë duke mbrojtur interesat tona kombëtare me ligjet e vendeve ku jetojmë!
Zot ruaje Shqiptarinë!
-
Infrastrukturë2 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë3 days ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë2 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale2 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë2 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë3 days ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë3 days ago
Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh