Connect with us

Aktuale

Resorti Kudadoo në Maldive, i vetmi i cili furnizohet me energji 100 përqind nga panelet solare

Published

on

Shumë arkitektë do të bënin gjithçka vetëm që t’u jepej një hapësirë e zbrazët për të ndërtuar projektin e ëndrrës së tyre.

Por kur një mundësi e tillë i’u dha arkitektit të njohur Yuji Yamazaki për të ndërtuar ishullin privat “Kudadoo Maldives” në Maldive, i cili kishte si projekt 15 rezidenca mbi ujë, atij i duhej të mendonte një projekt që do të bënte edhe më të njohur ishullin, dhe jo e kundërta.

Qasja e tij ishte që të ndërtonte në një mënyrë që të nxjerrë në pah bukurinë natyrore të ishullit, duke përdorur sa më pak burime natyrore.

“Koncepti i vërtetë është se si ne mund të shfaqim këtë natyrë ekzistuese sa më bukur që është e mundur, që nënkupton një plazh të pacenuar dhe ujë kristal të pastër. Këto janë elementet që ne donim të ruanim” thotë Yamazaki.

Prioriteti numër një: Energjia e pastër.

Derisa energjia diellore po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në Maldive, Yamazakit nuk i pëlqeu se si kaq shumë resorte përpiqeshin të fshihni panelete solare prapa ndërtesave si diçka e turpshme.

Përkundrazi ai projektoi panelet solare dhe i përfshiu ato në estetikën e përgjithshme të resortit.

Sot, Kudadoo mbetet i vetmi ishull privat plotësisht me energji diellore në vend.

Por ishulli ndodhet përballë një rreziku të madh, ndryshimeve klimatike.

Rritja e nivelit të ujit po rrezikon mirëqenien e Maldives.

“Shqetësimi ynë po bëhet gjithnjë e më i madh. Niveli i ujit po rritet më shpejtë se ç’është parashikuar. Njerëzit në Maldive janë shumë të shqetësuar” shton Yamazaki/Media Ndërtimi

Aktuale

Protestojnë studentët e Fakultetit të Bujqësisë, duan kyçjen e rrymës në objektin e ri mësimor

Published

on

Studentët dhe stafi akademik i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë përmes një proteste kanë pezulluar nisjen e procesit mësimor për vitin e ri akademik deri në marrjen e një vendimi nga ana e KOSTT për kyçje të energjisë elektrike në objektin ri.

Kallxo.com ka raportuar se ndërtimi i Objektit të ri të Fakultetit të Bujqësisë jashtë kushteve teknike të lëshuara nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka bërë që studentët e këtij fakulteti të mbesin pa hapësira të veta edhe këtë vit.

Bedri Dragusha, dekan në Fakultetin e Bujqësisë tha se studentët e FBV-së nuk iu gëzuan nisjes së vitit akademik, për shkak se nuk arritën të hyjnë në objektin që u takon.

“Sot është dita e  parë e vitit  aksdemik dhe stafi me studentët nuk iu gëzuan pasi kanë vendos të pezullojmë mësimin pasi nuk arriten të transefrohen  në objetin e ri. Ndërtimi  ka nis nga viti 2013. Kur erdhi momenti i kyqjes së rrymës u vërtetuua se ka  shkelje të distancës. Kjo është linë ndërkombëtare dhe sipas tyre kjo duht të jetë 7 metra distancë”- tha ai.

Blenda Fazliu, kryetare e Këshillit të Studentëve tha se po protestojnë pasi nuk po arrijnë të nisin ligjëratat në objektin e ri.

Ajo shtoi se kanë mungesë të hapësirave për vijim të duhur të mësimit.

“Po protesojmë për objektin  e ri pasi është dashur të fillojmë këtu. Nuk kemi as kushtet minimale për studime. Nga sallat e leximit, e ushtrimeve. KOSTT le të veprojë pasi për shkak të kësaj trafoje jemi në këtë gjendje. Do protestojmë deri sa të merret vendim për  zhvendosje të kësaj trafo. Kemi përkrahjen e stafit akademik për këtë pezullim”-u shpreh ajo./Media Ndërtimi.

9 vjet për ndërtimin e 9 mijë m² për objektin e ri të Fakultetit të Bujqësisë, KOSTT-i refuzon kyçjen e energjisë

Continue Reading

Aktuale

“Nga Kosova po largohen punëtorët e zellshëm që punojnë 12-15 orë në ditë!”

Published

on

Menaxheri i Trajnimeve në Innovation Center Kosovo (ICK), Shpend Lila përmes rrjetit social facebook ka shpjeguar se cila kategori e punëtoreve është duke u larguar nga Kosova në drejtim të shteteve evropiane.

“Jon tu ike njerëzit prej Kosovës shumë. Njerëz me rroga t’mira ama. Me profesione t’mira. Ne Kosove nuk ka mungese te veneve te punes, ka mungese te rrogave tmira. Dhe dinjitetit.

Nga Kosova po largohen dy kategori:

  1. Punetori i zellshëm qe punon 12-15 ore ne dite, pa kontrate, pa sigurim, me gjyse rroge n’banke (sepse oligarku duhet me pagu taksa, nuk i konvenon)
  2. Njerez te kualifikuar, te cilet me shume e durojne nje ankese profesionale prej gjermanit, se sa “n’sa ke ardhe sot?” nga raptisha.

E ardhmja e tregut te punes ne Kosove NUK duket premtuese.”, shkruan Lila./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Vazhdon largimi i Evropës nga gazi rus, hapet tubacioni i ri i gazit Norvegji-Poloni

Published

on

Gazi ka filluar të rrjedhë në Poloni përmes një tubacioni të ri “Baltik Pipe”, thotë operatori i gazsjellësit të vendit Gaz-System.

Tubacioni, i cili shkon nga Norvegjia përmes Danimarkës, është një pjesë e madhe e përpjekjes së Polonisë për t’u larguar nga varësia e gazit rus.

Megjithatë, puna për tubacionin filloi vite përpara pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt, raporton skynews.

Gazi filloi të rrjedhë pak pas orës 4 të mëngjesit të sotëm (koha e Mbretërisë së Bashkuar) dhe tubacioni ka një kapacitet vjetor prej 10 miliardë metra kub.

Ai vjen një ditë pasi u zbuluan rrjedhje në tubacionet e gazit Nord Stream që lidhin Rusinë me Evropën, megjithëse Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Poloni në prill pasi Polonia refuzoi kërkesën e Rusisë për të paguar në rubla.

Ndryshe, sabotimi është shkaku më i mundshëm i dëmtimit të tubacioneve të gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending