Connect with us

Aktuale

Opozita kërkon nga Përparim Rama ta anulojë tenderin 12-milionësh për shërbimet e arkitektit

Published

on

Pa votat e opozitës, Kuvendi kryeqytetas nuk pati kuorum që të ulet për ta shqyrtuar buxhetin e vitit 2023. Për t’ia bërë votat Përparim Ramës, opozita kërkoi që kryetari i Prishtinës ta anulojë tenderin 12-milionësh për shërbimet e arkitektit, ose që ta heqë nga pika e rendit të ditës buxhetin.

Në orën 11:30 u vendos që të shkohet në pauzë që parashihej të zgjaste deri në orën 13:00. Pas më shumë se dy orësh, Kuvendi Komunal i Prishtinës vendosi ta ndërpresë seancën pasi nuk kishte kuorum.

Në komunikatën për media, Lëvizja Vetëvendosje tha se kërkesë e tyre për të marrë pjesë në votim ishte anulimi i projektit me vlerë 12 milionë euro “Arkitekti i Kryeqytetit”, dhe rishqyrtimi i tij sepse, sipas tyre, përbën një “abuzim të rëndë me buxhetin publik”.

Kryetari Rama në një prononcim të shkurtër për Kallxo.com tha se nuk do të zmbrapset nga ky tender sepse, sipas tij, shërbimet e arkitektit janë shumë të rëndësishme për projektet në kryeqytet.

Rama tha se nuk do të lejojë që të shantazhohet.“Ne kemi buxhet por nuk kemi projekte, pra duhet me i bë mundësitë për me transformu Prishtinën. Pa këtë zyrë, nuk kemi mundësi, s’ka shanse, pra për këtë arsye nuk mundem me pranu një lloj shantazhi. Koha e shantazheve i përkasin të kaluarës, në dëm të kryeqytetit, prandaj edhe nuk kam mundur me pranu” – u shpreh Rama.

Vlera e parashikuar e këtij tenderi, i cili është shpallur më 22 korrik, kap vlerën 12 milionë euro. Tenderi është shpallur përmes procedurës së kufizuar. Ndërsa kohëzgjatja e kontratës do të jetë 36 muaj.

Në dosjen e tenderit thuhet se qëllimi i këtij projekti është krijimi i hartës unike të planifikimit të kryeqytetit, krijimi i bazave të shënimeve, krijimi i bazës së sistemit gjeografik të informacionit, krijimi i rregulloreve dhe manualeve të nevojshme për funksionimin e pakove programore për përcjelljen e lejeve, ndërtimeve, mirëmbajtjeve, tatimit dhe shërbimeve komunale dhe krijimi i sistemit interaktiv online të komunikimit me qytetarët./Media Ndërtimi.

Aktuale

Ndërroi jetë arkitekti modernist Zvi Hecker

Published

on

Zvi Hecker, një arkitekt me origjinë polako-izraelite, ndërroi jetë më 25 shtator 2023.

Ai ishte i mirënjohur për qasjen e tij arkitekturore që i kushtoi rëndësi të madhe përdorimit të gjeometrisë dhe asimetrisë.

Nga viti 1955 deri në vitin 1957, Zvi Hecker ndoqi një kurs studimi për pikturë në Institutin e Artit dhe Dizajnit Avni, pasi filloi një kurs profesional si arkitekt. Hecker ishte banor i Berlinit dhe Tel Avivit. Ai mori pjesë aktive në zhvillimin strategjik të iniciativave për komunitetin hebre gjerman, përveç angazhimit në disa projekte ndërkombëtare.

Zvi Hecker ka mbajtur pozicione mësimdhënëse në disa institucione akademike të respektuara në vende të ndryshme, duke përfshirë Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Austrinë. Këto institucione përfshijnë Universitetin Laval në Kanada, Universitetin e Teksasit në Arlington dhe Universitetin e Uashingtonit në St./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rritet nafta ne tregjet globale, çmimi arrin gati 100 dollarë për fuçi

Published

on

Çmimi i naftës po i afrohet 100 dollarë për fuçi.

Të hënën kontratat feature te naftës brent u rritën duke arritur ne 93.9 dollarë për fuçi. Ky shtrenjtim në tregjet ndërkombëtare ka ardhur për shkak të shkurtimeve të prodhimit të naftës nga dy prodhuesit kryesore, Rusia dhe Arabia Saudite.

Çmimet janë rritur me rreth 10% në javët e fundit ndërsa pikëpyetjet janë të mëdha se si do të vijojnë më tej, në një kohë që dy vendet kanë zgjatur shkurtimet e furnizimit deri në fund të vitit, transmeton abcnews.al.

Javën e kaluar, Moska ndaloi përkohësisht eksportet e benzinës dhe naftës në shumicën e vendeve me qëllim stabilizimin e tregut të brendshëm, duke nxitur shqetësimet për furnizimin me këto lëndë.

Megjithatë, çmimet e larta të naftës kanë favorizuar Rusinë e cila ka rritur të ardhurat. Kremlini mblodhi 17.1 miliardë dollarë nga eksportet e naftës së papërpunuar gjatë gushtit, nga 15.3 miliardë dollarë që arkëtoi në korrik sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

65 euro një metër dru në tregun e Prishtinës

Published

on

Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit.

Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa. Përmes kësaj thirrjeje, qytetarët do të subvencionohen deri në 2 mijë euro. Afati do të jetë i hapur për aplikim deri më 22 nëntor të këtij viti. Ndërkaq, përmes kësaj thirrjeje po synohet që të kursehet energjia elektrike. Por, ka qytetarë që ngrohjen për dimër kanë vendosur ta bëjnë me dru.

Familja Demolli ka vendosur që edhe këtë vit të ngrohet me dru, pavarësisht që brenda në shtëpi i kanë të vendosura edhe nxehëset.

Ngrohjen me dru ata po e shohin si alternativën më të lirë e më të mirë.

Ngrohjen me dru Vesel Demolli e sheh si alternativë edhe për vitet e ardhshme.

Në Prishtinë, një metër dru, aktualisht po kushton 65 euro.

E, prapa kamerave të RTK-së, shitësit kanë treguar se interesimi i qytetarëve për të blerë dru ka qenë shumë i madh. Ndërsa, një metër dru kushton nga 60 deri në 65 euro.

Për të kursyer energjinë elektrike, e për të mos ndotur ajrin, Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Por cilat janë pajisjet që do të subvencionohen?

Pompa termike – 30% e vlerës investive apo deri në 2 mijë euro

Kondicioneri – 40 për qind apo deri në 400 euro Kaldaja me biomasë – 70 për qind, apo deri në 1 mijë e 200 euro

Stufa individuale me biomasë – 70 për qind apo deri në 435 euro

Ministrja e Ekonimise Artane Rizvanolli, dhe Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë, kanë thënë se janë duke besuar se është duke u ngritur vetëdija e qytetarëve për rëndësinë për të kursyer energjinë që të ketë një të ardhme më të qëndrueshme.

Ndërsa për njohësin e energjetikës, Fatos Aliun, subvencionimet e efiçiencës konsiderohen si të pamjaftueshme.

Në lidhje me këtë, e pyetur nga RTK, ministrja Rizvanolli ka thënë se janë duke investuar edhe në ngritjen e kapaciteteve prodhuese./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending