Connect with us

Aktuale

Qytetarët mirëpresin vendosjen e pajisjeve matëse në radiatorët e “Termokos”-it

Published

on

Mbi tre mijë konsumatorë të kyçur në ngrohtoren e qytetit në Prishtinë kanë instaluar pajisje matëse në radiatorët e tyre. Konsumatorët kryeqytetas nga ky dimër nuk do të kenë më nevojë që të hapin dritaret nga ngrohja e tepërt në banesat ku jetojnë.

23 ekipet e autorizuara që nga korriku kanë filluar të trokasin në dyert e konsumatorëve për instalimin e këtyre pajisjeve, të cilat janë të gjitha falas. Të njëjtit do të paguajnë faturën e ngrohjes varësisht nga konsumi, e jo nga metrat katrorë të hapësirës e cila ngrohet.

Gjatë javës në radiatorët e banesës së 70-vjeçares janë instaluar pajisjet matëse. Aleate Statovci Rrmoku jeton në Bregun e Diellit dhe tregon se ngrohja e tepërt viteve të kaluara u ka shkaktuar bezdi.

“Ne që 35 vjet kemi ngrohje. Ne ngrohje kemi pasur mjaft, na nervozoheshim se u dashke me i hap dritaret e derën edhe dimrit. Me mëngë të shkurtra kemi qëndruar ne gjithmonë… Tash besoj se stabilizohet pak”, thotë ajo për KosovaPress.

Zëdhënësja e ngrohtores së qytetit “Termokos”, Afërdita Uka tregon për KosovaPress se që nga muaji korrik ka filluar fazë implementuese e projektit “Prishtina Heat Save”.

“Tashmë ekipet e kompanisë punëkryese të cilat janë duke e realizuar këtë projekt pra janë të përhapur në të gjitha lagjet e qytetit ku operojmë ne me furnizimin me ngrohje pra në qendër Dardania, Ulpianë dhe Bregu i Diellit, janë diku 23 ekipe ku për çdo ditë vizitojnë banesat e konsumatorëve tanë sipas një plani tonë paraprakë të cilët e publikojmë nëpër rrjete sociale për t’i informuar konsumatorët tanë paraprakisht se ata në ditën e caktuar që planifikohet të vizitohet një hyrje apo një objekt banesor ata duhet të jenë në shtëpitë e tyre për të pranuar ekipet punë kryerëse që të instalojnë këto pajisje”, thotë Uka për KosovaPress.

 

 

Projekti “Prishtina Heat Save”, në vlerë prej më shumë se 9 milionëve financohet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Komuna e Prishtinës./Media Ndërtimi

Aktuale

Shtatorja e Adem Jasharit vitin e ardhshëm vendoset në Prishtinë

Published

on

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka bërë të ditur sot se shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në kryeqytet në vitin 2023.

Sahatçiu ka bërë të ditur se vitin tjetër, komuna e Prishtinës ka futur në buxhetim edhe shtatoren për Adem Jasharin.

“Edhe në Prishtinë, tash, në buxhetin 2023, e kemi edhe shtatoren e Adem Jasharit. Një memorie kolektive edhe në Kryeqytet, përveç komunave të tjera”, ka thënë Sahatçiu.

Kjo do të jetë hera e parë, në 23 vite pas luftës, që shtatorja e Komandantit Adem Jashari do të vijë në Prishtinë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

9 persona humbën jetën në vendin e punës, kërkohet angazhimi i 100 inspektorëve të punës

Published

on

Siguria në punë vazhdon të jetë problem për punëtorët kosovarë. Si rezultat i saj, gjatë vitit të kaluar nëntë persona kanë humbur jetën në vendin e punës e 188 kanë pësuar aksidente, thotë kryeinspektori i punës, Hekuran Nikçi.

Në rastet e aksidenteve në vendpune, kur inspektorët kanë konstatuar se është shkelur ligji nga ana e punëdhënësve, ndaj tyre janë shqiptuar masa ndëshkimore.

Në një intervistë për Ekonomia Online, kryeinspektori i punës, thotë se inspektimet po bëhen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

“Gjatë vitit 2021, Inspektorati i Punës ka evidentuar 188 aksidente në vendin e punës, nga të cilat 139 kanë rezultuar me lëndime të lehta, 40 prej tyre me lëndime më të rënda dhe nëntë prej tyre kanë rezultuar me fatalitet në vendin e punës. Në fakt kur e kam marrë këtë pozitë institucioni tjetër që kemi pasur bashkëpunim ka qenë vetëm Policia e Kosovës, kështu që me Policinë kam trashëguar një bashkëpunim ku Inspektorati i Punës ka ndërmarrë aksione në biznese të ndryshme, si në gastronomi, ndërtimtari dhe këtu operacione kanë rezultuar shpesh të suksesshme”, thotë Nikçi.

Përkundër paralajmërimeve për rritjen e numrit të tyre, numri i inspektorëve të punës në nivel vendi vazhdon të jetë i njëjtë. Nikçi, tregon numrin e inspektorëve që janë aktualisht dhe që planifikohet të shtohen.

“Sfidat që i kam gjetur dhe i kam konstatuar me marrjen e mandatit janë të shumta, fillimisht duke u nisur me numrin e vogël i inspektorëve të punës. Me 1 qershor të këtij viti, Inspektoratin e Punës e kam gjetur me 31 inspektorë, duke u përballur nga ky realitet, unë kam vërejtur se mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve, është tejet i mangët me këtë numër të inspektorëve, dhe si rezultat unë kam shpallur një konkurs të brendshëm në shërbimin civil për 27 pozita për inspektorë dhe nga ky konkurs kemi arritur t’i rekrutojmë vetëm katër inspektorë, dy në regjionin e Prishtinës dhe dy në regjionin e Gjakovës. Sido që të jetë me 35 inspektorë prapë numri është i vogël për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve. Për vitin 2023 kemi planifikuar dhe buxhetuar edhe për 100 inspektorë të ri të punës, të cilët përgjatë vitit 2023 në faza të ndryshme do të shpallim konkursin dhe me angazhimin e këtyre 100 inspektorëve të ri, mbikëqyrja e ligjit do të jetë në një nivel më të mirë sesa që është tani. Në fakt Inspektorati i Punës ka nevojë edhe për më shumë se aq, por për vitin e ardhshëm i kemi të buxhetuar edhe 100 inspektorë të ri”, u shpreh ai./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Çmimi i naftës në nivelin më të ulët që nga fillimi i këtij viti

Published

on

Çmimet e naftës kanë rënë për rreth 5%, në nivelin më të ulët për tetë muajt e fundit, përderisa dollari ka arritur fuqinë më të madhe në dy dekadat e fundit.

Çmimet po bien mes frikës së inflacioni në rritje do t’i shtyjë ekonomitë e mëdha drejt një recesioni, kështu duke e shkaktuar uljen e kërkesës për naftë.

Sipas Reuters çmimet e naftës së papërpunuar në Teksasin Perëndimor kanë rënë në 78.4 dollarë, rreth 7% më pak se në fillimjavë.

Rënia e naftës është shënuar për katër javët e fundit radhazi, hera e parë që ndodh nga shtatori./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending