Connect with us

Aktuale

Rekomandim urgjent për ta parandaluar zhdukjen e florës dhe faunës në Gërmi

Published

on

Gjatë muajit korrik u mbajt punëtoria e parë e diskutimit mbi gjendjen dhe mbrojtjen e Peizazhit Gërmia dhe sfidave në mbrojtjen e Zonave të mbrojtura në Kosovë, raporton grupi “Qytetarët Aktivë”.

Sipas një njoftimi nga ky grup qw mbikqyr dhe vepronë në forma të ndryshme kreative, për përmirësimin e sistemit qeverisës, të pranishëm ishin Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Drejtoria e Parqeve nga Komuna e Prishtinës, WWF Adria, profesor, arkitekt, shoqëria civile, aktivistë të ambientit.

“Rekomandimet urgjente që do duhej të veprohej janë të shumta si: Parandalimi i zhdukjes së florës dhe faunës, ngritja e kapaciteteve për ruajtjen dhe mirëmbajtjen, ndarja e buxhetit për Gërminë, hartimi i planit hapësinor dhe menaxhues paralelisht me gjithëpërfshirje, të krijohet grupi për planin e rigjenerimit në zonat e degraduara në Gërmi.”, është ky konstatimi nga punwtoria e parw.

“Drejtoria e Parqeve të njofton organet kompetente dhe publikun, gazetarët për shkeljet që rrezikojnë Parkun më kohë në drejtoritë dhe institucionet përkatëse, të ndalohet qarkullimi i veturave në Gërmi sidomos nga anët ku nuk ekziston kontrolli dhe rampa, të ketë më shumë mbikëqyrje nga policia për vozitjen e motorbike dhe vandalizmit dhe ti lëshoj fletparaqitjet për dëmtim të natyrës, të vendosen shenjat orientuese, rrjeti telefonik të sigurohet në të gjithe parkun, të largohen shitësit e lodrave, pijeve në rrugë, të zbatohet legjislacioni për mbrojtjen e Parkut, menaxhimi i mbeturinave, menaxhimi i burimeve, investimet për rekreacion të lejohen pasi është krijuar mekanizmi mbrojtës për Parkun si dhe komfort nevojave të qytetarëve, shpronësimi i pronave private

Zonat e mbrojtura në Kosovë përballen me sfida të njëjta, ku institucionet qeveritare do duhej të veprojnë urgjent si prioritet së bashku me gjithëpërfshirje me hapa konkret”, ”, thuhet në rekomandim./Media Ndërtimi.

 

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending