Connect with us

Aktuale

Pushime mes ndërtesave të prishura në Shëngjin, çfarë thonë turistët?

Published

on

Pushime mes zhurmës së fadromave dhe pluhurit. Këto pamje vijnë nga bregdeti Shëngjinit.

Përgjatë plazhit të Shëngjinit do prishen 7 objekte pa leje të ndërtuara prej kohësh që janë në proces legalizimi apo në procese në gjyqësore. Ndodhen pranë zonave të plazhit duke  krijuar zhurma dhe bezdisje për turistët.

“Nuk mendoj që është normale sidomos në këtë kohë. Është dashur të ndërhyjnë më herët jo në këtë kohë. Unë për vete s’po ndihem mire”, shprehet një prej tyre.

Janë shqetësuar dhe nga prania e forcave të shumta policore.

“Kur pamë kaq sh policë thamë ç’po bëhet, s’është normale”.

Ndërsa nga ana tjetër një prej qytetarëve që ju shemb lokali nuk kundërshtoi por u ankua që nuk pati kohë të mjaftueshme që të merret sendet e nevojshme.

“Dje më erdhi njoftim të paktën të merrja gjëra që më duheshin”.

Aksionin për shembjen e lokaleve pa lejë në Shëngjin nis ditën e hënë, ku u prish vetëm një prej tyre. Fadroma pati një defekt I cili u riparua dhe aksioni rinisi këtë të martë.

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending