“Most Today” jep vlerësimin e saj se cilat janë objektet më të vjetra në gjithë botën (FOTO)

0

 

Hulumtimet lidhur me ndërtimet arkitektonike, datojnë shumë kohë më pare. Kureshtja njerëzore asnjëherë nuk është  se u shua pavarësisht hulumtimeve dhe zbulimeve të cilat janë bërë nga mendja njerëzore.

Sipas  një hulumtimi i cili është kryer nga “Most Today”, ajo ka shfaqur para publikut të saj se cilat kanë qenë objektet më të vjetra në gjithë botën. Listën e objekteve më të vjetra do ta paraqesim më poshtë duke i ranguar sipas viteve  në të cilat janë ndërtuar.  Shumica e datave, janë përafërsime se kur janë përfunduar punimet.

Ndër objektet më të vjetra, primatin mbajnë:

  1. Barneneze, Francë

Barneneze në Francë, mendohet të jetë ndërtuar në vitin 4800 para erës sonë. Ky objekt arkitektonik konsiderohet të jetë një varr shumë i lashtë siç tregohet edhe bazuar në vitin sipas hulumtimeve të cilat janë bërë dhe që është zbuluar. Sa i për ketë gjerësisë dhe gjatësisë dhe po ashtu edhe pamjes në përgjithësi të këtij monumenti shihet se është një monument gjigant.

Struktura është 72 metra e gjatë, 28 metra e gjerë dhe mbi 8 metra e lartë. Duke iu referuar edhe kohës kur është ndërtuar, pra, kohës së neolitit ky monument kaq I vjetër arkitektonik është i ndërtuar krejtësisht nga guri. Gurët janë të vendosur njëri mbi tjetrin me disa kthesa vende-vende, por, që kanë pothuajse të njëjtën madhësi dhe formë.

  1. Smithy Wayland, Angli

Është ndërtuar rreth vitin 3800 para Krishtit. Ajo është një grope e gjerë e cila i për ketë periudhës së neolitit. Pas hulumtimeve të bëra, në mesin e këtyre gërmadhave të cilat kanë mbetur janë gjetur 14 -të trupa njerëzish të cilët aludohet se kanë humbur jetën përgjatë këtyre punimeve. Këto mbetje njerëzore mendohet të jenë mbetur aty gjatë atyre viteve kur kjo grope e gjerë është ndërtuar.

  1. Knap i Howar, Skoci

Në Skoci por edhe në gjithë botën ajo është shtëpia më e vjetër e cila është ndërtuar. E ngritur aty rreth vitit 3700 para erës sonë. Kjo shtëpi e gurit më e vjetra në botë gjendet në Evropën veri-perëndimore, e vendosur në ishullin e Papa Westray, Skoci.

  1. Ġgantija, Maltë

E ndërtuar rreth 3700 para erës sonë. Një kompleks i tempullit neolitik dhe megalitik në ishullin mesdhetar të Gozos. Tempujt Ġgantija janë më të hershme nga një sërë themelesh megalitike në Maltë dhe janë më të vjetër se piramidat e Egjiptit. Së bashku me strukturat e tjera të ngjashme, këto janë përcaktuar si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

  1. La Hougue Bie, Jersey

Është ndërtuar 200 vite para Gganitja në Maltë do të thotë rreth vitit 3500 para erës sonë. Ajo është një dhomë kalimi prej 18.6 metrash në ishullin e Jersey, jashtë brigjeve të Normandisë, Francë. Pjesa e sipërme e çatisë është mesjetare.

Struktura  e saj në përgjithësi ngjason me atë të shtëpive të vjetra po të cilat shfrytëzoheshin pa problem për banim. Ajo është e ndërtuar në një lartësi më të madhe ndërsa pjesa e poshtme shihet të jetë si një lloj rruge për kalim. Kjo lloj shtëpie i viteve mesjetare duket të jetë mjaftë mire e dizajnuar.

  1. Sechin Bajo, Peru

I ndërtuar  në 3500 para erës sonë. Një shesh i lashtë guri në ultësirat e Andeve, 330 kilometra  në veriperëndim të Limës. Struktura është një nga ndërtesat më të vjetra të mbijetuara nga njeriu që datojnë nga viti 3500 para erës sonë, bazuar në gjërat të cilat zbuluar në këtë shesh. Sheshi “Sechin Bajo” është zbuluar në vitin 2008.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here