Një grua po kursen 1 paund për muaj, pasi ka hequr dorë nga banesa e saj me qira për të jetuar në një furgon. Amy, e cila është 33 vjeçe, ndryshoi krejtësisht planet për jetën, kur shpërtheu pandemia Covid-19 në fillim të vitit 2020.
Ajo në atë kohë po jetonte në një banesë me qira, ndërsa po kursente për ta blerë një shtëpi.
Por, ajo pa se puna e saj e pavarur po stagnonte, pas vendosjes së masave.
Konsulentja e pavarur e marketingut me origjinë nga Kent, papritmas zbuloi se nuk ishte në gjendje të përballonte qiranë dhe faturat.
Amy mendoi që zhvendosja në furgon për të jetuar mund të ishte mënyra perfekte për të ruajtur punën e saj të pavarur dhe ulte koston e shpenzimeve mujore. Ajo tha: “Unë kisha bërë disa udhëtime me furgonë më herët dhe e doja jetën e thjeshtë që bëhej në një furgon. Unë gjithashtu dua udhëtime dhe eksplorime dhe për shkak të punës sime është mënyra perfekte për të eksploruar Mbretërinë e Bashkuar, në kohë pandemie”.
Amy përdori kursimet e saj të hipotekës për të blerë një furgon Mercedes Sprinter WVB High Top për 11 mijë paunds. Ajo tha: “Në fillim, unë pashë të gjithë projektin dhe u përpoqa ta ndaja në faza. Pastaj, me secilën fazë, unë hulumtova dhe pashë shumë video në YouTube para se ta zgjidhja vetë. “Unë nuk e kisha bërë një punë të tillë më herët. Furgoni është i vështirë sepse nuk ka linja të drejta. Kështu që, prerja e gjërave të drejta si korniza e krevatit ishte shumë e vështirë për t’u drejtuar dhe për t’u barazuar”, shkruan the Sun.
Për të filluar ndërtimin, Amy zhveshi muret dhe më pas filloi t`i hiqte pjesët e brendshme të furgonit. Më tej, ajo instaloi izolimin dhe angazhoi një teknik që të instalonte panele diellore.
Amy vazhdoi të pikturonte muret, të ndërtonte mobilet e saj, shtoi një sistem uji dhe gazi, dhe në fund shtoi orendi shtëpiake për dekorin. Kostot përfshinin një mijë paunds për pajisjet elektrike dhe një sistem 500 paunds për hartat Bluetooth.
Për të pasur më pak shpenzime, Amy rivendosi tabelat e vjetra të skelave, duke i kthyer ato në një tryezë.
Ajo shpjegoi: “Po punoja në një mot të tmerrshëm, përfshirë borën. Nuk kisha ide se çfarë po bëja dhe shpesh përjetoja shumë sprova dhe gabime. ”
Tani, Amy është zhvendosur plotësisht dhe kursen shuma të konsiderueshme parash.
You must be logged in to post a comment Login