Connect with us

Infrastrukturë

Fabrika e blloqeve po u shkakton dëme banorëve të Skenderajt

Published

on

Rrobat me ngjyrë të bardhë të varura për tharje në ballkonet e shtëpive me fasadë po ashtu të bardhë po marrin ngjyrë në të hirtë për shkak të tymit të zi që del nga oxhaku i fabrikës së prodhimit të blloqeve.

Kështu po pretendojnë banorët e një lagjeje të Skenderajt.

Ata po ankohen edhe se po e kanë problem të hapin edhe dritaret për ajrosje për shkak të erës që i vjen tymit, e cila po u shkakton probleme edhe në frymëmarrje.

“Ndotja nuk është vërejte kurrë si tash. Po të jetë dritarja hapur, tymi hynë brenda, shifet, nuk guxojmë m’i lanë hapun. Varet prej erërave prej cilës anë fryjnë edhe e bartin. Nuk është gjithnjë njësoj. Natën shifet edhe ma shumë. Tarracën çdo ditë duhet me e fshi sepse mbushet, dallohet që është lëndë djegëse, por na nuk jemi ekspert se çfarë është. Kërkojmë që të na zgjidhin shumë shpejtë, që mos me na ra edhe neve me dal në rrugë me shpreh këtë shqetësim”, thotë për Kallxo.com Fejzullah Smajli.

“Nuk është problem që nuk zgjidhet, mjafton me u interesu organet kompetente, sepse ne nuk kemi diçka kundër kompanisë, por më e rëndësishme është shendeti ynë”, rrëfen ai.

“Kjo shtëpia e komshiut këtu, nuk ka as një vit që e ka ngjyros jashtë, tash veç e bardhë nuk është”, drejton gishtin Smajli në drejtim të një shtëpie e cila ndodhet në rrugën “Fazli Grajqevci”.

Banori tjetër, Rexhep Uka, i bën thirrje edhe kompanisë që të vijë të bindet vetë për situatën të cilën ata e quajnë shqetësuese.

Në anën tjetër, qeverisja aktuale në Skenderaj thotë se është “e interesuar” që t’ju gjejë zgjidhje banorëve brenda kompetencave si Komunë.Siç thonë ata, kjo çështje duhet adresuar në Ministrinë e Ambientit.

“Është kompetencë e Inspektorëve të mjedisit të cilët janë në kuadër të Ministrisë së Ambientit. Ata nëpërmjet aparaturave përkatëse e masin nivelin e ndotjes ose edhe mund ta konstatojnë që tymtarët e këtij prodhuesi janë të pajisur me filtera përkatës.”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media të Komunës së Skenderajt.

Ndërkaq, Ministria e Ambientit në një përgjigje për Kallxo.com thotë se për këtë vit ka në plan të punës inspektimin e industrisë në fjalë.

“Inspektorati I MMPHI-së, për ketë vit ka në plan të punës inspektimin e Industrisë ne fjalë dhe gjatë inspektimit do te ndërmerren të gjitha masat ligjore në fuqi”, thuhet në përgjigjën e tyre./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Gazës i duhen “80 vjet për të rivendosur të gjitha njësitë e banimit të shkatërruara plotësisht

Published

on

Sipas ekspertëve të OKB-së, rindërtimi i shtëpive të Gazës që u shkatërruan gjatë sulmit të Izraelit mund të zgjasë deri në vitin 2040, në skenarin më të mirë. Megjithatë, UNDP ka vënë në dukje se bazuar në shkallën e rindërtimit, krahasuar me modelin e konflikteve të shumta të kaluara, do të duheshin “afërsisht 80 vjet për të rivendosur të gjitha njësitë e banimit të shkatërruara plotësisht” në Gaza.

Më shumë se 1.7 milion njerëz u zhvendosën për shkak të luftës që filloi në tetor 2023. Sipas Byrosë Qendrore Palestineze të Statistikave (PCBS), konflikti i fundit ka rezultuar në rreth 300,000 banesa të dëmtuara pjesërisht, 32 spitale të shkatërruara, 341 xhami të dëmtuara, 3 të dëmtuara kishat dhe shumë struktura të tjera shumë të dëmtuara.

Që nga prilli 2024, u raportua se të paktën 5% e popullsisë në Gaza ishte vrarë dhe plagosur rëndë. Për më tepër, rreth 7,000 individë ishin të zhdukur.

“Gaza ka dëshmuar një shkatërrim pothuajse të plotë të aktivitetit ekonomik në të gjithë sektorët,” tha Aya Jaafar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës e OKB-së (ILO). Sipas ILO, 200,000 vende pune janë humbur në Gaza. Gjithashtu, sipas AbdelHakim Elwaer të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), “shumë në veri përballen me një situatë serioze të kequshqyerjes, urisë me një pjesë të popullsisë të klasifikuar si të goditur nga uria”.

“Mbi 50 për qind e të gjitha aseteve bujqësore janë shkatërruar, kështu që do të nevojiten investime masive”, tha Elwaer. “Ne duhet të rikuperojmë atë që është dëmtuar, të rindërtojmë kapacitetet dhe më pas të shpresojmë se sektori privat do të riangazhohet.” Gjithashtu, si sektori më i madh i Palestinës, sektori i ndërtimit pësoi një rënie të konsiderueshme prej 75.2%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Poloni

Published

on

Kosova inauguroi Konsullatën e Përgjithshme në Poloni. Përpos ministres Gërvalla i pranishëm ishte edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

“Polonia si një shtet mik, ka një potencial të madh të bashkëpunimit ekonomik në eksport dhe import, shkëmbim të studentëve, ekspertëve, përvojave në proceset integruese dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila falënderoi Poloninë për mbështetjen e dhënë ndër vite për Kosovën.

Ajo vëri në pah rolin e madh të dy figurave të rëndësishme polake, ish-kryeministrit Mazowietzky dhe Papa Gjon Palit II për përkrahjen e tyre në ditët e vështira të okupimit serb.Ministrja Gërvalla falënderoi Poloninë edhe për mbështetjen e saj të madhe  për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Me një ceremoni zyrtare, me pjesëmarrje edhe të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci,  Nënsekretares së Shtetit të Ministrisë së Jashtme të Polonisë, Ministres Moscicki-Dendys si dhe Anëtarëve të Kuvendit (Sejmit) të Polonisë, ambasadorëve të akredituar në Poloni, përfshirë Nuncin Apostolik (Vatikani) shteteve të Kuintit dhe shteteve tjera nga Evropa dhe rajoni, është hapur Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Varshavë të Polonisë, e udhëhequr nga Ambasadori, Drilon S. Gashi, i cili i uroi mirëseardhje të ftuarve dhe e përshkroi Poloninë si “mik të mirë në kohë të vështira.

”Nga ana tjetër, Nënsekretarja e Shtetit të Ministrisë së Jashtme të Polonisë, Ministrja Moscicki-Dendys  përgëzoi Republikën e Kosovës për ceremoninë dhe shprehu vullnetin dhe përkushtimin e Polonisë për të intensifikuar marrëdhëniet bilaterale në fushat me interes të përbashkët.Ajo tutje tha se krijimi i Misionit të Kosovës paraqet një gurthemel të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis Polonisë dhe Kosovës.

Ministrja polake vlerësoi lart ndihmën e Kosovës për Ukrainën dhe orientimin e saj të qartë perëndimor, duke ofruar mbështetjen polake në shumë fusha e sidomos në shtimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe ndihmën në anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe integrimin në BE.

Në ceremoni morën pjesë edhe profesionistë, profesorë, gazetarë, udhëheqës dhe anëtarë të komunitetit shqiptaro-polak dhe të Kosovës në Poloni./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Muzeu Kombëtar i Kosovës do t’i nënshtrohet restaurimit të përgjithshëm

Published

on

Është shpallur procedura për kontraktimin e operatorit ekonomik për konservimin dhe restaurimin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, më theks të veçantë rinovimi i depove ku mbahet Fondi Muzeor i Kosovës.

Vlera e parashikuar për këtë ndërhyrje është 3 milionë euro, ndërsa gjatë periudhës së restaurimit, muzeu do të jetë i mbyllur për vizitorët, por njëkohësisht do të punohet në rikonceptimin e ekspozitave të përhershme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending