Connect with us

Infrastrukturë

Muzeu Kombëtar i Kosovës do t’i nënshtrohet restaurimit të përgjithshëm

Published

on

Infrastrukturë

Kushner zyrtarizon investimin në Beograd – Merr me qira për 99 vite ndërtesat e ish-Ushtrisë Popullore Jugosllave

Published

on

Autoritetet serbe dhe firma e investimeve e ish-zyrtarit të lartë amerikan, Jared Kushner, Affinity Global Development, nënshkruan një marrëveshje qiraje 99-vjeçare me qëllim “rigjallërimin e kompleksit” të ish-shtabit të Ushtrisë Popullore Jugosllave.

Ministria serbe e Ndërtimit tha në një deklaratë se kompania amerikane e lidhur me Kushner, dhëndrin e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump, u zgjodh për projektin, më të mirë. Por, Ministria nuk ka specifikuar vlerën e investimit dhe as afatin e përfundimit të tij.

Dy ndërtesat u dëmtuan në vitin 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi. Në deklaratë thuhet se investitori ka rënë dakord të kthejë tokën pa kompensim nëse nuk arrin të përfundojë investimin në kohë dhe të ndërtojë një qendër përkujtimore kushtuar të gjitha viktimave të bombardimeve të NATO-s.

Në mars, Kushner njoftoi se një investim më i gjerë prej rreth 1 miliard dollar nga ‘Affinity Partners’ në Ballkan do të përfshinte projekte në Shqipëri dhe në Beograd.

Sa i përket Shqipërisë, kompania me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit, ku më parë ngrihej një bazë ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman. Affinity po kërkon gjithashtu të zhvillojë Gadishullin e Zvërnecit.

Kjo kompani mbështetet nga investitorë nga shtete të Lindjes së Mesme, duke përfshirë rreth 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ndërtimi i korridorit adriatiko-jonian – Nga projektimi, te ndërtimi. Fazat ku ndodhen segmentet në territorin shqiptar

Published

on

Korridori Adriatiko-Jonian është konsideruar si një nga prioritetet e qeverisë shqiptare, teksa ndërtimi i segmenteve të tij është në faza të ndryshme, ku disa janë drejt përfundimit, ndërsa të tjerë në fazë projektimi.

Gjatësia totale e këtij korridori në territorin shqiptar është 315 km dhe nis nga Kakavija, në Gjirokastër, deri në Murriqan, ku bëhet lidhja me Malin e Zi. Ndërkaq, në vitet e fundit përpjekjet janë përqëndruar për segementet nga Fieri në Murriqan, që kanë një gjatësi totale prej 188 km, raporton SCAN tv.

Kështu, së fundmi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi nisjen e konsultimeve publike për aksin Balldren-Murriqan, çka do të thotë se ky segment aktualisht ndodhet në fazën e finalizimit të projektit.

Segmenti tjetër është Balldren-Milot për të cilin ky dikaster ka deklaruar se shumë shpejt do të hapë garën e partenritetit public-privat për ndërtimin e tij. Më pas, rruga vijon në aksin Milot-Thumanë për të cilin është shpallur kompania fituese, ndërsa aktualisht janë duke përfunduar negociatat për finalizimin dhe nënshkrimin e kontratës.

Në fazë më të avancuar ndodhet segmenti Thumanë-Kashar, që është në fazë ndërtimi e që është njoftuar se do të hapet për qarkullimin e automjeteve në datën 30 qershor. Sa i takon 2 segmeteve të tjerë, që janë Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier, edhe për këto akse është zhavilluar gara tenderuese dhe janë shpallur kompanitë fituese, teksa aktualisht po negociohet kontrata që do i hapë rrugë nisjes së punimeve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Përurohen renovimet në klinikën e Onkologjisë: Kurti thotë se janë investuar 600 mijë euro

Published

on

600 mijë euro është kostoja e renovimit të Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Bashkë me renovimin është shtuar edhe numri i shtretërve, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Kurti, ka thënë se janë bërë renovime substanciale prej rreth 600 mijë eurosh në këtë klinikë dhe se krahas renovimeve, është shtuar edhe buxheti për blerjen e barnave.

“Kemi një investim substancial prej 600 mijë euro që e ka transformuar në mënyrë fort domethënëse për mjekët, infermierët, stafin mbështetës që janë gjithsej 70 por para së gjithash për pacientët. I kanë pasur 45 shterët e tash i kanë 60 shtretër. Dhe së shpejti do të jenë 110. Me aksliratorin e ri të cilin e kemi instaluar lista e pritjes është zero. Ky investim kap shifrën 1 milion e 444 mijë euro. Unë jam i lumtur që mora vesh se procesi i dhënies së vaksinës HPV-së i sëmundjes së kancerit të mitrës është duke shkuar mirë, lista esenciale e barnave është zgjedhuar dhe se buxheti është shtuar”, tha Kurti.

Nga ana tjetër ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se është shumë i lumtur pasi që tash pacientët marrin shërbime pa listë të pritjes.

“Shumë i lumtur e i gëzuar që një Klinikë kaq vitale për një grup të pacientëve tash e tutje do të marrin shërbime pa listë të pritjes. Falënderoj stafin e Klinikës së Onkologjisë të cilët kanë ndihmuar të rinovimin rrënjësor. Uroj të ketë më pak sëmundje të tilla. Rrallë kund edhe në rajon i kanë mundësitë të marrin shërbime të tilla modern”, ka thënë Vitia./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending