Connect with us

Aktuale

Asociacioni i komunave kërkon pezullimin e vendimit për ri-vlerësim të pronave, dhe mos rritje të tatimit në pronë

Published

on

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar nga Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës (MFTP) që vendimi për ri-vlerësimin e pronave të pezullohet dhe që qytetarët e Republikës së Kosovës të paguajnë vlerën e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, ashtu siç e kanë paguar në vitin 2022.

Sipas një njoftimi thuhet se bordi i AKK-së nuk është pro rritjes së tatimit në pronë.

Nga ASK-ja thonë se komunat nuk kanë pasur rol në ri-vlerësimin e pronave e as në ngritjen e faturave për tatimin në pronë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Arsyet që shtyjnë bordin e AKK-së për ta shtruar kërkesën për pezullimin e vendimit për ri-vlerësimin e pronave dhe përse janë kundër çdo ngritje të vlerës së tatimit në pronë janë të shumta si në vijim: rrethana të vështira ekonomike për qytetarin e Republikës së Kosovës, shkalla e inflacionit është dy-shifrore, shtrenjtim të çmimeve të produkteve bazë dhe produkteve të tjera, niveli i pagave i pandryshuar për vite të tëra, ndikim i drejtpërdrejtë në rëndimin/varfërimin e shportës për qytetarin, ri-vlerësimi i pronave nga MFTP ka ndikuar që faturat e tatimit në pronë të kenë një kosto shumë të lartë, rritja e lartë e faturës për tatim në pronë në rrethana të rënduara ekonomike do e vështirësojë inkasimin e të hyrave nga tatimi në pronë”, thuhet në njoftim.

Bordi po ashtu, siç bëhet e ditur në njoftim ka kërkuar të ketë takime dhe konsulta të mirëfillta me komunat në mënyrë që të gjenden mënyrat më të mira për një ri-vlerësim të ri të pronës.

|Bordi i AKK bën me dije që Komunat e Republikës së Kosovës nuk mund të falin tatimin në pronë sepse kjo nuk është kompetencë e komunave, në të kundërtën kërkojmë nga MFTP të krijojë infrastrukturë ligjore ku do u’a mundësojë komunave faljen e tatimit në pronë bazuar në vendime të Kuvendit të Komunës. Për fund, Bordi i AKK-së kërkon që sa më shpejtë të procedohet Projekt-Ligji i ri për tatimin në pronë për miratim në Qeveri të Republikës së Kosovës dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftim të ASK-së./Media Ndërtimi

Aktuale

Komuna e Prizrenit organizon aksionin pranveror të mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme

Published

on

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave ju njofton se nga data 1 – 7 Maj organizohet aksioni pranveror i mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme.

Ky aksion është falas dhe është një mundësi që të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit të përbashkët, ndaj luteni t’i respektoni datat.

Gjatë kësaj kohe, luteni që t’i vendosni mbeturinat para shtëpisë suaj, për të siguruar shkarkimin e tyre të rregullt.

Banorët e ndërtesave të banimit kolektiv duhet t’i vendosin mbeturinat para pikës më të afërt të mbeturinave.

Këto aktivitete janë një mundësi për ta sensibilizuar komunitetin për rregullat e shkarkimit të mbeturinave dhe për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin

Published

on

Në korrik të 2023, në emisionin “Kallxo Përnime” ishte publikuar hulumtimi për rrugën Prishtinë – Podujevë, në të cilin tregohej se si Hysen Durmishi kishte nënshkruar kontratat për këtë tender, duke pasur ankesë aktive në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

10 muaj më vonë, Prokuroria e Speciale e Republikës së Kosovës e ka ftuar zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin për ta intervistuar në lidhje me këtë çështje.

Ligji i Prokurimit Publik e përcakton se në momentin kur ka ankesë aktive nga një operator ekonomik që ka marrë pjesë në tender, aktiviteti i prokurimit pezullohet dhe autoriteti kontraktues nuk ka të drejtë të procedojë me nënshkrim të kontratave.

Continue Reading

Aktuale

AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore

Published

on

Bordi drejtues i Rrjetit të organizatave jo-qeveritare AVONET dënon me vendosmëri kërcënimin dhe tentim sulmin ndaj Drejtorit Ekzekutiv të Organizatës sonë, z. Kenan Gashi.

Ky rast është raportuar menjëherë tek organet kompetente, megjithatë, ende nuk është ndërmarrë veprim nga Prokuroria Themelore e Ferizajt për të zgjidhur situatën.

Kërcënimi ndaj z. Gashit vjen nga një person i përfshirë në një proces gjyqësor në mes të AVONET dhe Komunës së Ferizajt dhe një kompanie. Është e rëndësishme të theksohet se ky kërcënim është pasojë e përpjekjeve të shoqërisë civile për të përfaqësuar dhe për të ndihmuar komunitetin, një mision që organizata jonë përpiqet të përmbushë me përkushtim çdo ditë.

Kërcënime të tilla ndaj aktivistëve të shoqërisë civile nuk mund të tolerohen dhe tregojnë mungesën e respektimit për të drejtat themelore dhe lirinë e shprehjes në shoqërinë tonë, të garantuara në nivel kushtetues.

Këto mosveprime të prokurorisë janë duke krijuar një precedent tejet të rrezikshëm për shoqërinë civile. Në vend që prokuroria të përcjell një mesazh të fuqishëm ndaj të gjithë atyre individëve që tentojnë të pengojnë dhe rrezikojnë punën e shoqërisë civile, publiku informohet se rasti po trajtohet në procedurë të rregullt. Në këtë mënyrë prokuroria ju mundëson këtyre personave “imunitet penal”.

𝐏𝐞̈𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞, 𝐁𝐨𝐫𝐝𝐢 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐢 𝐀𝐕𝐎𝐍𝐄𝐓, 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐤𝐞̈𝐬𝐚𝐣 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐭𝐞, 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐬𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐣𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤𝐞, 𝐤𝐚 𝐮𝐫𝐝𝐡𝐞̈𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐞𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐯𝐢𝐧 𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐭 𝐳.𝐁𝐞𝐬𝐧𝐢𝐤 𝐍𝐮𝐫𝐞𝐝𝐢𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐞̈ 𝐝𝐢𝐬𝐢𝐩𝐥𝐢𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐚𝐥𝐞.

Bordi drejtues i AVONET dhe organizatat e shoqërisë civile, të përkushtuar për të përfaqësuar interesat e komunitetit dhe për të luftuar për drejtësi, bëjnë thirrje për një hetim të plotë dhe të drejtë në lidhje me këtë rast dhe kërkon solidaritetin e organizatave jo-qeveritare të tjera të cilat ndajnë të njëjtat vlera që janë të përkushtuara për të mbrojtur të drejtat e njeriut./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending