Featured
Sëmundjet më të shpeshta që i marrin punëtorët e ndërtimit
Aksidentet në vendin e punës dhe mjetet që përdoren në këtë sektor, nuk janë të vetmit shkaktarë të lëndimeve apo edhe vdekjeve të punëtorëve që mirren me këtë lëmi.
Ekspozimi ndaj substancave të ndryshme që krijohen nga puna, kushtet klimatike, zhurma, shtypja e ajrit dhe shumë e shumë faktorë të tjerë janë shkaktarë të disa sëmundjeve që safetyhealth.com i ka klasifikuar në 3 faktorë:
Sëmundjet nga faktorët kimikë: Këto sëmundje kryesisht arrihen nga kontakti me ajrin. Ato rrjedhin nga mjegulla, avulli, apo era. Kemikatet rrezikojnë nga inhalimi apo kontakti me lëkurën. (tretësit organikë apo pesticidet). Gjithashtu kemikatet gjysmë të lëngshme (ngjitësi, goma, asfalti apo katrani) dhe pluhura të ndryshëm (kryesisht të çimentos) janë shkaktarë të këtyre sëmundjeve:
- Silikoza: Është sëmundje e mushkërive që shkaktohet nga thithja e copëzave të silicit apo kontakti me to. Kryesisht këtë e marrin personat që përziejnë rërë, hapin tunele apo përdorin pajisje të ndryshme të vibrimit.
2.Asbestoza: Gjithashtu është sëmundje kronike e mushkërive e cila që shkaktohet duke thithur fibra të azbestit. Pra, kryesisht vërehet tek personat që punojnë me azbest.
3.Bronkiti: Është sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes që shkaktohet nga inflamacioni i bronkeve (kanaleve të mëdha të frymëmarrjes) dhe kryesisht gjindet tek ata që mirren me saldime.
- Kanceri i mushkërive: Kjo sëmundje terminale kryesisht gjendet tek zdrukththarët, ata që punojnë me azbest, në kulme apo tek salduesit.
- Alergjitë e lëkurës: Shprehen kryesisht tek ata që punojnë me çimento
- Çrregullimet neurologjike: Janë të përhapura kryesisht tek ata që punojnë me tretës organikë dhe plumb.
Sëmundjet nga faktorët fizikë: Në çdo projekt ndërtimi është e mundshme të merren sëmundje që lidhen me faktorët fizikë. Zhurma, temperature, ftohja, rrezatimi, dridhjet dhe shtypja barometrike janë kryesoret prej tyre. Me rritjen e makinave, zhurma ka filluar të shkaktojë dëme të konsiderueshme. Veçanërisht vinçat, makinat nivelizuese, pajisjet gërrmuese që përdoren për shkatërrime, po shkaktojnë dita-ditës problem në dëgjim tek punëtorët brenda mjetit, atyre jashtë por edhe tek njerëzit që qendojnë afër ndërtimeve.Prandaj këshillohet që të mbrohen kufje me anë të veshëve.
Faktorët fizikë kanë të bëjnë me kohën. Nëse ka temperature ekstreme, kjo do të shkaktojë probleme të mëdha tek punëtorët. Çrregullimet që krijohen nga këto ekstreme kryesisht janë goditja nga dielli, hipotermia, ngritja dhe rritja e presionit të gjakut , kur ato janë subjekt i ajrit nga jashtë. Tek ata që përdorin çekanin pneumatik, vibratorin e betonit apo thyesin e tij e gërrmues të tjerë, kjo zhurmë e afekton tërë trupin dhe shkaktohet sëmundja e “gishtit të bardhë” apo Sindromi Raynaud i cili lidhet edhe me problemin e qarkullimit të gjakut.
Për ata që punojnë në kulm, temperatura dhe stresi janë të larta për shkak të ekspozimit ndaj diellit. Meqenëse burimi kryesor i rrezatimit UV jojonizues është dielli dhe elektriciteti, punëtorët që e kryejnw aktivitetin jashtë nën diell dhe që merren me saldimin me hark elektrik, iu shtohet rreziku për kancer të lëkurës apo katarakt në sy. Prandaj preferohet veshja në përputhje me kushtet klimatike. Në mënyrë që të arrihet mbrojtja nga papastëritë dhe rrezatimi jojonizues, gjatë saldimit rekomandohet që patjetër të vihet mburoja, maska dhe syzet mbrojtëse.
Ndrydhjet e këmbëve apo duarve janë parë kryesisht në vendet e ndërtimit. Për shkak të lëndimit traumatik, lëvizjeve të përsëritura dhe punës së tepërt në këmbë. shkaktohen shpesh sëmundje kronike fizike si tendiniti, sindromi i tunelit të kyçit të dorës dhe dhimbje të shpeshta të shpinës. Ata që punojnë në tunele, zhytësit dhe të tjerët që punojnë në ujëra të thella janë të rrezikuar nga shtypja e lartë barometrike. Po ashtu, karakteristikë për ta është edhe sëmundja e dekompresionit, nekroza e gazit inert apo nekroza aseptike që paraqet vdekje të qelizave kockore si pasojë të mosfurnizimit me gjak.
Sëmundjet nga faktorët biologjikë: Këto sëmundje shkaktohen nga mikroorganizmat, substancat toksike dhe grabitqarët e ndryshëm. Disa kërpudha brenda tokës shkaktojnë shfaqjen e histoplazmozës (infeksion në mushkëri) ndër ekskavatorë. Gjithashtu, fakti që shumë punëtorë punojnë krah për krah, mund të ketë rrezik në shfaqjen e gripit, hepatitit apo tuberkulozit.
-
Infrastrukturë19 hours ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë1 day ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë1 day ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë1 day ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë23 hours ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë22 hours ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale22 hours ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Aktuale23 hours ago
Hoteli ‘Four Seasons Istanbul’ votohet si më i miri në botë
You must be logged in to post a comment Login