Connect with us

Aktuale

“Rritja e paqëndrueshme ekonomike nuk siguron zhvillim e ulje të papunësisë”

Published

on

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka mbajtur të martën konferencën ndërkombëtare “Qasja në financa, kreditimi bankar dhe sektorët bankarë në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore”.

Në përmbyllje të kësaj konference Barbara Marchitto, EIB, Udhëheqëse për Divizion, Analiza të sektorit financiar dhe e shtetit, tha se e nderuar që ka qenë pjesë e kësaj konference duke falënderuar BQK për mirëpritje dhe organizimin e konferencës ndërkombëtare.

Ajo më tej shtoi se rritja ekonomike në rajon ka shënuar progres, por sipas saj, nëse rritja ekonomike nuk është gjithëpërfshirëse nuk garanton zhvillim e ulje të papunësisë, problem ky që po përcjell vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sa i përket sektorit financiar Marchitto tha se ka vështirësi, por të cilat mund të tejkalohen nëse ka vullnet.

“…rritja ekonomike i është kthyer rajonit, një varg masazh janë ndërmarrë për të adresuar kreditë jo performuese edhe vështirësitë tjera në sektorin financiar. Megjithatë zhvillimi apo rritja ekonomike nuk është në nivelet që ka pasur para krizës dhe vetëm rritja ekonomike gjithëpërfshirëse dhe nëse është kusht i domosdoshëm nuk zgjidh të gjitha problemet që përballen ekonomitë në rajon duke u nisur nga papunësia e lartë, e çekuilibrit të madh të jashtëm dhe kreditë shumta joformuese”.

Marchitto u shpreh se duhet krijuar institucione të fuqishme jo vetëm në sektorin financiar, por edhe në sektoret tjera për të ngritur besimin e  investitorëve, por edhe për të promovuar zhvillimin e tregut vendor.

“Dëgjuam për rëndësinë e reformave strukturore dhe përshtatjeve strukturore dhe të mos jetë kjo një mesazh krejtësisht jo inovativ, por mendoj që gjatë ditës dëgjuam patëm argumente domethënëse dhe të thella për reforma strukturore, nevojën për të krijuar institucione të fuqishme dhe për të pasur institucione të fuqishme jo vetëm në sektorin financiar, por edhe në sektorin jo bankar për të përmirësuar apo për të ngritur besimin e  investitorëve për të rritur kursimet, por edhe për të promovuar edhe zhvillimin e tregut vendor”.

Sipas saj, Bashkimi Evropian (BE) ka dëshmuar se është e gatshme të ndihmojë vendet që aspirojnë anëtarësimin pa dallime, e ky vlerëson ajo është mesazh inkurajues.

“…pjesëmarrja në projektet e BE-së ka bërë për prodhimin në shtetet anëtare dhe për arritjen e përmirësimit të konvergjencës dhe pritet që të bëj dallimin edhe në vendet që kanë perspektivë për të qenë kandidate përkundër ngecjeve BE ka treguar përkushtim, vendosmëri dhe kapacitet për të shikuar përpara mendoj se ky është mesazhi inkurajues”.

Pjesë e kësaj konference, që u organizua në bashkëpunim me Bankën Kombëtare të Austrisë dhe Bankën Investive Evropiane, ishin përfaqësues nga bankat qendrore të rajonit dhe më gjerë, institucione financiare ndërkombëtare dhe banka komerciale.

Aktuale

Komuna e Prizrenit organizon aksionin pranveror të mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme

Published

on

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave ju njofton se nga data 1 – 7 Maj organizohet aksioni pranveror i mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme.

Ky aksion është falas dhe është një mundësi që të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit të përbashkët, ndaj luteni t’i respektoni datat.

Gjatë kësaj kohe, luteni që t’i vendosni mbeturinat para shtëpisë suaj, për të siguruar shkarkimin e tyre të rregullt.

Banorët e ndërtesave të banimit kolektiv duhet t’i vendosin mbeturinat para pikës më të afërt të mbeturinave.

Këto aktivitete janë një mundësi për ta sensibilizuar komunitetin për rregullat e shkarkimit të mbeturinave dhe për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin

Published

on

Në korrik të 2023, në emisionin “Kallxo Përnime” ishte publikuar hulumtimi për rrugën Prishtinë – Podujevë, në të cilin tregohej se si Hysen Durmishi kishte nënshkruar kontratat për këtë tender, duke pasur ankesë aktive në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

10 muaj më vonë, Prokuroria e Speciale e Republikës së Kosovës e ka ftuar zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin për ta intervistuar në lidhje me këtë çështje.

Ligji i Prokurimit Publik e përcakton se në momentin kur ka ankesë aktive nga një operator ekonomik që ka marrë pjesë në tender, aktiviteti i prokurimit pezullohet dhe autoriteti kontraktues nuk ka të drejtë të procedojë me nënshkrim të kontratave.

Continue Reading

Aktuale

AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore

Published

on

Bordi drejtues i Rrjetit të organizatave jo-qeveritare AVONET dënon me vendosmëri kërcënimin dhe tentim sulmin ndaj Drejtorit Ekzekutiv të Organizatës sonë, z. Kenan Gashi.

Ky rast është raportuar menjëherë tek organet kompetente, megjithatë, ende nuk është ndërmarrë veprim nga Prokuroria Themelore e Ferizajt për të zgjidhur situatën.

Kërcënimi ndaj z. Gashit vjen nga një person i përfshirë në një proces gjyqësor në mes të AVONET dhe Komunës së Ferizajt dhe një kompanie. Është e rëndësishme të theksohet se ky kërcënim është pasojë e përpjekjeve të shoqërisë civile për të përfaqësuar dhe për të ndihmuar komunitetin, një mision që organizata jonë përpiqet të përmbushë me përkushtim çdo ditë.

Kërcënime të tilla ndaj aktivistëve të shoqërisë civile nuk mund të tolerohen dhe tregojnë mungesën e respektimit për të drejtat themelore dhe lirinë e shprehjes në shoqërinë tonë, të garantuara në nivel kushtetues.

Këto mosveprime të prokurorisë janë duke krijuar një precedent tejet të rrezikshëm për shoqërinë civile. Në vend që prokuroria të përcjell një mesazh të fuqishëm ndaj të gjithë atyre individëve që tentojnë të pengojnë dhe rrezikojnë punën e shoqërisë civile, publiku informohet se rasti po trajtohet në procedurë të rregullt. Në këtë mënyrë prokuroria ju mundëson këtyre personave “imunitet penal”.

𝐏𝐞̈𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞, 𝐁𝐨𝐫𝐝𝐢 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐢 𝐀𝐕𝐎𝐍𝐄𝐓, 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐤𝐞̈𝐬𝐚𝐣 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐭𝐞, 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐬𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐣𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤𝐞, 𝐤𝐚 𝐮𝐫𝐝𝐡𝐞̈𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐞𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐯𝐢𝐧 𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐭 𝐳.𝐁𝐞𝐬𝐧𝐢𝐤 𝐍𝐮𝐫𝐞𝐝𝐢𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐞̈ 𝐝𝐢𝐬𝐢𝐩𝐥𝐢𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐚𝐥𝐞.

Bordi drejtues i AVONET dhe organizatat e shoqërisë civile, të përkushtuar për të përfaqësuar interesat e komunitetit dhe për të luftuar për drejtësi, bëjnë thirrje për një hetim të plotë dhe të drejtë në lidhje me këtë rast dhe kërkon solidaritetin e organizatave jo-qeveritare të tjera të cilat ndajnë të njëjtat vlera që janë të përkushtuara për të mbrojtur të drejtat e njeriut./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending